Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mentor Thaqi:LIS I MADH, UKSHIN HOTI

Shko poshtë

Mentor Thaqi:LIS I MADH, UKSHIN HOTI Empty Mentor Thaqi:LIS I MADH, UKSHIN HOTI

Mesazh nga Agim Gashi Mon May 16, 2011 12:54 am

Mentor Thaqi:LIS I MADH, UKSHIN HOTI 228583_215680891794657_100000582437455_749752_7561484_nMentor Thaqi:LIS I MADH, UKSHIN HOTI 187669_100000582437455_3196303_n
Mentor Thaqi:LIS I MADH, UKSHIN HOTI

Burrat e drejt,
janë pak më të sertë,
Mësuesi im,
e qebesa
Lisi i Madh, pat rrënjë të thella
deri në Ka të Zi Pellazgjik
në(n) Tokën e Dard(h)anisë!

Fjala oshëtimë
e thënia Fortunë
edhe ditëve me Diell,
se helbete
Moti në të luajtur ishte,
e gafil
nuk bën të na gjejë!

Në Politikën e mirëfilltë,
Diplomacia, ajkë në vete,
e të dya bashk
në dy gjunjë para Atdhetarisë
Mësuesi im,
po deshëm
njerëz të mbesim,
dinjitoz para emrit,
apo, dybidyz n´manafikllëk?!
Alternativa e mesme
vetëvrasje për së gjalli,
pa emër, pa zemër,
me shpirtë të tëhuajsuar!

Njeriu mbetet Njeri,
për aq sa vertikalja jeton,
nënshtrimit
dinjitet-humbje i thonë,
e pa të
s´dijmë as dijnë kush jemi,
ose e dijmë
që jem askushi
nëpërkëmbë,
pjesë e lojës pseudogladiatore!

Mësues,
TI nuk kërkove spjegim nga ne,
e ne nga vetvetja po,
duhet,
ku të lamë e kah vajte,
apo ku të quan?!
Ndërgjegja, godet qebesa,
se, Lis i Madh,
në Rrugë të ngushtë ishe,
e Trupi, Lavdinë ta mbanë
e as moti
emrin e nderit,
s´ta lanë as thanë!
Po, Mësuesi im,
ka një pyetje,
kërkon përgjigje dhe spjegim
se heshtja nuk mund të zgjasë
në pambarim,
e me plot arësye,
zgjidhjen, duhet vënë n´krye
se veç Gordiu lidhte nye!
Emri Yt thërret ndërgjegjen:
- A ka kush që m´japë përgjegjen?!

Mentor Thaqi VS., 06.05.2011***
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi