Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dona Buxhovi:Nga vargjet e Bashkim Buxhovit:ERË E LINDJES...

Shko poshtë

Dona Buxhovi:Nga vargjet e Bashkim Buxhovit:ERË E LINDJES... Empty Dona Buxhovi:Nga vargjet e Bashkim Buxhovit:ERË E LINDJES...

Mesazh nga Agim Gashi Mon May 23, 2011 6:07 pm

Dona Buxhovi:Nga vargjet e Bashkim Buxhovit:ERË E LINDJES... 225308_151626608239653_100001769444142_295999_314014_nDona Buxhovi:Nga vargjet e Bashkim Buxhovit:ERË E LINDJES... 157271_100001769444142_3219633_n

Dona Buxhovi:Nga vargjet e Bashkim Buxhovit:ERË E LINDJES...

Se ç’na bëri kjo erë e lindjes,
n’bosht t’korrizit që na shtrembëroi,
sepse hise na i ra kësaj shpindes,
mbarë Europen nga ajo t’shpëtoi...
Ashtu kërrusur sot siç kem mbetur,
gjerë nga zoti pa pasë shpëtim,
t’mos kemë shpindë të fortë për lindje!
t’mos kemë fytërë as për përëndim...


DUKE PRITUR TRENIN...

Duke pritur trenin që të shkoja kudo-dikund,
si letër n’tokë e hedhur unë ndjehesha atëherë,
që turbulencat e ajrit nga lokomotivat e pafund,
qetë në vend s’e linin, pa e ngitur pesh në erë...
Edhe pse si i padukshëm mes njerëzve të tjerë,
atë botë t’civilizuar shumë gjatë e pata ëndërruar,
gjysmë i lumtur isha, por edhe gjysmë i mjerë,
“Veç mos t’më deportojnë”, mendoja i frikësuar...

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi