Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rama: Sali, ndalo maskaradën e KQZ-së sa nuk je vonë

Shko poshtë

Rama: Sali, ndalo maskaradën e KQZ-së sa nuk je vonë Empty Rama: Sali, ndalo maskaradën e KQZ-së sa nuk je vonë

Mesazh nga Agim Gashi Thu May 19, 2011 11:21 pm


Rama: Sali, ndalo maskaradën e KQZ-së sa nuk je vonë



Rama: Sali, ndalo maskaradën e KQZ-së sa nuk je vonë 20MAJ-RAMA-FOTO-Rama: Sali tërhiqu! Jemi aq shumë saqë nuk ta rrok dot mendja


(I plotësuar) Kryesocialisti Rama lëshoi një tjetër apel ndaj kryeministrit të vendit Sali Berisha për t’i dhënë fund numërimit të kutive të kontestuara në KQZ, apo maskaradës së KQZ-së sic e quajti Rama. Sipas tij, PS nuk do të njohë rezultatin për Tiranën pasi KQZ-ja po e manipulon atë.

“Saliu foli përcart duke përforcuar maskaradën e KQZ-së. Në emër të interesave të larta të vendit i thërras Saliut, ndaloje këtë maskaradë që e ke orkestruar ti përpara se të jetë shumë vonë. Opozita jo vetëm nuk do ta lejojë rezultatin për Tiraën por nuk do të njohë më as qeverisë tënde. Ndaloje këtë turp që fyen cdo familje shqiptare.”, tha Rama.

Sipas liderit të opozitës, veprimet e KQZ-së dhe të Saliut, sic tha ai për të manipuluar votat në tavolinë po thellojnë krizën në vend dhe po minojnë integrimin europian.

“Nuk ka pikë dyshimi se Saliu po thelon krizën dhe e bën atë përgjegjësin kryesor për koston që po i shkakton integrimit të vendit. Saliu nuk e tremb dot popullin shqiptar, pasi ishte ai që i rrëmbeu rezultatin si hajdut pulash në tavolinë”, nënvizoi Rama.

Kryetari i PS citoi në deklaratë ne tij se “populli do protestojë cdo ditë e më shumë për të zmbrasur terrorin e dhunës. E siguroj Saliun se nuk kanë vdekur njerëzit e lirë. Saliu ka për ti pasur përballë”, përfundoi Rama.

Rama: Të ndërhyjnë ndërkombëtarët e presidenti i vendit

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama kërkoi ndihmën e komunitetit ndërkombëtar, në mbrojtje të lirisë dhe stabilitetit të një vendi, si dhe kërkoi ndërhyrjen e presidentit të Republikës Bamir Topi, që të veprojë në mbrojtje të unitetit kombëtar.

Në fillim të fjalës së tij, kryesocialisti Edi Rama shprehu keqardhjen për anulimin e vizitës së presidentit të Komisionit Evropian, Barroso, të cilin e përktheu, si një sinjal kuptimplotë të komunitetit evropian, në kushtet në të cilat ndodhet Shqipëria.

"Ne i kemi fituar zgjedhjet në Tiranë dhe të gjithë dëgjuan e panë numërimin në kohë reale të cdo vote. Përmbysja e rezultatit në tavolinë është e papranueshme, ashtu sikurse edhe maskarada e krijimit të fletëve të votimit dhe të zhytura në kuti nga vjedhësit", tha Rama.

Kreu socialist deklaroi se do të ketë kallëzim penal në prokurori, ndaj 4 pjesëtarëve të KQZ-së, të cilet po kryejnë krim në tavolinën e Komisionit.

"Cdo shqiptar që beson te e ardhmja e ketij vendi, cdo njeri i zakonshëm që beson te mundësia më e mirë në këtë vend, duhet ta dijë se ne nuk tërhiqemi. Ne jemi në këmbë dhe nuk ka diktat e dhunë shtetërore, që na gjunjëzon derisa të kemi frymë", tha Rama.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi