Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PS: Shpall rezultatin. Ristani: Vlerësim çdo vote

Shko poshtë

PS: Shpall rezultatin. Ristani: Vlerësim çdo vote Empty PS: Shpall rezultatin. Ristani: Vlerësim çdo vote

Mesazh nga Agim Gashi Tue May 17, 2011 1:07 pm


PS: Shpall rezultatin. Ristani: Vlerësim çdo vote

PS: Shpall rezultatin. Ristani: Vlerësim çdo vote Verifikohen3


Nis me debate të ashpra mbledhja e KQZ-së, per vleresimin e votave te gjetura ne fletet e gabuara te votimit.

Përfaqësuesi i PS-së në këtë komision, Genc Gjoncaj ka kërkuar nga kreu i KQZ shpalljen e rezultatit për Tiranën, ndërkohë që procesi ka përfudnuar me kohë dhe 485 grupet e numërimit e kanë mbyllur punën e tyre.

Kreu i KQZ-së, Arben Ristani ka deklaruar se duhet të vlerësohet cdo votë dhe duhet të merret një vendim se cfarë do të bëhet me votat e gjendura në kutitë e gabuara. Sipas Ristanit, ne mbeshtje te plote te ligjit, cod vote e hedhur nga shqiptaret duhet dhe do te numerohet me korrektesi te plote. “Miratojme nje akt që mbi bazën e kërkesave të ardhura nga KZAZ, për të unifikuar praktikën zgjedhore, merr në shqyrtim kërkesat e KZAZ dhe vazhdojmë me mbledhjen e radhës”- tha prere Ristani.



PS: Shpall rezultatin. Ristani: Vlerësim çdo vote Verifikohen4

Gjoncaj: Shpallni Tiranen, mos beni sjellje te rrezikshme



“Interesat e palëve humbëse janë që të rikthejnë procesin, por ai është përfunduar ditën që qytetarët votuan, ditën kur grupet e umërimit përfunduan procesin, nuk është faji i kërkujt që pasi del rezultati të kërkohen gjëra që nuk kanë të bëjnë me rezultatin. Shqetësimin e keni cështje të zgjidhur, e ka zgjidhur ligji”- tha Gjoncaj.

Sipas tij, ajo që duhet të bëjë KQZ ësbhtë të finalizojë punën sipas procedurës së miratuar dhe të bëhet shumatorja mbi tabelat. Pas kësaj, ka theksuar ai nëse palët do kenë problematikë me rezultatin, kodi përcakton mënyrën se si bëhet.

“Jeni autoritet që ka peshë të jashtëzakonshme në procesin zgjedhor, por edhe për vendin, nuk krijohen rregulla kur mbaron loja. KQZ duhet të jetë në lartësinë e detyrës dhe të bëjë atë që e urdhëron ligji, jo cfarë urdhërohet nga të kënaqurit apo të pakënaqurit. Kthehuni në binarët e ligjit”- iu drejtua Ristanit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi