Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mustafa akuzon PDK-në për shantazh

Shko poshtë

Mustafa akuzon PDK-në për shantazh Empty Mustafa akuzon PDK-në për shantazh

Mesazh nga Agim Gashi Wed May 18, 2011 9:46 pm


Mustafa akuzon PDK-në për shantazh



Mustafa akuzon PDK-në për shantazh Isa-mustafa-29-65


Muajve të fundit, PDK-ja, përmes strukturave të SHIK-ut brenda Policisë së Kosovës, ka shantazhuar punën e Komunës së Prishtinës, duke u sjellë në formë të një regjimi policor, thotë lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherësh kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Mustafa fillimisht foli në lidhje me dialogun Kosovë Serbi si dhe idetë e disa zyrtarëve serbë për opsionet e ndarjes.

Mustafa tha se LDK-i ka dhënë edhe qëndrimet për dialogun, duke theksuar se duhen përgatitje të mira për faktin se "ishte hyrje shumë e shpejtë në dialog", siç ka ndodhur nga ana e Qeverisë së Kosovës.

"Ajo që kemi insistuar dhe insistojmë, është të qartësohen çështjet, për të cilat do të zhvillohen biseda me Serbinë, dhe çështjet, për të cilat nuk mund të bisedohet fare, si: integriteti territorial dhe tërësia territoriale e vendit, kufijtë e vendit, organizimi kushtetues", tha kreu i LDK-së.

duke nënvizuar se "nuk ka asnjë bisedë lidhur me ndarjen e Kosovës".

Realiteti është, shtoi ai, që Kosova ka shpallur pavarësinë në kufijtë e saj legjitimë dhe "asnjë bisedë për kufijtë e Kosovës nuk mund të zhvillohet".

Sa i përket i shtrirjes së pushtetit në veri, Mustafa mendon se zgjidhjet më të mira do të gjendeshin në dialog me serbët vendorë, "përmes një dialogu të brendshëm, përmes zbatimit të barabartë dhe të drejtë të ligjit në tërë territorin e vendit".

Por ai vuri në dukje se diskutimi eventual për një pozitë specifike të serbëve në veriun e Kosovës do të ishte "totalisht e papranueshme".

Në konstatimin se ditëve të fundit ai ka kritikuar segmente në Policinë e Kosovës për ndërhyrje në punën e komunës së Prishtinës, Mustafa tha se vërejtjet e tij kishin të bënin "për një prezencë jonormale të Policisë së Kosovës", të njësisë që ka të bëjë me krimet ekonomike. Madje, ai saktësoi se brenda këtyre gjashtë muajve hyrja e dalja e tyre ka ndodhur deri në 12 herë gjatë ditës.

"Na ka habitur ky fakt, sepse më shumë përngjan në një shtet policor sesa në një shtet normal, demokratik. Assesi nuk do të thotë se policia nuk mund dhe nuk duhet ta bëjë punën e vet, sepse ajo ka të drejtë ta bëjë, mirëpo ta bëjë ashtu si edhe në institucionet e tjera dhe jo të përqendrohet vetëm në Prishtinë", tha Mustafa.

Sipas tij, këto ishin "efekte të një shantazhi politik që bëhet ndaj Prishtinës, sepse Partia Demokratike nuk ka mundur ta fitojë Prishtinën me vota".

Mustafa tha se ka respekt ndaj Policisë së Kosovës dhe dëshiron që ajo të zhvillohet si një institucion i pavarur dhe të mos ketë elementë që "disa segmente të policisë i shndërrojnë në segmente politike ose partiake". Më tej ai shtoi:

"Këtu kam dhënë edhe vërejtjet lidhur me prezencën e elementëve të SHIK ut në disa segmente, jo se ne tani duhet t'i gjykojmë apo duhet të marrim masa ndaj njerëzve që kanë punuar në SHIK përpara, por nga fakti se nuk dëshirojmë që një agjenci partiake, e cila ka funksionuar krejtësisht për interesa të një partie, tani, përmes policisë, të punojë po ashtu për interesa të asaj partie, sepse policia duhet të punojë për interesa të qytetarëve. Nuk kërkojmë asgjë më shumë se kjo".

Ndërkaq, duke folur rreth zhvillimeve brenda LDK-së, Mustafa tha se Kryesia e partisë ka marrë vendim për t'i zhvilluar zgjedhjet në katër degë të LDK-së, në Shtime, në Obiliq, në Pejë dhe në Gjakovë, si dhe të zhvillohen aktivitete pothuajse në të gjitha degët e saj që i përket vlerësimit të organizimit të tyre, vlerësimit të strukturimit të LDK-së, të reformave që do të zhvillohen, rolit të LDK-së si pozitë dhe si opozitë etj.

"Të mos fsheh edhe përgatitjet tona për zgjedhjet e ardhshme, sepse që tani duhet të mendojmë se cilët njerëz do të përfaqësojnë LDK-në në pushtetin lokal, cilët në pushtetin qendror dhe cilët janë ata që do t'i përfaqësojnë më së miri interesat, jo vetëm të anëtarësisë së LDK-së, por edhe të qytetarëve", theksoi kreu i LDK-së.

Sa i përket disa vërejtjeve të degës së Gjakovës, ku disa njerëz me hezitim hyjnë në zgjedhje, ai tha se "nga vota nuk mund të frikohet askush".

Megjithatë ai tha se puna po ecën edhe në Gjakovë, pa ndonjë siklet, pa ndonjë presion. "Do ta vazhdojmë këtë proces, sepse nuk e konsiderojmë si të sikletshëm. E konsiderojmë si një proces rutinë që duhet të ndodhë brenda LDK-së. Dhe, reformën nuk mund ta zhvillojmë ndryshe përpos me vota". Ky proces, tha ai, në LDK do të përmbyllet gjatë këtij viti.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi