Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kosova me Ministri për Diasporën

Shko poshtë

Kosova me Ministri për Diasporën Empty Kosova me Ministri për Diasporën

Mesazh nga Agim Gashi Thu May 19, 2011 1:12 am


Kosova me Ministri për Diasporën



Kosova me Ministri për Diasporën Kk18.5.2011-ZKM-04Kryeministri Thaçi: Ministria e Diasporës do të jetë adresë e vërtetë për të gjitha nevojat dhe shqetësimet e bashkatdhetarëve tanë dhe forcimi i lidhjes së tyre me vendlindjen


Në vazhdim Qeveria ka aprovuar Platformën Vjetore të Politikës së Inteligjencës dhe Sigurisë e cila ka qëllim përcaktimin e detyrave strategjike në fushën e sigurisë dhe për të mbrojtur vlerat themelore dhe interesat e Republikës së Kosovës, mbrojtja e sovranitetit, integritetit territorial dhe rendit kushtetues.

Kosova me Ministri për Diasporën Qeveria%2018-5-

Qeveria ka miratuar Projektligjin për Persona të Zhdukur i cili rregullon të drejtën e familjarëve për të ditur fatin e personave të zhdukur, si pasojë e luftës në Kosovë në vitet 1998-1999. Po ashtu me këtë projektligj përcaktohen kompetencat dhe përgjegjësitë e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi ka thënë se ende ekziston një numër i madh i personave të zhdukur, si dhe duke u nisur nga fakti që ende nuk kemi infrastrukturë adekuate ligjore që rregullon këtë çështje, është paraqitur nevoja për nxjerrjen e këtij ligji me qëllim të mënjanimit të zbrazëtirave ligjore. Po sot është miratuar edhe Projektligjit për Ndihmën Shtetërore, me të cilin përcaktohen parimet dhe procedurat, në përputhje me të cilat lejohet dhe kontrollohet ndihma shtetërore, me qëllim që të mbështetet zhvillimi ekonomik dhe social, të zbatohen parimet e funksionimit të ekonomisë së tregut, të mbrohet konkurrenca, si dhe të përmbushen detyrimet e dala nga marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Kosovës.

Qeveria sot ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 541.000 euro për mbulimin e shpenzimeve të delegacionit të Kosovës për bisedime teknike në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë

Qeveria sot ka aprovuar Planin Hapësinor të Kosovës për vitin 2010-2020 dhe Propozimin për shpalljen e Zonës Ekonomike në Komunën e Lipjanit, në pajtim me paragrafin 4 të nenit 73 të Ligjit për Miniera dhe Minerale .
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi