Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mentor Thaqi:FJALË E PAHESHTUR (Poezi e dërguar në Oren Letrare të Koblenz-it)

Shko poshtë

Mentor Thaqi:FJALË E PAHESHTUR (Poezi e dërguar në Oren Letrare të Koblenz-it) Empty Mentor Thaqi:FJALË E PAHESHTUR (Poezi e dërguar në Oren Letrare të Koblenz-it)

Mesazh nga Agim Gashi Wed May 18, 2011 12:38 am

Mentor Thaqi:FJALË E PAHESHTUR (Poezi e dërguar në Oren Letrare të Koblenz-it) 223269_216197141743032_100000582437455_753743_7784302_nMentor Thaqi:FJALË E PAHESHTUR (Poezi e dërguar në Oren Letrare të Koblenz-it) 187669_100000582437455_3196303_n


Mentor Thaqi:FJALË E PAHESHTUR
(Poezi e dërguar në Oren Letrare të Koblenz-it)

Sot,
dhe heshtja flet
në veten e parë,
Atdhe, e gëzofsh Lirinë,
që e kishe e s´e pate,
(në veten e dytë)
që nga urimi e betimi!

Kullave murengrëhura,
mure-muranash,
kënga mbi kaptyj,
ninulë, hymn trashëgimie
netëve pagjumë,
agonive mak(th)iaveliste
mbi qytetërimin tim të gurtë!

Shpatë e Demokleut
mbi kokat tona, fatin preu
me punë Sizifi
në përpjekje-hapje
të Kutisë Pandoriane,
boshllëqeve ditore!

Fjalkëqinjtë, thënë paskëshin
në ankth frike me fjalë,
që vesh s´mirreshin:
Historia, veten vrau!
Po kurë dhe ku, se?!

Vrasësit e Nepërkave, netëve kobzeza
(në pikë gjumi)
pa punë paskëshin mbetur,
tha heshtjeurti.
Po majat e heshtave në helm,
kush do i ngjyej?!

Unë bëra,
ti s´bëre,
e ai...?!
Gramatikë e shkapërderdhur,
e denoncimit,
para pakuptimshmërisë!

Zhagas këmbadoras
për përpjekje vertikale,
kalistrok, fatin mbi supe
aq të hidhërëmbël.
Po, cili rastin humbi,
për një ramje të dytë
mbi shpatullat tona?!

E tevona, kur donim atë të fundit,
në mospritje të të papriturës,
morëm atë të shumëkërkuaren,
vet dhe vetvetiu,
këngë e vajë konaku,
le të jenë tonat!

Po po, Kullat-Murana,
nëntëdhjetëenëntë herë
në fundshekullin e thyer,
të nëntëdhjetëenëntin djegur
e pjekur,
oxhaqet kokëlartë,
në këmbë për mikpritje
edhe në gërmadha,
brënda katër mureve
të Identitetruajtjes!

Nga gjëmimet tokë-qiellë,
gjithandej, era shkrumbin hundëve,
deshifruesit e rutinëkëngës,
gjelave punëpërkryer
u thanë tevona:
Këndofshi gëzueshëm!
Po, çfarë thonë kasnecët?! Pyeti njëri,
nga të mbeturit në pritje!
- Lajmërojnë rikthimin biblik
të shpirtrave të (pa)thyer,
me vulën e Zotit, për Njeriun njeri!

Eh, ishte këngë e parë,
e vazhdimsisë,
o Dardanët e mi!
Mirëseerdhët nga ecejakjet
joecëikëse,
në Vatren e Lirë!
Urime o Atdhe, po ia thot Liria,
në gjuhën e vjetër
të Pavarësisë së pavarur!
Mëvehtësia gjithandej,
fillit të fillimit,
lozë Vallen e Jetës!


Shifra: Fërfëllazë Shekujsh, nga Ora Letrare e Koblenzit
Mentor Thaqi 31.01.2011
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi