Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Daniel Gazulli:ABSURDITETE … NORMALE

Shko poshtë

Daniel Gazulli:ABSURDITETE … NORMALE Empty Daniel Gazulli:ABSURDITETE … NORMALE

Mesazh nga Agim Gashi Thu May 19, 2011 7:31 pm

Daniel Gazulli:ABSURDITETE … NORMALE 161739_1636665566_472885_n

Daniel Gazulli:ABSURDITETE … NORMALE
(Me pak humor e me spec)


Bashkëjetojmë përditë me to dhe i konsiderojmë krejt normalë, sa as reagojmë. E pra absurditeti i tyne asht evident.

1) Fajsojmë qeverinë për gjithçka. Ndonjeni shtyhet deri atje sa e fajson edhe për termetin në Zelanden e Re.
2) Për çdo sjellje të keqe të fëmijëve tanë, faji asht i shoqnisë së keqe që asht i shtërnguem me pasë. Kjo ndodh sidomos kur prindët nuk e dinë kush janë ata vetë.
3) Të bajsh diçka për bamirësi e të mendojsh se kështu ke kontribue për të pakësue pabarazinë sociale. Dikush ma nalt duhet të mendojë edhe për bamirësin.
4) Të bajsh gjithçka për t’u dukë ma i aftë se të tjerët. Po të ishe vërtetë nuk do të kishe nevojë për të provue.
5) Të ndjekish modën edhe kur e urren ate që veshë e të bezdisë pa masë. Mirë që ndryshon çdo tre muej e ndoshta do të të bezdisë ma pak.
6) Bahet gjithçka që të harrojmë identitetin tonë e andrrat tona. Atëherë, kujt do t’i duhemi gja?
7) Konventa Gjeneves ka vandosë rregulla për luftën, në vend që të vendoste rregulla për paqën. Të ishte mbajtë në Lindjen e Afërt të paktën, jo në Gjenevë.
8.Përqeshim ata që kërkojnë lumtuninë pa rendë mbas pares. Nuk kujtohemi se ata që rendin mbas pares lumtuninë e kanë humbë me kohë.
9) Nuk dëshirojmë të flasim me të panjohun. Ndoshta pse me ta nuk kemi si flasim keq për fqinjin tonë.
10) Prindët që mendojnë se kanë gjithmonë të drejtë janë po ata që në rini ishin të bindun se prindët e tyne nuk kishin kurrë të drejtë.
11) Kritikojmë cilindo që përpiqet të jetë ndrysh nga të tjerët. Ndoshta sepse vetë as jemi në gjendje ta andrrojmë diçka të tillë.
12) Ka nga ata që besojnë gazetat e tv-të. Janë po ata që i besojnë horoskopit.
13) Me shpenzue qimet e kresë për një fustan që po ta kishte blejë shoqja do të vinte me qeshë.
14) Me shpenzue me të dyja duert për bukurinë e jashtme. Bukurinë e mbrendëshme kush na e sheh?
15) Me fajsue gjithmonë tjetrin në trafik e me përdorë edhe fjalor fyes. Në fund të fundit në trafik jemi.
16) Me u martue me të parin që mundet me të sigurue kamje ose pozitë. Dashunia pret. E të tjerëve.
17) Me lanë projekte e andrra për kur të dalish në pension. Shpesh projektet e andrrat dalin në pension para teje.
18) Të kesh bindje se një njeri i urtë, i sjellshëm, asht lehtësisht i manipolueshem. Sikur urtësia të ishte prej kallaji.
19) Të mendojsh se agresiviteti në marëdhanje me të tjerët asht shej force. Natyrisht, pse jo shpesh ndeshen hundlesha.
20) Të konsiderojsh besimin tand si të vetmin që zotnon të vërtetën e se gjithë pjesa tjetër e njerëzimit do të digjet në ferr. Do të kishin mbarue drutë me kohë në jetën e përtejme po të ishte ashtu.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi