Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lediana Kapaj:VALËZIMIN E MARR HUA !

Shko poshtë

Lediana Kapaj:VALËZIMIN E MARR HUA ! Empty Lediana Kapaj:VALËZIMIN E MARR HUA !

Mesazh nga Agim Gashi Fri May 20, 2011 2:05 pm

Lediana Kapaj:VALËZIMIN E MARR HUA ! 229453_217777778252103_118736901489525_856431_4695392_nLediana Kapaj:VALËZIMIN E MARR HUA ! 188139_118736901489525_4826662_n

Lediana Kapaj:VALËZIMIN E MARR HUA !

Nga kjo brishtësi zemre që kurrë s'mbeti shkretë,
Ku u ndesh pikëllimi dhe ëndrra mori fletë,
Po shoh që loti hidhur me stinën fluturoi,
Mes flatrash të kalitur...Vetë ligësinë përçmoi!

Dhe ja ku erdh' Pranvera,mes tingujsh dorëlëshuar,
Më fal gonxhet e çeluara, aromash lulëzuar,
Dhe bashkë me bilbilin një kori i bashkohem,
Aty kullon magjia...Burimet ledhatohen!

Kur plagët do mjekoj me vesën për shërim,
Do hapin fletë lulet...Do lindi vargu im,
Ylberi do të mbijë nga një rrënojë e vjetër,
Dhe rimat papushim do hedhin jetë mbi letër!

Tek plazhi i bardhë kur ngjitem,valëzimin e marr hua,
Manteli i ngrohtë i ndjenjës me afsh këlthet : Të dua!
Dhe vuajtja e mëparshme dorëzohet rraskapitur...:
" Kjo forca e njeriut përherë më ka habitur"!!

© Lediana Kapaj
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi