Viktoroa Xhako:MBREMJA LETRARE
Faqja 1 e 1
Viktoroa Xhako:MBREMJA LETRARE
Viktoroa Xhako:MBREMJA LETRARE
(Fragment nga romani)
Babai i fali G. stilografin „Parker“, me majë floriri, me kapak vishnje e trup ngjyrë argjendi. Një vit plot ky stilograf u bë shoku i pandarë i G. Sa vargje hodhi G. me `të në bllokun e trashë me kapakë të verdhë. Vargjet buisnin në kokën e saj dhe miku i ngushtë, stilografi „Parker“, ia rrëshqiste mbi fletë. – Dua të vazhdoj studimet e larta për letërsi, - i tha babait.
…………Në pallatin e kulturës ishte organizuar një mbrëmje tematiko – vallëzimi. G. do të recitonte poezinë „Maliheri“, me të cilën kish fituar çmimin e parë në konkursin e rrethit letrar të gjimnazit.
„Po nuk do të rrish për vallëzim. Do të gjesh një shkak e do të largohesh“, ishte urdhëri.
G. veshi fustanin e saj të preferuar, me rombe të bardha e të kaltra. Andia po e priste. Ia shihte shqetësimin.
-Thuaji babit të jetë tek pallati i kulturës në orën pesë! – G. e pa me sytë e butë të trishtuar. –Ti do të vish tani me mua në shtëpinë time, të vesh edhe unë fustanin e bardhë me shirit të kaltër mbi gjoks, pastaj të dyja shkojmë në sallë! –
Vajzat u përshëndetën me babanë dhe u nisën. Duhej t`i binin qytetit mes për mes. Andia ia mori dorën G, ia futi poshtë krahut të saj dhe ecën me nxitim drejt shtëpisë. U gjendën në sallë pa shkuar ora pesë. Babai ish ulur në një karrige pranë derës. Në fytyrën e tij endej një buzëqeshje e lehtë. Vajza e tij do të recitonte përpara publikut!
-Pas recitimit duhet të largohemi, baba! –
Ishte mjaft e emocionuar. U afrua tek grupi i recituesve. Andia nuk ia ndante sytë. Recitimi i parë…i dytë….i gjashti emri i saj. Kish fituar vendin e parë.Tema e poezisë së saj nuk ish aktuale. Lufta kundër fesë, feja, opium për popullin. Për këtë luftë po shkruhej shumë. Kishin filluar kazmat e para për të shkallmuar kishat e xhamitë. Nënkua mbante në shtëpi ikonën, me shenjtin me emrin e babait. Prandaj G. kish zgjedhur një temë tjetër, po aq aktuale. Luftën për liri!
Recitoi me vështirësi. Sytë e sallës, mbi `të. Sytë e qeshur të babait, mbi `të. U drodh sikur një tufë fijesh të zhveshura elektrike e fshikulluan si gjarpërinj. Në këmbë, pranë babait, „ai“, me sytë blu të thellë, si deti. Mbërthyer tek G. Diçka kish folur me babanë, sepse u përkul përsëri tek goja e babait, e përsëri ngriti blunë e thellë mbi G.Vazhdoi të recitonte. Me mundim. Duke iu dridhur zëri. Duke iu mbajtur fryma. Faqet po i pëlcisnin nga zjarri. Mbaroi. Në sallë pllakosi heshtja. G. vari kokën. Keq! Ajo nuk dinte të recitonte. Ngriti ngadalë dorën me fletën ku ish poezia, që të fshihte sytë.
Dy pëllëmbë trokëllitën. Andia duartrokiti e para. Pastaj salla. G. uli dorën menjëherë. Pa nga babai! Andia e përqafoi. „Danubi blu“ u çlirua nga orkestra dhe përfshiu sallën.
–Eja, baba! Duhet të shkojmë! –
Babai i përkëdheli kaçurrelat.
-Vallëzo me djalin! –
-Duhet të shkojmë, baba! –
Sytë e zinj të babait e panë me çudi.
-Vallëzo me djalin! – përsëriti.
G. iu muar fryma. Pa dorën e zgjatur drejt saj, ngriti sytë një çast, i uli sërish dhe eci pas tij drejt pistës. Aq shumë ishte e hutuar, e tronditur, sa nuk i la babait fletën me poezinë. Vallëzoi si e ngrirë. Rrëshqitasi pa sytë e Andias. Të pikëlluar. Fleta me poezinë, në supin e tij. Sytë e saj në gjoksin e tij. Nuk rrotullohej dot se i hapej fustani, mbushur me pala. Nuk shkëmbyen asnjë fjalë. As emrat. Dy sy të ftohtë, pa ngjyrë, ndiqnin G. me vëmendje. Pas vallëzimit pati pak humor. Një recitim:
“O ju dele të argjendta,
Lum si ju çfarë mbani brenda………”
G. mori babanë prej dore e të dy, në heshtje, dolën nga salla. Nuk i pa sytë blu që t`i përshëndeste. Blunë e tyre e kishte brenda vetes. Si atë ditë në pishinë...........
VIKTORIA XHAKO
(ZHORZH SAND)
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi