Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Demir Krasniqi: Fillet e amatorizmit muzikor në Malësinë e Gollakut

Shko poshtë

Demir Krasniqi: Fillet e amatorizmit muzikor në Malësinë e Gollakut Empty Demir Krasniqi: Fillet e amatorizmit muzikor në Malësinë e Gollakut

Mesazh nga Agim Gashi Thu Mar 26, 2009 11:44 am



Demir Krasniqi: Fillet e amatorizmit muzikor në Malësinë e Gollakut U1_Demir_KrasniqiEtnomuzikologji
FILLET E AMATORIZMIT MUZIKOR NË MALËSINË E GOLLAKUT
Nga Demir KRASNIQI
Në Malësinë e Gollakut , edhe përkundër rrethanave të pafavorshme për jetesë , përndjekjet e vazhdueshme dhe harresën nga pushtetet e deritashme , folklori burimor popullor, si njëra nga veçoritë e kulturës shqiptare , është zhvilluar dhe ruajtur në mënyrën më origjinale , që nga lashtësia , duke i qëndruar besnik traditës sonë kulturore të trashëguar nëpër shekuj , me një kthjelltësi të pastër , pa ndikime nga folklori dhe kultura e importuar .
Në këtë krahinë kanë lindur , janë rritur dhe kanë vepruar shumë talentë , krijues, interpretë , humoristë , instrumentistë popullor , të cilët në amfiteatrin popullor të odave , gazmendeve , ahengjeve dhe tubimeve të ndryshme popullore , kanë shënuar deri në piedestal artin e krijuar nga shpirti i popullit , i cili në historinë e kulturës sonë kombëtare do të jetë një thesar i çmuar për shumë breza që do të vijnë në vazhdimësi .
Për shkak të mungesës së zhvillimit ekonomik, të infrastrukturës dhe të shkollimit adekuat , talentët e rrallë të këtyre trevave , të ngulfatur nga izolimi shekullor dhe varfëria , nuk kanë pasur mundësi që të pajisen me instrumente muzikore të fabrikuara , por ata fillimisht kanë kënduar pa shoqërim me instrumente muzikore, në stilin e ashtuquajtur:”me gisht në vesh”, e më vonë kanë kënduar me shoqërim të instrumenteve tradicionale , të cilat i kanë përpunuar ata vet, si: fyelli i bariut, kavalli, mezhnica (gajdeja), çiftelia, sharkia , surlja, defi dhe tupani.

Përpunuesit dhe interpretuesit e veglave burimore muzikore
Artizanati i përpunimit të veglave popullore muzikore , në trevat e Malësisë së Gollakut , ka qenë shumë i zhvilluar , sidomos në jetën baritore , kur shumë barinj përpunonin dhe luanin me fyej, kavalle, mezhnica (gajde), çifteli dhe sharki .
Si çerdhe e përpunimit dhe luajtjes me çifteli e sharki, në këtë Malësi, pa dyshim ishte fshati Kremenatë, ku prej tij dolën shumë mjeshtër dhe interpreto të çiftelive dhe sharkive , duke filluar nga doajeni dhe legjenda e çiftelisë: Beqir Kremenata – Prelezi, Muharrem Kremenata, Hajdin Jashari, Rexhep Hajrizi e shumë të tjerë që e ndoqën rrugën e tyre duke e ruajtur gjithnjë traditën .
Si instrumenti më i preferuar në trevat e Malësisë së Gollakut, ka qenë kavalli , për të cilin predikuesit fetar , propagandonin se “është sevap për t’ i rënë!”
Pa dyshim se ndër kavallistët më të njohur në këtë Malësi, ishte Zenel Zymber Krasniqi (1896-1984), ose siç e quante populli:”Zenel Kavalli” “Baci Nel”, nga fshati Tugjec , i cili ishte i njohur në mbarë Malësinë e Gollakut , në Jabllanicë dhe në fshatrat e Anamoravës. Po nga ky fshat, rrugën e tij e ndoqën më vonë: Selman Kosumi dhe Sadri Krasniqi, i cili ishte edhe përpunues i fyejve dhe kavalleve .
Me përpunimin dhe luajtjen në çifteli, sharki dhe mezhnicë është marrë edhe Hamdi Xhemë Krasniqi nga Tugjeci , me djemtë e tij, si dhe vëllezërit: Ejup, Muharrem e Sylejman Krasniqi .
Përpunuesi i vetëm dhe më i njohur në Malësinë e Gollakut , për përpunimin e surleve dhe luajtjen me to, ka qenë Mehmet Hatolli nga fshati Tugjec, surlet e të cilit janë kërkuar deri në Shkup, për kualitet dhe cilësi të lartë të përpunimit .
Kavallistë shumë të njohur dhe të kërkuar në odat e Malësisë së Gollakut, kanë qenë edhe vëllezërit Behlul dhe Halil Leka , nga fshati Kranidell , pastaj në fshatin Poliçkë e Velegllavë ka pasur shumë kavallistë të njohur: Murat Surdulli, Mehedin Bunjaku, Hajredin Mushica,Shabi Vokshi, Zenel Vokshi, Njazi Vokshi e shumë të tjerë .
Prej instrumentistëve më të njohur në luajtje me çifteli , nga trevat e Gollakut, nuk mund të harrohet legjenda e çiftelisë, Beqir Kremenata – Prelezi, i cili edhe i bëri incizimet e para në shiritat e Radio Prishtinës, pas të cilit do të vijnë Murat Bunjaku nga Kosovica, Rrahman Bunjaku ( me fyell) nga Kosovica dhe interpretuesi më brilant i çiftelisë – Fatmir Makolli nga Mareci . Më vonë , do të dalin në skenë edhe kavallistë të tjerë, si :Heset Matoshi dhe Rrahman Matoshi nga Gëmica, Shefki Krivaça nga Meshina e shumë të tjerë.
Rapsodët dhe interpretët e këngës popullore nga Malësia e Gollakut
Ndër rapsodët më të njohur nga Malësia e Gollakut, do të përmendet Sejdi Abazi nga fshati Velegllavë, i cili më vonë ka migruar në fshatin Gumnishtë , afër Gjilanit dhe është njohur me nofkën “Sejdë Gumnishta”, rrugën e të cilit e ndoqën edhe djemtë dhe nipat e tij, duke lozur dhe kënduar me çifteli , fyej dhe kavalle . Ka qenë shumë i njohur dhe i kërkuar grupi instrumental burimor i Ajvaz Matiçanit, afër Prishtinës.
Këngëtari dhe rapsodi i parë nga Malësia e Gollakut, i cili u dëgjua përmes etërit nga valët e Radio Prishtinës, është Demir Krasniqi, nga fshati Tugjec, pas të cilit këtë rrugë do ta ndjekin edhe vëllezërit: Jakup e Rrahman Krasniqi, ndërsa këngëtarja e parë e Radio Prishtinës, nga kjo Malësi, ishte Ylfete Rafuna nga fshati Gjyrishec .
Nga fshati Desivojcë, janë të njohur këngëtarët: Sadete Shkodra, Sirie Gagica, Nazim Gagica dhe Florim Gagica. Nga fshati Zarbicë, do të dallohet këngëtari Besim Limani. Nga fshati Zhujë, është i njohur rapsodi Qazim Hajdari, kurse nga fshati Gëmicë, janë të njohur rapsodët: Xhemajl Matoshi, Hetem Matoshi , Ramadan Matoshi dhe Sanie Matoshi. Nga fshati Sfircë , dallohen rapsodët: Selajdin Berisha , Bajram Berisha.
Nga fshati Kranidell, dallohen rapsodët, instrumentistët dhe këngëtarët: Qazim, Sabit,Ismet , Besim Shabani dhe Linda Shabani. Vëllezërit:Fehmi, Remzi, Fejzi, Adnan dhe Besim Leka .
Nga fshati Kremantë, dalin një grup rapsodësh të cilëve iu prinin vëllezërit: Xhavit , Kosum dhe Rexhep Kadriu . Nga fshati Kosovicë, dallohen solistet e mirënjohura: Taibe, Nazife dhe Merita Bunjaku.
Nga fshati Strezoc , dalin dy talentë shumë të përsosur: Xhavit dhe Refik Sadiku, të cilët përveç këngës, janë edhe fiz-harmonikistët e parë të Malësisë së Gollakut.
Nga fshati Krilevë, dalin solistet dhe instrumentistet e njohura: Nazmije dhe dhe Nevrie Demolli. Nga fshati Gllogovicë, në fushën e folklorit dallohet rapsodi Gani Demolli. Nga fshati Zajçec janë të njohur vëllezërit Hajdin dhe Ibrahim Munishi, motrat Selmani, motrat Mihrije dhe Pashije Munishi, të cilët në fakt kanë qenë një ansambël në vete, pasi kanë lozur në pothuaj të gjitha instrumentet muzikore, si në çifteli, sharki, fyell, kavall, me defe, surlja e mezhnica dhe kanë kënduar në dasma dhe ndeje që bëheshin në shtëpitë dhe familjet e lagjeve në Tugjec, Zajçec, Kremenatë e Meshinë. Jeta e vështirë dhe në skamje ka ndikuar që talenti i tyre të mbetet i pa shfrytëzuar në shkallën e duhur dhe të shuhet pa mbërri majat e artit të këndimit. Po ashtu janë të njohur edhe Hajrulah Veliu, Avdullah Hyseni dhe Malush Ajeti, ndërsa Selman Isufi ishte instrumentist i njohur në kavall, mezhnica dhe lahutë, të gjithë këta nga Zajçeci.
Nga Sfirca e Brendshme, janë të njohur interpretët dhe instrumentistët: Abdurrahman Sfirca, Muhamet Sfirca, Qazim Beha, Imer Emini, vëllezërit: Jetullah, Abaz dhe Zog Aliu, Kadri Abazi dhe Remzi Jakupi – Remi nga Banja e Sijarinës.
Nga fshati Prapashticë, gjurmë në fushën e kultivimit të folklorit burimor kanë lënë rapsodët:Ismajl Nuredini, Ejup Ibrahimi, Jahir Nuredini dhe solistja e mirënjohur Mihrije Prapashtica.
Nga fshati Marec, kanë qenë të njohur si rapsodë, vëllezërit: Rizah dhe Fejzullah Musliu. Nga fshati Mramor është i njohur rapsodi Muharrem Gashi dhe dikur ishte edhe Zeman Gashi. Nga fshati Slivovë , është i njohur rapsodi Zejnullah Bajrami dhe bija e tij, Arta Bajrami . Nga fshati Koliq, kontribut të çmueshëm ka dhënë edhe rapsodi Faik Binaku. Nga fshati Grashticë, është i njohur rapsodi Shaip Berisha dhe interpreti Lulëzim Krasniqi. Nga fshati Keçekollë, vjen interpreti shumë i njohur Naim Abazi e shumë të tjerë.
Do t’ u kërkoja falje paraprakisht, të gjithë atyre interpretove, apo instrumentistëve, të cilët pa dashje dhe pa qëllime mund t’i kem harrua, por me sugjerime dhe plotësime të një vullneti të mirë, në një të ardhme mund të botohet një monografi me të gjithë artistët popullor nga trevat e Malësisë së Gollakut.
Në fshatrat e Malësisë së Gollakut, herë pas here ka pasur edhe nisma të themelimit dhe veprimit të grupeve të vogla folklorike, apo edhe të shoqërive muzikore amatore. Përpjekje të këtilla janë bërë gati se në të gjitha shkollat fillore, por gjurmë më të mëdha kanë lënë grupet muzikore të fshatrave :Keçekollë, Marec, Strezoc, Tugjec, Lisockë, Velegllavë, Poliçkë dhe Desivojcë.
Në vitin 1970, në fshatin Tugjec, ka funksionuar SHKA”Shpresa e Malësisë” , e cila më vonë është ripërtërirë me emërimin e dëshmorit Nuhi Berisha .

Të parët me shkollim dhe arsimim muzikor në Malësinë e Gollakut
Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, në Malësinë e Gollakut, nuk kishte as një njeri, i cili do të dinte ta shkruaj një notë muzikore, apo ta vizatojë një pentagram. Nevojat për edukimin dhe arsimimin muzikor në shkollat tona ishin shumë të mëdha, por kushte për shkollim nuk kishte .
Njeriu i parë nga Malësia e Gollakut, i cili ia mësyu shkollimit profesional muzikor, ishte Selman (Lotë) Vaku, i njohur si Selman Vokshi, nga fshati Poliçkë, i cili atë kohë kishte mbaruar shkollën e mesme të muzikës në Prizren, e cila për herë të parë ishte hapur në vitin 1948 .
Rrugën e Selmanit, do ta ndjekin më vonë, Isa Jakupi dhe Esat Shkodra nga fshati Desivojcë, Zekë Isufi nga fshati Gjyrishec, Rexhep Munishi nga fshati Gëmicë, Hetem Berisha nga fshati Sfircë, Qazim Oruçi nga fshati Gllogovicë, Bajram Osmani nga fshati Hajkobillë, Bajram Behluli nga fshati Meshinë, Ahmet Dërguti nga fshati Brainë dhe vëllezërit Demir dhe Hazir Krasniqi , nga fshati Tugjec. Prej këtyre gjeneratave kanë dalë pedagogë muzikor, dirigjentë, instrumentistë, kompozitorë, etnomuzikolog, mbledhës të folklorit, interpreto të këngës etj.
Pas kësaj gjenerate të parë të muzikantëve të shkolluar, do të dalin edhe shumë të rinj , të cilët do ta ndjekin rrugën e paraardhësve të tyre: Kushtrim dhe Albina Jakupi, Sanije Matoshi; Visar, Lumnije dhe Enis Osmani, Dëfrim dhe Yll Behluli, Albana dhe Vatra Isufi, Përparim Krasniqi dhe shumë emra të rinj të muzikës së kultivuar artistike.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi