Rrëfim ekskluziv i Gëzim Kastratit, baba i Dianës, e vrarë nga bashkëshorti i saj
Rrëfim ekskluziv i Gëzim Kastratit, baba i Dianës, e vrarë nga bashkëshorti i saj
Rrëfim ekskluziv i Gëzim Kastratit, baba i Dianës, e vrarë nga bashkëshorti i saj
Arta Beqiri - Bota sot
Diana Kastrati kishte 10 vite që ishte martuar me Adnan Jashari, por jeta e tyre bashkëshortore jo gjithmonë shkonte mirë. Këtë e argumenton edhe i ati i Dianës, Gëzim Kastrati, duke shprehur dhimbjen që ka për të bijën e tij. Ai rrëfen edhe për mosmarrëveshjet që shpesh herë kishin pasur Adnani dhe Diana, por që në fillim të martesës ishin tejkaluar.
“Ai nuk ka pasur asnjë lloj dokumenti, vetëm një dokument të cilin e ka të Serbisë, sepse vetëm atje e ka gjetur mbështetjen. Herën e fundit kur e kam parë një certifikatë të tij ka qenë me një emër serb të nënës së tij dhe e kam pyetur çfarë është kjo, më tha: “Veç e kena shkru ashtu për me marr ma lehtë pasaportën”.
Në kohën kur pritej se lidhja e tyre martesoret do të përmirësohej, me gjithë kërkesën e familjes së Adnanit që të mos kurorëzohej me Dianën, kjo edhe ndodhi. “Adnani kishte filluar të zhytet dhe ta humbasë efikasitetin si burrë shtëpie”, kështu thotë babai i Dianës së vrarë, derisa nuk mohon kërcënimet që dhëndri i kishte bërë të bijës së tij. “Adnani shpesh i ka thënë Dianës t’i marr rrobat dhe të shkojë në shtëpi, por kërcënime serioze nuk ka pasur në deri në momentin e fundit”, u shpreh ai. Për shkak të presonit dhe kërcënimeve Diana ishte detyruar që pas 10 vjet martese, të marrë vajzën dhe të kthehet në familjen e saj. “Para 6 muajve është kthyer në shtëpi bashkë me vajzën 8-vjeçare Anaida. Diana kishte 10 vjet martesë, por nuk ishte kurorëzuar meqë këtë nuk donte Adnani. Ne gjithmonë kemi dashur që ata të kenë kurorë dhe të bëjnë një dasëm, por asnjë herë Adnani nuk i bëri këto gjera”, thotë Gëzimi. Ai fajëson edhe familjen e Adnanit, për të cilën thotë se asnjëherë nuk e kanë këshilluar birin e tyre dhe për të gjitha këto e fajëson pikërisht të atin e Adnanit. Vrasja e Dianës ndodhi në momentin kur ajo po shkonte në fakultet.
(Më gjerësisht mund të lexoni në numrin e nesërm të gazetës)
********
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=205797526125808&set=a.151330564905838.31263.100000866868565&type=1#!/diana.kastrati
Dje në Prishtinë është vrarë Diana Kastrati, 27 vjeç, nënë e një fëmije. Dyshohet se Diana është vrarë nga ish bashkëshorti i saj A. Jashari, 29 vjeç, shtetas kosovar, por ekziston dyshimi i bazar se i njejti posedon edhe shtetësinë e dytë, i cili tani për tani gjendet në arrati.
Në ndërkohë që policia ka identifikuar të dyshuarin, ka kryer edhe një operacion bastisjeje në shtëpinë e të dyshuarit por i njejti nuk është gjetur aty. Mbështetur në rezultatet e para të punës policore hetuesit rajonal kanë ngritur verzionin e hetimit se ngjarja është paraprirë nga disa mosmarrëveshje në vazhdimësi në mes të të dyshuarit dhe viktimës dhe përundimisht rezultuar me vrasjen.
Përderisa policia po vazhdon kërkimin e të dyshuarit në të njejtën kohë është duke punuar edhe për sqarimin e relacionit raporteve në mes të viktimës dhe të dyshuarit.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi