Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Feith i zhgënjyer me EULEX-in

Shko poshtë

Feith i zhgënjyer me EULEX-in Empty Feith i zhgënjyer me EULEX-in

Mesazh nga Agim Gashi Mon May 23, 2011 1:59 pm

Feith i zhgënjyer me EULEX-in


Feith i zhgënjyer me EULEX-in N24Piter_Feith

Pasi që e ka hequr njërën kapelë, atë të përfaqësuesit të Bashkimit Evropian, Piter Feith nuk ka hezituar ta bombardojë me kritika misionin e EULEX-it.

Feith, i cili tashmë është vetëm shef i ICO-së, për herë të parë publikisht akuzon EULEX-in se nuk është proaktiv, duke bërë me dije se ka pritur shumë më shumë nga ky mision, posaçërisht sa i përket forcimit të sundimit të ligjit në veri.

"Me të vërtetë mendoj që EULEX-i duhet të jetë më proaktiv në veri dhe duhet të shohim se po merren aksione kundër disa kriminelëve atje, të cilët nuk kanë kurrfarë legjitimiteti", thotë Feith.

Në një intervistë për meiet, Feith shprehet i habitur pse është larguar nga pozita e guvernatorit Hashim Rexhepi, pasi që, siç thotë ai, ende nuk ka përgjigje se cilat janë akuzat ndaj këtij të fundit, pse është vënë në paraburgim për 4 muaj dhe pse po pret për 6 muaj që t'i mësojë akuzat ndaj tij.

Ai ankohet se forca brenda Qeverisë së Kosovës dhe EULEX-it po e pengojnë në ushtrimin e autoritetit të tij në BQK, të cilat pengesa i duken të neveritshme.

Feith shpreson se mbikëqyrja e pavarësisë së Kosovës do të përfundojë vitin që vjen, ndërsa nga bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradi pret që të zgjidhen shumë çështje teknike.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi