Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Seveme Fetiqi sjell:Poezi nga Shqipe Hasani

Shko poshtë

Seveme Fetiqi sjell:Poezi nga Shqipe Hasani Empty Seveme Fetiqi sjell:Poezi nga Shqipe Hasani

Mesazh nga Agim Gashi Mon May 16, 2011 12:35 am

Seveme Fetiqi sjell:Poezi nga Shqipe Hasani 229578_2018600234497_1528638107_2237572_3861620_n

Seveme Fetiqi sjell:Poezi nga Shqipe Hasani 226519_1985704052113_1528638107_2195570_4120884_n
Seveme Fetiqi sjell:Poezi nga Shqipe Hasani

PELLUMBAT E JUGUT

Kjo ikje pertej kontinentit
Aziatik,Afrike,Afganistan,Iran
Eshte rruge hapafrues e faqes se internetit
Kjo shigjete e thepisur prek ashtin
pertej ujerave te shpirtit
Larg mallit pa adrese
Syte ngrijne ne shikimet
e djemve te Kosovës
Amshohem me klithje rrenqethese

A ka nje cope toke
Pa u rrenjezuar ky popull
Shkretetirave te qiellit te zjarrte
Shkembinjve pa nje pike uje

Peng zemren e kam ne Jug
Harton vulen e punes me dhimbje golgote
Heshtja amorfe fryt neteve pa gjume
Muzgut me shpresa te grisura
Uni shtrihet ne beteje djerse
Pasqyres shpaloset loti dhe malli
Anktheve te kohes
Le te bekohet jugu
Qiellit te hapur te shenjte
Te kthehen pellumbat e Kosoves

LOTI NE PENTAGRAM

Rane copa granatash
Kulles se gurit
Digjej shuplaka e djathte
Nuk munda t i pergjigjesha
As skulptures se qelqte qe me thirri
Zhgaravitej harkut mbi shtrat

Dic me vrau syte e etur
Ndoshta qielli i kuq
Qe lengoi ererave te ciklonta
Me nje pike loti

Tani po hesht
E kerkova veten gjithkah
Pranveres se vonuar
Pritjen e mijera hereve
E gjeta udheve te gozhduara
Shigjetat e dhembjes rrembyen
Si kurbanin e gjakosur

Tani po pres
Liria erdhi kah une
Ne unaze identifikimi
Me pagezuan fat
Ne gjakun e gjenit shqipetar

Ora dymbedhjete ishullit te paqes
Nje lule gjaku qeli mbi murane
Nje kenge si loti ne pentagram
Mbaroi aktin e fundit
Varkes se clirimit nje diell u be sfilate


MA SHPALOSNI SHAMINE

Ejani
Sonte me gjeni
Ne pellgun e lumturise
Melodite ezjarrta
Ma perkdhelin gjirin
per ti falur Frymezime
Ma shpalosni shamine
Nta bredh ne mua

Festoj mbi murane
Zemra si nje daulle e mbuluar
Kap nje cope qiell
Sonte jam triumfuese
Te leviz gajllerisht
Me shume dashuri
Qe s thuhet me fjale

Ejani
Me shikoni
Te varur ne cengele te bukurise
Heshtja ka fjetur,mjegulla verbohet
Si nje notuese e mire hidhem ne vale

Pertej kufijve te tempujve
Te miren cmoj
Ma shpalosni shamine e kuqe
Origjinale harkut qiellor


Shqipe Hasani lindi ne Prishtine ,ku kreu shkollen fillore dhe te mesmen(mjekesi e pergjithshme).Poashtu aty studjoi Fakultetin Filologjik,Dega Gjuhe dhe Letersi shqipe ,Universiteti i Kosoves.
Gjate periudhes se studimeve ajo fillon te punoj ne Qendren Klinike Universitare-Klinika per Radiologji dhe Onkologji,si teknike e rentgenit.Perballe punes se vet profesionale,aktiviteti i saj zgjerohet neper gazeta dhe revista duke filluar nga ato per femije e per te rritur.Poezite e kesaj poeteje jane perkthyer edhe ne gjuhe te huaja si anglishte,kroate ,turke etj.Krahas poezise shkruan edhe proze-novela.Eshte anetare e Lidhjes se shkrimtareve te Kosoves.
Krijimet e saj letrare jane shperblyer me cmime dhe mirenjohje te ndryshme si dhe sivjet eshte shperblyer me poezine me te mire te lexuar ne Oren e Madhe letrare ne Simpoziumni e IV nderkombetare"Pegasi" Albania te cilen poezi per shkaqe objektive smund ta sjelli kete here ne kete faqe.Krijimtaria e saj eshte kurorezuar me kater vellime poetik edhe ate:
"Shiu i vetmise"-Pena 1997
"Qielli i varreve"-Rilindja 2000
"Akuareli i dhembjes"-Flomed 2008 dhe
"Premtim i lene peng" -LSHK Prishtine dega Prizren 2009 nga i cili vellim i sjellim keto poezi te larteshenuara.Poeteshes dhe koleges e mikes sone i deshirojme suksese dhe mbaresi ne vazhdim.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi