Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Indrit Vokshi: Periudha e sundimit osman dhe islamizimi i shqiptareve

Shko poshtë

Indrit Vokshi: Periudha e sundimit osman dhe islamizimi i shqiptareve Empty Indrit Vokshi: Periudha e sundimit osman dhe islamizimi i shqiptareve

Mesazh nga Agim Gashi Fri May 20, 2011 1:11 am


Indrit Vokshi: Periudha e sundimit osman dhe islamizimi i shqiptareve U1_GjergjKastrioti2Periudha e sundimit osman dhe islamizimi i shqiptareve
Nga Indrit Vokshi
Meqenese ka filluar nje debat ne fushen e historise qe shtrihet mbi periudhen e sundimit te pernadorise osmane ne tokat shqiptare, eshte e nevojshme nje analize si perpjekje per te qartesuar ne thelb kete pjese te historise.Vetem zhveshja e subjektit analizues nga tunika e deshirave dhe orientimeve personale mund te nxjerre perfundime sa me prane te vertetes dhe mund te arrije te pikturoje objektivisht nje tablo ku te paraqitet roli i pernadorise osmane ne jeten e shqiptareve dhe roli i shqiptareve ne jeten e perandorise osmane. Duhet thene se vershimi i osmaneve drejt tokave shqiptare dhe rreth tyre, qe ne fillimin e tij ka hasur nje rezistence te forte dhe mbare-ballkanike.Ballkanasit arriten te krijonin nje aleance me baze te gjere,qe ne qershor te vitit 1389 u ndesh me osmanet ne Fushe-Kosove. Ne kete beteje ku mbeti i vrare edhe sulltan Murati I nuk pati nje fitues direkt dhe osmanet u larguan,por beteja e dobesoi alenacen ballkanike dhe hapi rrugen per deportimin e tyre te mevonshem.Eshte e pabazuar teza e neo-osmaneve sipas te ciles thuhet se pushtimi osman i shpetoi shqiptaret nga kercenimi serb.E verteta mund te kuptohet lehtesisht nese mbeshtetemi tek realiteti historik i kohes.Shqiptaret luftuan perkrah serbeve dhe ballkanasve te tjere se bashku kunder osmaneve,dhe me kete kuptojme se shqiptaret nuk jane ndjere te rrezikuar nga serbet,sepse po te ishin ndjere te rrezikuar do therrisnin sulltanin per te rrafshuar serbet dhe nuk do te luftonin ne aleance me serbet kunder sulltanit.Vlen te permendet se sulltani ne vitin 1930 e sulmoi Krujen e Gjon Kastriotit ne bashkepunim me serbin Gjergj Brankovic.Kjo na jep te kuptojme se osmanet nuk kishin ardhur me qellime anti-serbe por me qellime sundimi dhe per ti aritur keto qellime bashkepunonin me kedo.Shqiptaret e vazhduan qendresen edhe pas deportimit te osmaneve.Shqiperia e Jugut gjendej ne kushtet e nje pushtimi osman, kur Gjergj Arianiti nje fisnik shqiptar,ne vitin 1432 filloi kryengritjen. Nje vit me vone,nen udheheqjen e Arianitit trupat shqiptare i derrmuan osmanet ne betejen e Himares. Lajmi per triumfin shqiptar u perhap dhe Papa Eugjeni IV, Alfosni I dhe pernadori Sigzmund e pershendeten Arianitin dhe e moren nen mborjtje.Arianiti ne vitin 1434 shpartalloi nje tjeter ushtri osmane ne luginen e Shkumbinit. Gjergj Arianiti u be nje personazh i rendesishem politik i kohes.Ai vdiq ne vitin 1463 ne Durres.Nje tjeter princ per lavdine e se cilit shkruajti dhe kendoi e gjithe Europa ishte Gjergj Kastrioti i njohur si Skenderbeu,princ trashegimtar i familjes fisnike te Kastrioteve. Kastrioti,u arratis nga Adrianopoli ne vitin 1442 dhe u kthye ne atdhe per te filluar nje kryengritje dhe per te shtene ne dore trashgimine e te atit.Skenderbeu, u beri thirrje qe te ktheheshin ne krishterim atyre shqiptareve qe ishin kthyer ne islam,duke i vene ata midis dy zgjedhjeve,ose te ktheheshin ne krishterim ose te vdisnin,e ata qe nuk pranuan kthimin u vrane.E pare me syzet e shekullit ne te cilin ndodhemi vrasja e shqiptareve qe ishin kthyer ne muslimane nga ana e Skenderbeut mund te konsiderohet nje veprim i urryeshem e i papranueshem. Por po te zbresim shkallet e shekujve do te shikojme se perkatesia fetare ne ne shekullin e XIV ishte e lidhur ngushte dhe ne simbioze me perkatesine politike,dhe tregonte pushtetin te cilit i bindeshin njerezit e asaj perketasie fetare. Dhe ne kete menyre dalim ne perfundimin se shqiptaret qe ishin kthyer ne muslimane e kishin orientimin politik nga Adrianopoli,dhe pushteti i sulltanit ishte pushteti te cilit ata i bindeshin.Dhe duke qene se pushteti i sulltanit ishte pushteti qe kerkonte ta nenshtronte Shqiperine,shqiptaret muslimane ishin satelite dhe shtylla mbeshtetese te pushtetit te armikut,dhe eleminimi fizik i tyre ishte eleminimi i bashkepunetoreve te armikut.Pra te ishe musliman ne shekullin e XIV do te thoshte ti bindeshe pushtetit te sulltanit si Kalif. Meqenese ekziston nje ide qe vrasjen e shqiptareve muslimane nga Skenderbeu kerkon ta perdore per te polarizuar muslimanet me mbeshtetesit e Skenderbeut eshte e nevojshme nje paralele midis luftes se Skenderbeut dhe luftes se Ushtrise Clirimtare te Kosoves.
Skenderbeu vrau shqiptare sepse ata ishin musimane dhe sipas koncepteve te kohes te ishe musliman nenkuptonte te ishe mbeshtetes i pushtetit te sulltanit,pushtetit armik.Po ashtu edhe Ushtria Clirimtare e Kosoves vrau shqiptare sepse ata ishin mbeshtetes te pushtetit politik te Beogradit,pushtetit politik armik.
Eshte gjithashtu i nevojshem qartesimi i disa ideve qe hidhen nga radikale kryesisht,ne lidhje me emrat sllave te anetareve te familjes se Skenderbeut. Do te ishte padituri e madhe qe Isa Boletinin duke u nisur nga emri i tij,ta konsideronim arab apo turk, sic do te ishte padituri qe Reposh Kastriotin vellane e Skenderbeut ta konsideronim sllav duke u nisur nga emri i tij. Radikale te ndryshem fetare perpiqen qe nepermjet paraqitjes se emrave sllave te familjes se Skenderbeut te krijojne e te mbajne gjalle nje urrejtje tek njerezit e paditur,dhe ta paraqesin familjen Kastrioti si nje familje tradhetare qe u ka vene femijeve emrat e armiqve tane sllave. Duhet kujtuar se ne kohet para pushtimit osman nuk ekzistonte armiqesi ne nivelet e sotme midis shqiptareve dhe sllaveve, madje kishim edhe martesa shqiptaro-sllave. Kishte lufte per pushtet midis princeve shqiptare dhe sllave sic kishte lufte edhe midis princeve dhe mbreterve te Europes,por lufta nuk ushqehej nga ndonje ndjenje e vecnate urejteje si ajo e shekujve XIX dhe XX,por ishte thjeshte lufte sic ishte dhe eshte edhe sot lufta per ndikim tek shqiptaret mes vedi. Periudha e urrejtjes se madhe filloi pas pushtimit osman ku shumica e shqiptareve u bashkuan me pushtetin e ri ndersa shumica e sllaveve mbeti e pandryshuar. Urrejtja lindi nga perplasja e qytetrimeve,ndersa perpara pushtimit osman shqiptaret dhe sllavet ishin nen catine e nje qytetrimi te vetem,atij krishtjan.
Ushtria e krijuar nga Beselidhja e Lezhes e 2 marsit 1444 pushtoi rrufeshem te gjitha keshtjellat osmane ne Shqiperine e mesme. Ne qershor 1444 osmanet u munden rende ne krahinen e Dibres, ne Pollog te Tetoves. Skenderbeu mundi edhe 2 ushtri te tjera osmane perkatesisht ne vitet 1445 dhe 1446. Rrethimi i Krujes per nje periudhe 4 mujore nga sulltan Murati II ishte thjeshte nje deshtim. Kjo qendrese e shqiptareve e habiti Europen, dhe Papa Nikolla V bashke me disa mbreter europiane derguan urimet e tyre. Skenderbeu theu edhe dy ushtri te tjera ne vitet 1456 – 1457.Ne vitin 1461 Skenderbeu perfundoi nje armepushim 3 vjecar me sulltanin,por osmanet nuk ju permbajten armepushimit dhe ne vitin 1462 sulmuan perseri.Por Skenderbeu kete vit theu edhe 3 ekspedita osmane.Midis Skenderbeut dhe osmaneve u nenshkrua nje armepushim i ri 6 vjecar te cilin Skenderbeu do ta shkelte per te nderrmare nje kryqezate qe synonte largimin e pushtuesve osmane nga Europa. Ne vitin 1463 Skenderbeu theu edhe 3 mesymje te tjera te osmaneve.Ne vitin 1466 kunder shqiptareve dhe Skenderbeut erdhi vete sulltan Mehmeti II,i njohur si Mehmet pushtuesi,njeriu qe mundi te mare Kostandinopojen.Por ne Kruje sulltani qendroi 2 muaj dhe u detyrua te largohej pa mundur te mare me vete asnje sukses.Sulltani u kthye ne korrik te vitit 1467 dhe e rrethoi Krujen perseri.Skenderbeu tentoi te therrase nje mbledhje te dyte te parise shqipetare, por vdiq pa mundur te mbaje nje te tille.Me vdekjen e princit Gjergj Kastrioti-Skenderbeu mori fund edhe periudha 24 vjecare e fitoreve shqiptare mbi osmanet. Shqiperia u pushtua dhe pushtimi osman theu filizat e shtetndertimit ne pemen shqipetare.Duhet bere nje sqarim mbi aleancen e Skenderbeut me Napolin,ne menyre qe tu bihet vize persiper teorive qe rreken te thoe se Skenderbeu luftonte kunder nje pushtuesi ne favor te dikujt tjeter.Per kete na duhet te bejme nje paralele me kohen e sotme dhe te themi se,hyrja e Shqiperise ne NATO,dhe transferimi i kopetencave ne ushtri tek kjo organizate,nuk e kthen Shqiperine ne nje shtet qe lufton per te huajt nese Shqiperia do futej ne lufte.Futja ne NATO eshte ne sherbim te mbrojtjes se interesave te Shqiperise,sic ishte ne funksion te interesave te Shqiperise edhe aleanca e Skenderbeut me Napolin.
Nen pushtetin e ri shqiptaret zune poste te larta ne pernadori,kjo fale aftesive te tyre gjeniale ushtarake,dhe jo te ndonje preference te vecante qe kishin osmanet per shqiptaret. Shqiptaret respektoheshin si muslimane dhe jo si shqiptare,dhe kete e tregon edhe vete ndarja e mileteve qe ne kohen kur serbet kishin fituar statusin e miletit te vecante shqiptaret benin pjese ne miletin musliman. Titujt fisnik shqiptaret nuk i moren si dhurata per shkak te ndonje dashurie te osmaneve por titujt i fituan me trimerine dhe punen e tyre. Dhe qe titulli fitohej nga trimeria dhe puna kete e verteton fakti qe edhe princi katolik i Mirdites Bibe Doda mori titullin Pashe.
Islamizimi i Shqiptareve
Periudhe e rendesishme eshte periudha e fillimit te islamizimit te shqiptareve.Shqiptaret u bene pjese e kultures osmane,pati poete si Jahja Beg Dukagjini,pasardhes i familjes fisnike te Dukagjineve,korcari Koci Beu i cili me teorite e tij mbi shtetin dhe funksionimin e shtetit beri qe njerezit te quanin Monteskie i lindjes. Pati njerez qe shkelqyen ne fusha te ndryshme dhe e shfrytezuan mire fene islame si trampoline drejt suksesit.
Ne lidhje me arsyet dhe shkaqet qe i ulen shumicen e shqiptareve ne kolltukun e fese islame ekzistojne mendime te ndryshme. Nje grupim i meshon idese se shqiptaret i’u bashkuan islamit te udhehqur nga vullneti i tyre i lire e te pakushtezuar nga asnje rrethane. Ndersa nje grup tjeter mendon qe shqiptaret u detyruan te kthehen ne muslimane nga dhuna e ushtruar nga pushtuesit. Mendimi i pare qe e paraqet islamizimin e shqiptareve si nje proces te pa ndikuar e krejtesisht te lire mund te gjeje njefare mbeshtetje tek kalimi ne islam i parise e familjeve te pasura. Keta fisnke per interesa ekonomike dhe ne funksion te ruajtjes se pozitave te tyre pranuan fene islame dhe e njohen sulltanin per sundimtar. Ne kete menyre ata garantonin ruajtjen e pasurise dhe pasurimin e metejshem. Por edhe ne kete rast kalimi i parise ne fene islame nuk buroi nga ndonje ndjenje e vacante dashurie apo vleresimi per islamin si fe,por kalimi u be sepse feja islame u pa si mjet qe mund te perdorej ne funksion te pasurise dhe ruajtjes se privilegjeve. Ne lidhje me grupimin tjeter qe mbron idene e kalimit ne fene islame me ane te dhunes eshte e nevojshme te percaktojme se c’do te kuptojme me dhune.
Nuk ka nevoje per diskutim e verteta qe osmanet synonin perhapjen e fese islame sepse prehapja e fese islame perkthehej ne gjeresi dhe qendrueshmeri te pushtetit te tyre. Por ceshtja e mjeteve te perdorura per arritjen e ketij qellimi meriton te trajtohet. Qe pushteti osman ka ushtruart dhune fizike ndaj shqiptareve kjo eshte e gjitheditur dhe e gjithepranuar, por dhuna fizike haset me shume ne rrethanat e luftimeve ne beteja dhe te shtypjes se kryengritjeve. Ndersa ne procesin e islamizimit mjeti determinant ose percaktues ka qene dhuna strukturore. Dhuna strukturore ka te beje me krijimin e kushteve dhe te rrethanave te atilla qe cojne ne arritjen e qellimeve te ushtruesit te dhunes,ne kete rast,te pranimit te fese islame. Fillimisht ne fene islame kaluan paria dhe tregetaret per arsyet qe u permenden me siper,kurse islamizimi masiv ka filluar ne shekujt XVII dhe XVIII. Arkipeshkvi i Tivarit,Marino Bici njoftonte se deri ne vitin 1610 ne Shqiperine e Veriut vetem 10 perqind e popullesise kishin pranuar fene islame.Neper qytete te krishteret ktheheshin ne muslimane per te mos paguar taksen “cizya”. Edhe ne kete rast nuk kemi islamizim te lire dhe nga dashuria per fene islame, por islamizim te shtrenguar nga taksa “cizya”, dhe nese nuk do te rendonte kjo takse mbi shpinen e jo-muslimaneve,keta te fundit nuk do ishin te detyruar te pranonin islamin.
Qenia muslimane i ndihmonte njerezit per te bere karriere dhe per te zene poste ne administrate e ushtri,dhe njerezit qe kishin ambicje per te bere karriere ne keto fusha duhej te ktheheshin muslimane.Nese do qendronin te krishtere,per shkak te diskriminimit mbi baza fetare do e kishin me te veshtire te mernin edhe statusin e qytetarit,te cilin muslimanet e merinin me lehtesisht. Edhe ne keto raste shqiptaret nuk do ishin te detyruar te kalonin ne islam nese pushteti osman do i kishte trajtuar ne menyre te njellojte si muslimanet ashtu dhe jo-muslimanet. Pra sic shikohet si ne rastin e takses “cizya” ashtu edhe ne rastet e mesiperme pushteti osman ka vendosur kushte shtrenguese me qellim perhapjen e fese islame,dhe keto veprime jane pjese perberese te dhunes strukturore. Ka patur te krishtere qe jane kthyer ne muslimane edhe nga kombet e tjera te Ballkanit,por pjesa me e madhe e tyre i kane qendruar dhunes strukturore te mbeshtetur nga strukturat shume te forta kishtare,qe u mungonin shqiptareve. Arkipeshkvi i Tivarit njoftonte se ne malesine e mbi Shkodres ne fisin e Kelmnedit edhe pse ky fis konsiderohej katolik nuk kishte pushtet kishtar dhe prifterinjte ishin shume te moshuar dhe jo ne nivelin e duhur per te drejtuar kishen,dhe ne kete krahine s’mbahej mend qe kur nuk ishte zhvilluar meshe. Pas luftrave turke te shekujve XVII dhe XVIII ndodhen shperngulje te popullates se krishtere qe shikohej si e pasigurt, ne zonat me popullesi muslimane ku shpesh te krishteret i nenshtroheshin ambjentit te ri. Pas kryengritjeve te deshtuara te te krishtereve keta ktheheshin ne muslimane per ti shpetuar hakmarrjes se pushtetit osman. Si shembuj mund te jepen rasti i sulmit te katolikeve shqiptare kunder autoritetit osman ne Shkoder dhe rasti i futjes se forcave austriake thelle ne Gadishullin Ballkanik. Ne te dyja keto raste me deshtimin e kryengritjeve,shqiptaret katolike qe moren pjese ne to u kthyen ne fene islame per ti shpetuar hakmarrjes osmane. Edhe ne keto raste edhe ne raste te tjera te ngjashme,kalimi ne fene islame nuk ndodhi nga dashuria per fene islame por nga frika dhe per ti shpetuar hakmarrjes se pushtetit te sulltanit. Nuk ka dyshim qe me kalimin e kohes shqiptaret jane familjarizuar me fene e re po rrethanat qe sollen ne kete kalim vlen te permenden per hir te se vertetes historike.
Me gjithe postet qe zune shqiptaret ne perandori Shqiperia nuk pati ndonje zhvillim te dalluar,dhe kjo per faktin se ata shqiptare qe zune poste nuk ishin perfaqesues te Shqiperise por mekembes te interesave te sulltanit ne Shqiperi,dhe taksat nuk investoheshin ne Shqiperi por coheshin ne Stamboll. Nje tjeter ceshtje qe meriton te trajtohet eshte ndikimi i islamit ne jeten e shqiptareve. Qarkullon nje thenie e Faik Konices qe perdoret shpesh nga radikalet islamike e cila thote “Po te mos ishte islami,shqiptaret do te ishin me shme ne numer po jo shqiptare”. E verteta historike eshte se shqiptaret aq sa ishin shqiptare para pushtimit osman dhe ardhjes se islamit ishin edhe pas pushtimit e pas ardhjes se islamit. Me vone ne periudhen e ndertimit te kombit shqiptar shumica e ndertuesve ishin me emra e mbiemra muslimane,por kjo nuk do te thote qe islami i beri shqiptaret,me shqiptare se c’ishin por kjo kohe ishte koha e nacionalizmit dhe koha e ndertimit te kombeve. Per kunder kesaj duhet thene se islami luajti nje rol pengues,sepse shqiptaret ishin te fundit qe shfaqen shenja nacionalizmi dhe te fundit qe shpallen pavaresine,kjo per shkak te ndikimit te forte te konservatoreve muslimane kundershtues te ndertimit te kombit dhe perkrahes te pushtetit te sulltanit.Perpara ardhjes se islamit shqiptaret ishin te orientuar kulturalisht nga krishterimi kishin maredhenie me sllavet dhe greket. Islami me ardhjen e tij nuk krijoi nje cader shqiptare per shqiptaret por i mori shqiptaret nga cadra e krishterimit dhe i futi ne cadren e tij. Emrat e femijeve nga Gjon,Gjin,e Stefan, filluan te viheshin Ahmed,Mehmed,Reshat.Nese islami do i kishte mare shqiptaret nga cadra e perendimit e do u kishte krijuar nje cader te veten per ti shpetuar nga asimilimi atehere do te vlente thenia e Konices.Por kur thuhet se islami i shpetoi shqiptaret nga asimilimi sllav,grek apo italian,por i mori dhe i asimiloi ne islamizem ne mase termat gjuhesore e menyren e jeteses ketu thenia e Konices bie poshte.
Shqiptaret e mbeshteten pushtetin e sulltanit dhe plotesuan kerkesat e tij qe me trimerine e tyre qe i karakterizonte te pushtonin vende per lavdi te perandorise.
Por kur shqiptaret shtruan kerkesat e tyre kombetare sulltani nuk i mori parasysh dhe i injoroi. Ky eshte nje fakt qe verteton se pushteti osman nuk kishte ndonje simpati per shqiptaret si shqiptare, por i simpatizonte thjeshte si muslimane trima dhe ne momentin qe shqiptaret kerkonin dicka qe cenonte muslimanizmin konsideroheshin tradhetare.
Sulltan Adbyl Hamiti II,ne fillim kerkoi ta perdorte Lidhjen e Prizrenit per te mbrojtur kufinjte e perandorise nga kercenimi i malazezeve te mbeshtetur nga ruset.Kur Lidhja e Shkodres ne bashkpunim me krahun revolucionar te Lidhjes se Prizrenit hartoi nje memorandum drejtuar Fuqive te Medha ne te cilin shpreheshin se shqiptaret muslimane dhe ata te krishtere njohin prejardhjen e perbashket etnike para se ciles feja nuk ka ndonje rendesi te madhe,dhe se shqiptaret duan te jetojne vecmas pa patur te bejne as me greket as me sllavet e as me turqit,sulltani nepermjet mekembesve te tij ne Lidhjen e Prizrenit,krahun konservator,hartoi nje memorandum tjeter. Ne memorandumin e hartuar nga mbeshtetesit e sulltanit,kerkohej autonomi nen pushtetin e sulltanit,dhe thuhej se shqiptaret kishin vendosur te derdhnin gjakun per fene islame dhe per dovletin.Oto Fon Bismarku organizator i Kongresit te Berlinit,me te lexuar memorandumin deklaroi se Shqiperia eshte thjeshte nje nocion gjeografik dhe se ne Shqiperi njeh vetem Mirditen dhe familjen katolike te Gjomarkajve.Kur sulltani kuptoi qe shqiptaret ishin te vendosur ne kerkesat e tyre kombetare,dhe pushteti i Lidhjes pushtoi qytetet shqiptare ne veri e i vendosi nen autoritetin shqiptar,sulltani dergoi ushtrine kunder shqiptareve per ta shtypur Lidhjen dhunshem.
Atdhetaret shqiptare i bene sulltanit kerkesa per hapjen e shkollave shqipe,por sulltani,perjashtuar nje periudhe te shkurter qe i dha leje Sami Frasherit dhe qe i’a anulloi perseri,per 30 vjet me rradhe mbeti armiku i gjuhes shqipe. Po me logjiken e armikut veproi sulltani kur atdhetaret shqiptare perkatesisht ne vitet 1881 dhe 1883 i kerkuan qe nga xhamiat shqiptare te hiqej gjuha arabe dhe te perdorej gjuha shqipe. Sami Frasheri thoshte se turqit duke mos lejuar perdorimin e gjuhes shqipe,nuk bejne asgje tjeter vecse ndihmojne sllavet e greket qe kane qellime shkombetarizuese ndaj shqiptareve.Muslimanet e perandorise ku benin pjese edhe shqiptaret perdornin gjuhen osmane si gjuhe te administrates,gjuhen perse si gjuhe te artit dhe kultures,dhe gjuhen arabe si gjuhe te fese.Ortodokset shqiptare ishin nen pushtetin e patriarkut ikumenik dhe si gjuhe te fese perdornin gjuhen greke.Ndersa katoliket shqiptare,edhe pse prifterinjte e tyre ishin italinane dhe austro-hungareze,ata kishin mesuar gjuhen shqipe dhe meshat i mbanin ne shqip.Kjo ne kuader te zbatimit te vendimeve te Kuvendit te Arberit i cili u mbajt rreth mesit te viteve 1700 e ne te cilin u mor vendimi qe ne kishat katolike shqiptare te futej gjuha shqipe.Kuvendi i Arberit u organizua dhe u financua nga Papa Klementi XI,nje Pape shqiptar,nga krahina e Lacit,pasardhes i Mikel Lacit nje ushtari te Skenderbeut.Familja e Papa Klementit XI ishte shperngulur nga Shqiperia 250 vjet para se ai te behej Pape,por per 250 vite ata e kishin ruajtur gjuhen shqipe,dhe i udhehequr nga kjo dashuri per gjuhen shqipe Papa vendosi qe ne kishat shqiptare te futej gjuha shqipe. Por ndryshe ishin raportet e sulltanit me gjuhen shqipe,raporte te cilat karakterizoheshin nga shfaqje dhune te pushtetit kunder klubeve atdhetare shqiptare.Osmanet kishin si synim ta zhduknin gjuhen shqipe dhe kete e verteton edhe letra e nje reformatori osman te periudhes se Tanzimatit te quajtur Namik Qemal.Namik Qemal ne nje leter qe i dergon mikut te tij ne vitin 1878 shkruan:
“Sigurisht qe eshte e pamundur te inkurajosh Perhapjen e gjuhes sone tek greket dhe bullgaret, por kjo gje eshte padyshim e mundshme tek shqiptaret dhe lazet,domethene muslimanet.Ne rast se hapim
shkolla te rregullta ne vendet e tyre dhe zbatojme programet,te cilat tashme nuk jane perfunduar, gjuhet shqipe dhe laze do te harrohen plotesisht brenda njezet vjeteve”.
Pra sic shikohet nga letra e Namik Qemalit osmanet kerkonin te perdornin fene islame si instrument kunder gjuhes shqipe. Po te njejten linje ndoqen ne vitet ne vazhdim edhe qeverite e xhon turqve te cilat pasi shkelen premtimet qe u bene shqiptareve,ne kembim te mbeshtetjes se shqiptareve per ardhjen e xhon turqve ne pushtet – shqiptaret ishin faktori percaktues i rrezimit te regjimit te urryer te sulltan Abdyl Hamitit II – dolen hapur kunder gjuhes shqipe.Njazi beu ne nje fjalim te mbajtur ne Resnje pas suksesit te revolucionit xhon turk e pershkroi realitetin dhe sultan Hamitin me keto fjale:
“Si nje krimb i pabese … volli vrer kudo…ankthin e tradhetise…me kthetrat shkaterrimtare te pabesise…kthetra qe e vune vetedijen tone nen zgjedhen e hakmarrjes se tij…nje qeverisje e lige…poshtersia e kesaj menyre te qeverisur i la nenat te veja,femijet jetime,fshatin ne mjerim e skamje,ktheu inteligjencen ne nje tufe lajkataresh,pushtetin ne tirani dhe pabesi,ushtaret dhe njerezit ne instrumenta shtypjeje dhe ligesie,i ktheu njerezit ne lypsare,zyretaret ne ziliqare dhe hajdute,i lidhi familjet pas mjerimit dhe varferise,nderin e burrave pas burgjeve,dhe kerkuesit e lirise pas zinxhireve te skllaverise”.
Ne kohen kur shqiptaret po mbanin Kongresin e Manastirit, disa nga muslimanet shqiptare te nxitur nga kleri musliman i cili i kishte cilesuar akte tradhetie ndaj sulltanit perpjekjet e atdhetareve shqiptare ne lemin e gjuhes shqipe,organizuan protesta ku kerkonin qe alfabeti shqip te ishte me shkronja arabe. Muslimanet konservatore te veriut dhe kleri nuk moren pjese ne Kongresin e Elbasanit ku u vendos qe alfabeti shqip te shkruhej me shkronja latine. Shqiptaret vazhduan perpjekjet e tyre kombetare dhe e sfiduan hapur pushtetin e xhon turqve.Ushtria osmane nisi nje fushate te eger ushtarake kunder shqiptareve,dhe aty nga mesi i qershorit te vitit 1909 ishin shkaterruar njeqind kulla ne Kosove,u vendosen taksa te rregullta dhe sherbimi i detyrueshem ushtarak.Guvernatori i Kosoves Maxharr beu,anetar i Komiteit per Bashkim dhe Perparim te xhon turqve propozoi shtypjen e dhunshme dhe interminin e prijesve shqiptare dhe familjeve te tyre. Ne vitin 1910 Isa Boletini dhe udheheqes te dymbedhjete fiseve u takuan ne Peje dhe lidhen nje bese per kryengritje kunder qeverise. Kunder tyre erdhi gjenerali i shkolles prusiane Sheqfet Turgut Pasha. Shefi i shtabit te ushtrise turke kishte deklaruar se Mahmud Shefqeti nuk do te tregone meshire per shqiptaret.Nje numer prijesish shqiptare u internuan ne Anadoll. Shefqet Turgut Pasha pas Kosoves i’u drejtua Shkodres,kur luftoi ne nje beteje teper te rrepte me fisin e Shaleve. Edhe pse ushtria nuk i’a kishte dale mbane te vinte nen kontroll krahinat malore Mahmud Shefqeti urdheroi shfuqizimin e menjehershem te Kanunit te Leke Dukagjinit,se Stambolli kishte vendosur te eleminonte Kanunin e malesoreve. Ne daten 27 prill te vitit 1911 Terenc Toci nje avokat shqiptar nga Italia mblodhi prijesit fisnore ne Orosh te Mirdites dhe shpalli pavaresine e Shqiperise nen flamurin e Skenderbeut,por Shefqet Turgut Pasha u kthyen ne krahine dhe qeveria e krijuar nga Toci u shperbe. Ne vitin 1912 Hasan Prishtina u nis per ne Kosove per te filluar nje kryengritje ndersa Ismail Qemali per ne Europe per te fituar mbeshtetje diplomatike. Hasan Prishtina hartoi nje memorandum me 14 kerkesa. Ne kerkesen e dymbedhjete shqiptaret kerkonin qe te denoheshin kabinetet qeveritare te Ibrahim Hakiut dhe te Said Pashes,per shkak se ushtria i kishte c’nderuar burrat shqiptar duke i rrahur,madje ne sy te grave te tyre. Keto memorandume e kerkesa si dhe kryengritjet e armatosura i’a shtruan Shqiperise rrugen drejt pavaresise.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi