Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ramadan Xhinovci:DITA E PAVARËSISË

Shko poshtë

Ramadan Xhinovci:DITA E PAVARËSISË Empty Ramadan Xhinovci:DITA E PAVARËSISË

Mesazh nga Agim Gashi Tue May 17, 2011 12:33 pm

Ramadan Xhinovci:DITA E PAVARËSISË 225352_185815528135216_100001203092112_512680_3995467_nRamadan Xhinovci:DITA E PAVARËSISË 211593_100001203092112_5432587_n

Poezi: Per Konkursin per Diten e Pavarësisë te Kosoves, te shpallur nga Lidhja e Shkrimtareve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë ne Gjermani.

Ramadan Xhinovci:DITA E PAVARËSISË

Në një ditë Shkurti,
me te shtatëmbdhjet,
të ketij mijëvjeqari te tret,
te dymijë e tetë,
n’Kryeqytetin e Kosoves,
atje n’Parlament,
filloi tubimi qe gjat,
do te mbahet ne mend.

Gezim te madhë,
kishte pasë gjithë Kosova,
per shumë mote këtë ditë,
ajo e kishte pritë,
te rrezoi Dielli,
edhe n’këtë tokë Dardane,
ner kambë te huaja,
shumë ajo kishte hjek.

Kur Ballkanit i dioli tymi,
e i shkoi flaka lart,
Europes themeli filloi,
ti lekundet rand, rand,
ende ajo ishte n’mjegulli,
e ne gjum te gjat,
toka kishte filluar ti digjet,
ti kallet krejt flakë.

Mjaft duroi Kosova,
nënë sundim te Serbisë,
plot një shekull na nuk pam,
këtë Diell te lirisë,
malet e Kosoves u mbushen,
me plot çlirimtar,
ne t’dy gjunjët qiten katilin,
atij duke i qel varr.

Kur gjithë Europa shpinen,
ajo na e kishte kthy,
per luften e ketij populli,
ata s’donin fare me ndi,
një shprese e madhe drite,
si Fenixi ishte ngjall,
Amerika i qoi fjalë Europes,
keshtu ma nuk ban.

Me ndihmen e Zotit,
te Amerikes e te UQK-së,
Luften e fitoi Kosova,
Serbijen keq e kishin thy,
ju kthy dinjiteti kesaj toke,
qe shumë ka mungu,
per këtë ditë me shekuj,
ky Popull gjithë ka luftu.

“Bac u kry” kishin dalë njerzit,
t’gjith duke piskat,
amaneti ne vend t’u qua,
ashtu si Ti e ke dasht,
shpallem pavarësinë lum Baci,
gezohu edhe Ti,
nuk do te shkoi larg,
shpejt do ta bëjmi Shqipëri.

Atë ditë pasë tetë vjet,
Kosova shpalli pavarësi,
qe nga qlirimi i saj,
te ndertimit e te jetes ne liri,
gezim ma te madh ky popull,
s’ka pasë deri sot,
gezo pavarësinë vendlindja ime,
per jetë e mot.

Trevjetorin e mvehtësisë,
sot ketu po e festojm,
edhe sot ne gyrbet jemi,
po na veq per ty jetojm,
te na rrofsh ti moj Kosovë,
sa Alpet e Shiptarisë,
na i bashko ti te gjitha tokat,
ku dje u folë Shqip.

Mos harro Qamerinë,
dhe ai vend i Shqipes asht,
Luginen e Presheves,
këtë Kosovë Lindore atje,
Ulqinin dhe Tivarin ne Mal te Zi,
me Gusi e Plavë,
t’ulemi ne një Sofer,
t’paret Amanet na e kanë lan.

Atëher kur t’bashkohemi,
do t’festojm veq nje ditë,
diten e bashkimit t’gjithë trojeve,
ne nje vend Etnik,
këtë ditë te bashkimit,
gjithë Shqiptarija do ta festoi,
pa e arritë këtë ditë,
n’Boten tjeter nuk dua te shkoi.

Ta gezojm këtë pavarësi,
mos ta marrin per kambë,
per shtetin e ri duhet te luftojm,
jo vetem me armë,
te ja ngrisim nderin e Kosoves,
gjithëandej ku jem,
na ketu ne vende te huaja,
po edhe ju atje n’Kosovë.

Shumë Urime per Kosoven,
shtetin ma t’ri n’Europë,
sa bukur shtatin ka hedhur,
edhe ne këtë pervjetor,
rritu o vendi im,
per ty shumë heroi jeten kanë dhan,
mos ua shkelni gjakun atyre,
historija do’t na denon.

Jemi tubuar te gjithë Shqiptaret,
asgja nuk na ndan,
qe t’festojm këtë ditë te madhe,
per Kosoven tonë,
nuk na ndan sot asnji parti,
as kufijt ma nuk na ndajn,
t’gjitha zemrat kem bashku,
me urimin qe po ta qojm.

Ty oj Nane Kosovë nga ketu,
ta urojm këtë pervjetor,
na qendro e fortë mos u perkul,
as per te madhin zor,
mjaft na ke hjek dikur,
e ti fare leht nuk e ke as sot,
ende Hienat per rreth po t’lehin,
po ato e kanë kot.



21 Mars 2011 Heigenbrücken
Ramadan Xhinovci


Shifra: KOSOVARI 2011

P.s. Me kete poezi kam marr pjese ne Konkursin si me larte, po tani te redaktuar pake dhe me Strofen tete vargjeshe, (ne Konkursin e derguar Strofa kishte kater vargje).
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi