Koment i gazetes "Shekulli"-"Te vota ndahemi, vëlla!"
Koment i gazetes "Shekulli"-"Te vota ndahemi, vëlla!"
Koment i gazetes "Shekulli""-"Te vota ndahemi, vëlla!"
Kjo gazetë ka shkruar e raportuar më shumë se çdo media në Shqipëri për çështjen kosovare. Kemi mbrojtur e do mbrojmë gjithmonë idenë se Kosova duhet të jetë plotësisht e pavarur dhe se duhet të përparojë sa më shpejt në rrugën drejt BE-së.
Por këto ditë ka ndodhur diçka.
Forumi i gazetës është mbushur me komente që vijnë nga lexues, që prezantohen si kosovarë, të mbushur me fyerje, sharje e kërcënime nga më të rëndat. Ndryshe nga "The Economist", që bëri një alarm të vërtetë kur një kosovar postoi një koment me kërcënime në blogun e saj, ne nuk na bëjnë përshtypje këto fyerje e kërcënime. Por diçka na bën përshtypje: fakti që sa shumë të përkushtuar duken disa kosovarë në mediat e tyre, por edhe në ato të Shqipërisë, për të komentuar për zgjedhjet e fundit në Shqipëri.
E mirëkuptojmë pasionin e tyre për atë që ndodh në vendin tonë, jemi dakord që të kenë idetë e pozicionimet e tyre për çka ndodh këtu. Ne shpresojmë e besojmë se ky numër personash agresivë të jetë fare i vogël, por meqë ajo që shpresojmë të jetë shumicë, po hesht, po themi disa gjëra.
Duhet t'i themi pasi këta persona kanë qenë pjesë e votës. Në ditën e votimit Tirana pati vizitorë zgjedhorë nga Kosova, të cilët vendosën një kryq në një garë që u nda me shumë pak vota. E nisur nga fakti se ditën e shtunë, kur festimet në PD shpërthyen si më urdhër, nuk mund të mos të të binte në sy fakti që kishte shumë makina kosovarësh që bërtisnin për Bashën e Berishën. Askujt nuk ia rrok mendja që të ketë ndonjë shqiptar që shkon e feston në Kosovë. Madje, madje të pakët janë ata që dinë se kush e drejton kryeqytetin e tyre, në mos edhe qeverinë e tyre.
Kosovarët vijnë nga një periudhë e gjatë pushtimi dhe gjithmonë kanë pasur mbështetjen, dashamirësinë e preokupimin shqiptar. Por, nëse ata kanë qenë të pushtuar nga një i huaj, edhe ne kemi qenë të pushtuar nga një vendas deri në fillim të viteve '90. Mijëra njerëz u vranë në atë regjim e varfëria e frika kishte kapluar shpirtin tonë, aq sa në fillimet e demokracisë edhe Kosova na dukej Perëndim për nga zhvillimi.
Ndaj i kuptojmë ata kosovarë që tmerrohen, protestojnë e janë gati të sakrifikohen sapo shohin hijen e pushtuesit të huaj.
Edhe ne jemi po kaq të tmerruar, të gatshëm për protestë e sakrifikim kur shohim hijen e pushtuesit tonë vendas. Nëse kosovarët mendojnë se ajo hije u vjen me negociata, ne kjo hije na vjen përmes votës. Ndaj, jemi të lumtur që ju kemi në mesin tonë, që festojmë e pushojmë bashkë, dëfrehemi e shëtisim bashkë. Por tek vota ndahemi, e madje ndahemi fort, sepse duam të shkojmë si dy shtete drejt BE.
Mos mendoni se ata që hiqen si nacionalistë, që fshihen pas flamurit kombëtar e që u premtojnë bashkim kombëtar nëpër media e kanë seriozisht. Ata thjesht duan paratë tona e këtë e arrijnë duke na mbajtur peng votën. Ndaj, shihni sa shumë përpiqemi ne në këtë betejë e luftojeni atë në vendin tuaj. Ndryshe do të keni edhe ju ndonjë pushtues vendas. E ndonjëherë janë më të këqij se të huajt.
Dergoi:Matilda Haxhi
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi