Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Viktoria Xhako:TE PERCJELL UNE TEK SINORET

Shko poshtë

 Viktoria Xhako:TE PERCJELL UNE TEK SINORET Empty Viktoria Xhako:TE PERCJELL UNE TEK SINORET

Mesazh nga Agim Gashi Mon May 16, 2011 12:41 am

 Viktoria Xhako:TE PERCJELL UNE TEK SINORET 174483_100000525636701_7075507_n

Viktoria Xhako:TE PERCJELL UNE TEK SINORET

Dy kafe, dy gota birrë,
Strukur rrinë në vetmi.
Jashtë derdhen bubullimat,
Vetëtimat mbjellin zi.

Nata ësht` e nxirë pus.
Yjtë ikur kanë larg.
End pëlhurën merimanga,
Kllapën ngritur njërit çark.

Prandaj, thashë, rri këtu,
Mos i prishim qetësinë,
Kësaj nate kaq të zhurmshme.
Shpirtit t`i shporrim mërzinë.

Prangat që na kanë pranguar,
T`i godasim ne fuqishëm.
Le t`i bluajmë kockat tona,
Pluhur për agim të shndritshëm.

Pastaj shko drejt lamtumirës,
Të përcjell unë tek sinorët.
Merr me vete vetëtimat,
Unë zjarr`n mbaj kraharorit.

E diel 15 maj 2011 ora 20:30
VIKTORIA XHAKO
(ZHORZH SAND)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi