Baki Ymeri: Zonja që fliste me lulet (Marieta Vasilesku)
Faqja 1 e 1
Baki Ymeri: Zonja që fliste me lulet (Marieta Vasilesku)
Dashamiret tona: Marieta Vasilesku
"Nuk merrem me politikë, por kam një respekt të hatashëm ndaj diplomatit Nikolae Titulesku dhe Mihai Emineskut, ëndërrimtari që pat thënë para një shekulli se shqipja është gjuha më e zhdërvjelltë në botë. Flas me lulet dhe flas me Emineskun. Bie në gjumë duke recituar vargjet e tij: Çka të dëshiroj unë ty, moj e ëmbla Rumani? Rumania ishte motra besnike e Shqipërisë. Shqiptarët e siguronin ekzistencën këtu. Para se të krijohej armata kombëtare, vendin e mbronin pandurët dhe çetat e arnautëve Mbaj mend arnautët e dikurshëm të Bukureshtit. Ishin rojtarë fabrikash e shtëpish të pasanikëve. Kishin veshjet e tyre specifike. Rumunët kishin besim të madh te ta, ngase nuk dinin ç’është përtacia, ç’është frika, mashtrimi, hajdutllëku, kodoshllëku. Besnikëria e tyre kaplonte përmasa hyjnore. Gazetat e përditshme bukureshtare botonin shpallje “Kërkojmë rojtar ekskluzivisht shqiptar”. Po qe se s’besoni, urdhëroni e i shfletoni ato në Bibliotekën e Akademisë!”.
Zonja që fliste me lulet
Nga Baki Ymeri
Ka lindur në Transilvani (1921), dhe ka jetuar në Bukuresht, ku është shuar para tre viteshi (2006). Ka kryer shkollën e sindikatave dhe është martuar në Bukuresht. Jeton në një zonë të bukur, tejmatanë Lulishtes së Mbretit. Edhe pse është amvisë e thjeshtë, e njeh historinë, letërsinë dhe gjeografinë e atdheut më mirë se një profesor gjimnazi. E ka njohur Ajvaz Vokën dhe Lazim Rexhepin, do kosovarë e malësorë të Sharrit, që ia patën shkelur pragun e shtëpisë. E ka pasur mik të shtëpisë Arian Milukën dhe Shpresa Bërdëllimën, është kunata e një shqiptari dhe admiruese e madhe e Mihai Emineskut. Ja disa nga kujtime e saj:
“Qysh në fëmijëri kisha një etje të hatashme ndaj Emineskut dhe vlerave të Tij. E lexoja, e recitoja, e ëndërroja. Mamaja më thoshte: Ti je vajza ime më e mençur. Babai qe plagosur në Luftën e Ribashkimit të Rumanisë, e cila zgjati katër vjet (1916/1919). U kthye nga lufta me 19 predha mortajash në trup. Jetoi një vjet dhe vdiq. Mamaja mbeti grua e ve me pesë fëmijë. U rritëm pa baba. Motra ime u martua me një ëmbëltor shqiptar. Kishte buzëqeshjen më të bukur në botë. Për nga pamja dukej e mbyllur, por e kishte shpirtin e florinjtë, ishte fisnike, besnike dhe amvise e shquar për ushqimet më të shijshme në Shipkovicë. E admironte kuzhinën, humorin, shpirtin shqiptar dhe qëndisjet artistike. Mua më pëlqente të lexoja sa më shumë. Lexoja çdo gjë që gjeja, sidomos vargjet e Emineskut. Eminesku dhe krenaria për të qenë shqiptar. Kështu thoshte kunati im, ngase përnga fizionomia Eminesku kishte pamje shqiptari. Eminesku e admironte shqipen, historinë shqiptare dhe folklorin shqiptar. Në të vërtetë, ai nuk ishte shqiptar, por admirimi i tij ndaj shqiptarëve ishte një admirim i hatashëm”.
Besnikëria e shqiptarëve kaplonte përmasa hyjnore
Ajvazi, Aurelia dhe Maria (1936) |
Kështu ishte dikur, ndërsa sot: shqiptar të jesh apo të mos jesh! Jo për të gjithë e kemi fjalën. Pas konsideratave të kësaj zonje bukureshtare, as që ka nevojë për komentim. Edhe gjermanët kishin besim të madh ndaj nesh dikur. Botonin artikuj me titujt “Albaner sind guter Arbeiter”, por punët filluan të ngatërroheshin me vërshimin e haramxhinjve të Ballkanit rrugëve të Europës, pas shpërthimit të revolucioneve antikomuniste në Maqedoni, në Kosovë, në Shqipëri, në Rumani, e gjetiu. Mahnitesh me besnikërinë e arnautëve të dikurshëm dhe neveritesh me veprimet e dallaverexhinjve të sotshëm. Jo për të mërgimtarët që e sigurojnë ekzistencën me djersë e kemi fjalën por për do fundrina talibaniste të antishqiptarizmit që shfrytëzojnë mediat elektronike për poshtërimin e gjuhës shqipe dhe vlerave legjendare të kombit shqiptar. Mos e kanë harruar Zotin vallë? “Ki kujdes mos të gabosh, na thotë zonja Marieta, ngase uji i lan të gjitha, por jo edhe mëkatet”.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi