Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

CIKËL POEZISHË NGA ARIF MOLLIQI

Shko poshtë

CIKËL POEZISHË NGA  ARIF MOLLIQI Empty CIKËL POEZISHË NGA ARIF MOLLIQI

Mesazh nga Agim Gashi Wed May 18, 2011 12:43 am

CIKËL POEZISHË NGA  ARIF MOLLIQI 228710_216212568408156_100000582437455_753828_3548261_n

CIKËL POEZISHË NGA ARIF MOLLIQI

SHËNIME TË DOMOSDOSHME

1
Po eci
Gjer sa t´më kalbet guna n´shtat

N´udhëkryq po i lë varret
Barin e egër

Nëpër të pasosmen udhë
Shteg i mykur

Në fund të rrugës
vjen trok i kohës e më zgjon
( I heq huqet dhe gunën e vjetër)

2
Të Verrat e Llukës
Dimërat nuk sosën

Nën këmbët e Urës së Haxhive
Kronikat e kohës janë lagur

Pak me andej Bliri pa gjumë
Pikturon Gjeravicën
Nëpër pritat e fshehta

3
Duke i tërhequr ecjet
Nata më zuri
Në hyrje të fshatit

Të Ura e Haxhive
I gjeta varret

Nga blozë e shtëpive të djegura
Sytë i pastrova në lum

Të Verrat e llukës
Anton Çetta
Shkruante kronikat e kohës

Era që filloi të fryejë
Ma ngacmoi kollen


4

Në dritaren time
(Pamje e përsëritur shumë herë)
Dy molla një qershi
Krejtë të skuqura
Dhe fletorja me shënime

Te pusi i oborrit kova me ujë
Po me priste ta shuaj etjen

Për besë
Kjo s´është natyrë e vdekur
Veç kujtim nga zjarri i shtëpisë

Mbi tavolinën e thyer
Ngjyra e kuqe
E libri i të lindurëve…

5
Kur ta shajnë të sharit
Shtëpinë time
Mos keni frikë

As kur kopilat
E marrin në shenjestër
Kullën prej guri

Atë kullën e urtë e gjaknxehtë
Të qetë e shumëngjyrash...

6
Mbi degën e pemës
N´fund kopshti
Gati sa nuk u tha pema

Kishin ardhur korbat

I gjuaj e i qëlloi me vjet
Ata dalin n´degë tjera

Krrokasin

Kur e ndeza zjarrin ikën
me krrokatje e zhurmë


SHTËNIE NË AJËR

E vura në nishan gurin
Gjethet e lulet i qëlloi padashtas

(Për një fije floku
e qëllova qiellin)

Sa e rëndë era e lulës
Kur e shkel këmba e pritarit

Ndjekësit e mij ia harruan emrin
Atij që u mundua të ma shkel farën


BIOGRAFIA:

Arif Molliqi u lind më 1953 në Llukë të Epërm të Deçanit, nga nëna Shkurta dhe babai Aliu. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në Deçan (gjimnazi „ Vëllezërit Frashëri“). Studjoi në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin Juridik-grupi i gazetarisë.
Me shkrime ka filluar nga viti i fundit të gjimnazit ( kohë kur filloi të botoi), edhe pse ka shkruar më herët. Në fillim nuk e ngacmonte aq shumë poezia, andaj filloi me humor dhe satirë, por në grupin letrar të gjimnazit nuk preferohej shumë satira, andaj për ti ikur „keqkuptimeve“ dhe për të shëtitur nëpër Kosovë me grupin letrar, filloj të shkruaj edhe poezi.
Satirën e vazhdoi krejt padiktueshëm tek gazeta humoristike „ Thumbi“ që n´atë kohë e redaktonte Tajar Hatipi. Në fillim shumë pak shkroi me emrin e vet, që më vonë, të botoj me pseudonime të ndryshme si: Boksh Baruti, Topuz Bërryli, Prenk Sherri etjera. Gjatë vitit 1977/78 bashkëpunoi në gazetën e studenteve „Bota e re“ në faqen e kulturës, e sidomos në satirë dhe humor.
Në Radio televizionin e Prishtinës gjiroi, inçizoi disa skeçe televizive të cilat venin në shenjestër kohën. Edhe në „Rilindje“ botoi shumë shkrime satirike gjersa një ditë, të shqetësuar miqët e tij e rekomandojnë; herë për herë ta le satirën sepse ishte gjini letrare e „vështirë“ për kohën. (Edhe sot në Kosovë çuditërisht shumë pak shkruhen dhe botohet satira e mirëfillta).
Pas kësaj „këshillë“, Molliqi e vazhdoi me intenzivisht me poezi, pasi aty me mjetet e metaforës dhe figurave ishte më lehtë të kuptohei thelbi i idesë. Në një konkurs të „Rilindjes“, përmbledhja e tij u mor për botim, por pas kërkesës se redaktorit që të bëhen disa ndryshime ( në titull dhe të hiqen disa poezi), autori Arif Molliqi nuk pranon dhe, kjo përmbledhje me poezi nuk u botua.
Në vitin 1994, autori i kishte gjetur rastësisht disa nga ato poezi të botuara në revistat dhe shtypin e kohës ( dorëshkrimin ia kishin konfiskuar me 1992 kur e bastisen UDB-ja), i mlodhi dhe i botoi me 1994.
Përndryshe poezia e Molliqit karakterizohet me "lëvizmëri" të pandërprerë të autorit. Ai shkruen por jo ulur "mbi divan"e as pranë tryzës së punës; ai shkruan dhe ecën, ecën dhe komponon. Ai nuk ndalet as kur është i shtrirë në spital... Ecën virtualisht se këtu nuk ka mundësi tjetër, ai ecë me shpirtin e tij aktif... dhe ka dëshirë të flasë me ata që ecin. Arifi qarkon në natyrë, flet dhe na shoqëron me prezencën e vargut. Apotheoza e tipit:"Këto ditë jam duke lexuar veprat e.... nuk qëndron. Sot themi: Poeti Molliqi më bënë shoqëri... A është kjo një zanafillë e afërsisë me përmasa të reja kulturore në pikëpamje të nivelizimit linear dhe ecurisë paralel mes autorit dhe lexuesit...?
* * *
Veprimtaria:
1.“Simfoni për darkën e qenve”, poezi, Prishtinë, 1994
2. “Në udhëkryq pa zhurmë”, (poezi), Toena, Tiranë, 1996
3. “Loja e Sarkofagut”, (dramë), Eurorilindja, Tiranë, 1998,
4. “Psherëtima e zareve”, (poezi), Panteoni, Tiranë, 1999
5. ”Përplasje” (skica dhe mbresa), Fakti, Shkup, 2000 (Shih: Tahir Efendi Lluka)
6. "Premiera e një pranvere”, (poezi), Rilindja, Prishtinë, 200
7. “Kafka e ujkut”, (roman), Toena, Tiranë, 2001
8. ”Dëshmorët jetojnë pas vdekjes”, (monografi), Prizren,2002
9. “Shënime nga arkiva e qytetit D.”, (roman),F. Konica, Prishtinë, '03
10. “Pelegrinazh i ftohtë në qytetin D.”(poezi) F. Konica, Prishtinë, '04
11. “ Loja e dytë e Sarkofagut”, (dramë) Rozafa, Prishtinë (Kjo dramë është marrë nga konkursi letrar i shpallur nga Ministria për Kulturë e Kosovës, për vitin 2003/2004, në mesin e shumë dorëshkrimeve në konkurs, kjo dramë u vlersua nga juria dhe u muar për botim).
12. “Portret i pambaruar”, (poezi) Faik Konica, Prishtinë, 2006
13. “Klubi Shqiptar Verrat e Llukës“, Hamburg“, (monografi), 2007.
14. "Gruaja e vizatuar nudo" (roman) Faik Konica, 2008 (shih intervistën nga H. Rrustemaj) si dhe Ali D. Jasiqi: GJURMUESI I VRASJEVE ENIGMATIKE
15. „NJË HIJE BËNTE RRUGË“, poezi, botoi Shtëpia Botuese „FAIK KONICA“, Prishtinë 2009 (Shih: Shefqet Dibrani: Poezia e Arif Molliqit).
Arif Molliqi, është prezentuar edhe në këto libra dhe antologji:
1. Halil Haxhosaj: “Premtime letrare, shkrime kritike, Prishtinë,2006
2. Shefqet Dibrani: “Libri dhe mbresa”, kritikë letrare, Zvicer 2005,
3. Chelaru Marius, Baki Ymeri dhe Luan Topçiu “Antologji e poezisë shqipe”, në gjuhën rumune, një antologji më disa poetë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, Valman, Rumani, 2006
4. Disa poezi të përkthyera në frengjisht nga Laureta Miftari, 2006
Nga Jochan Blanke i janë përkthye në gjuhen gjermane disa cikle me poezi dhe është prezentuar nga një forum gjerman në një mbrëmje poetike në Hamburg më 2007.
A.Molliqi, jeton dhe punon në Hamburg të Gjermanisë.


Pregaditi:Mentor Thaqi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi