Vetëflijimet heroike të nacionalistëve mirditorë për të mos rënë të gjallë në duart e komunistëve
Faqja 1 e 1
Vetëflijimet heroike të nacionalistëve mirditorë për të mos rënë të gjallë në duart e komunistëve
Vetëflijimet heroike të nacionalistëve mirditorë për të mos rënë të gjallë në duart e komunistëve
Mr.sc. Nue Oroshi
Shfletimi i historisë
Vetëflijimet heroike shqiptare përgjithësisht janë të njohura në historinë tonë kombëtare. Atdhetarët shqiptarë nëpër luftëra të ndryshme kur nuk shihnin shtegdalje, pas përfundimit të municionit, apo kur gjendeshin të rrethuar dhe pa rrugëdalje tjetër, ata fishekët e fundit gjithnjë i ruanin për vetën, për të mos ra të gjallë në duart e armiqve të kombit shqiptar, të cilët nuk ishin të pakët, qoftë të armiqve aziatikë, qoftë të atyre karpatianë. Edhe luftëtarët e Gjergj Kastriotit Skënderbeut vetëflijoheshin në mënyra të ndryshme, që, vetëm e vetëm mos të bijën të gjallë në duart e osmanlinjve. Është i njohur vetëflijimi i Oso Kukës në Kullë, duke eksploduar Kullën dhe njëkohësisht së bashku me vetën, ai vrau edhe shumë armiq të kombit shqiptar.
Heronjtë shqiptarë vetëflijoheshin në mënyra të ndryshme, me të vetmin qëllim, për të mbajtur besën e dhënë; për të respektuar betimin e dhënë; se, deri sa ti rrahë vetëm një damar i zemrës, nuk do ta thenë besën e dhënë. Të edukuar me parimin e nderit, besës dhe burrnisë, shqiptarët e Mirditës me shumë së në çdo krahinë tjetër, ditën që ta mbajnë, ta ruajnë dhe ta respektojnë besën, nderin, burrninë, traditën dhe shumë gjëra të shenjta, që e mbajtën gjallë emrin dhe nderin e shqiptarit.
Edhe kur mortaja e kuqe depërtoi si ideologji tek një pjesë e prapambetur shqipfolësish, u gjetën djem atdhetarë dhe nacionalistë që nuk ju nënshtruan djallit të kuq, si e quante Fishta ynë i madh ideologjinë komuniste, por luftuan deri në pikën e fundit të gjakut, për të mbrojtur nderin dhe dinjitetin e kombit shqiptar. Dhe, kjo rezistencë ishte e madhe në mbarë krahinat shqiptare, pa asnjë dallim, por qendër e gjithë kësaj rezistence ishte, si gjithnjë nëpër shekuj, Mirdita Kreshnike, apo siç do të na përshkruante këtë rezistencë, komandanti i rezistencës kombëtare, në mbarë Shqipërinë Etnike, Kapidan dr. Mark Gjon Marku në një poezi të tij, i cili përveçse luftëtar, ai ishte edhe një poet i talentuar, por, mjerisht, që deri më tani kemi gjetur vetëm një poezi të tij.
Me titull, “Shqipnia mbi qdo gja”, që është një thirrje dhe kushtrim për nacionalizmen shqiptare, e, që po e japim në tërësi:
Atje nder malet e Shqipnis
Ku shqypja rrit zogjt e liris
Larg vales kuqe t’bolshevizimit
Larg rrenes e t’merrit t’pansllavizmit
Lanun familje braktisun shpi
Shqipnin n’zemer flamurin ngji,
pushken n’tef te krahit,besimin n’Zotin
do djelma trima e kalojn motin
per ta Shqipnia asht mbi qdo gja
/prandaji shqiptarit ja lshojn njiza
Shqiptar-shqiptar mos harro fen
Nderen ta mbajsh ta duesh atdhen
Sot komunizmi don me t’korit
Ke sllavi vendin ty ta ka shit.
Prandaj, komandanti legjendar i Rezistencës Kombëtare, Kapidan dr Mark Gjon Marku, i pari do ta japë shembullin e nderit, besës dhe burrnisë, ku do të bije në mënyrë heroike. Duke u bazuar në shkrimet e bëra nga Lajmëtari i të Mërguemit, numër i posaçëm, me rastin e 25 vjetorit të themelimit të Bllokut Kombëtar Indipindent, rënien heroike të kapidan dr Mark Gjon Markut e përshkruan në këtë mënyrë: -E mbajti besën, i pari Mark Gjomarkaj, Prisi i atyre Petritave, që ne atë ditë fatzeze të 14 Qershorit 1946, në Bojtinë të Perlatit, në përleshje me komunistët, bri atij filizi të ri Nikollë Perpjetrit, i cili u këput prej plumbave të tradhtarëve të Shqipnisë, plagoset rëndë dhe aty mbet.
Lëmekë e shkri energjishë, për mos me u kapë i gjallë, ia dha vendit, e diq njashtu si dinë me dekë Kapidanat e Mirditës, tue dhanë shembullin e trimnisë e të vendosmërisë. Kur Komandanti i Luftës bjen heroikisht, atë rrugë të tij e vazhdojnë edhe ushtarët e tij besnikë, të cilët nuk e thejnë Betimin, edhe kur duhet të vendoset në mes ndarjes fizike, dhe, më vonë përjetsisë apo ligështiminë dhe poshtërimin e mëvonshem. Por Gjon Ndue Marku i njohur me emrin (Gjoni i Zi), nuk lejon assesi vetën që të poshtnohet nga komunistët por e ndjekë shembullin e komandatit të tij.
Gjon Ndue Marku (Gjoni i Zi), i cili në atë ditë të trishtushme të 24 Dhjetorit 1946, të rrethimit të tij, kur pa se shokët po kthejnë me marrë të plagosun, e për mos me i damtue, u vikati: gajretni burra e rueni vetin, dhe me revolver në dorë u tha: rrnoftë Shqipnia, e u pashim në jetën e pasosum, dhe e lujti gishtin.
Edhe Gjon Ndue Marku e deshti jetën, por ai ishte i plagosur, dhe duke parë vetën pa shtegdalje shpejtoi që të bije heroikisht, vetëm e vetëm që ti shpëtoi shokët e tij, të cilët ishin nisur, që të gjallë apo të vdekur ta nxjerrrin nga rrethimi trimin nacionalist, Gjon Ndue Marku (Gjoni i Zi). Për këto heroizma të nacionalistëve Mirditorë mund të shkruajmë libra të tërë. Heroizem të pashoq treguan edhe nacionalistët Mirditorë, si, Gjin Jaku, Zef Shkurti e Preng Ruqi, të cilët njëzëri, si në kor, ja dhezën vedit për ta mbajtur besën e dhënë.
Ata në lulën e rinisë e lanë jetën peng për Shqipërinë, që ajo të bëhet demokratike; Shqipëri me orientim të drejt Kombëtar.
Por, besa ishte thadrue në zemrat e luftëtarëve të Lirisë. Ishte Thadrue në zemrat e Gjin Jakut, Zef Shkurtit e Preng Ruqit, të cilët me 23 Mars 1947, mbas 6 orë luftimi, e, mbasi mbaruen fishekët, për mos me thy Besën që kishin dhanë, tue marrë hallallin njani tjetrit, të tre si ishin, për njëherë ja kallën vedit. Tre të rinjë në moshë te re, kurë duhet ta bëjnë jetën të lirë, mu në shkrepat dhe kreshtat e bukura të Mirditës, ranë dëshmorë për mbrojtjen e Shqipërisë Etnike, Gjin Jaku, Zef Shkurti e Preng Ruqi.
Trimëria e pashembullt e djalit të Oroshit Mhill Kolë Gjata, ishte një rënje heroike, e që mund ta bëjnë vetëm herojtë e kombit. Ai u shkri në flakë të barutit, i cili për mos me u lidhë për së gjalli nxuer granatën e ndezi, e vuni në tokë, dhe tue këndue vendoi kryet mbi ta. Granata plasi tue ia flakrue n’ajr të thermuem. Këso therorizmash, e tjera ma t’mdhaja, ditën të bajnë ndjeksat e Mark Gjomarkajt.
Pas rënjesë heroike të Kapidan Mark Gjon Markut, udhëheqjen e forcave nacionaliste e kishte marrë vëllai i tij i tretë, Llesh Gjon Marku.
E gjakun e pastër ja fali atdheut Llesh Gjomarkaj, ai pinjuell i denjë i asaj Dere fisnikësh, qi me 8 Gusht 1947, në Munegjë të Simonitë, bashkë me Marka Gerin e Tunë Nikollin, mbas sa orësh luftimi, ra dishmuer për lirinë e Shqipnisë. Kapidan Llesh Gjon Marku bie dëshmor në moshën 28 vjeçare. Është për t’u theksuar, se mosha e këtyre nacionalistëve të Shqipërisë Etnike sillet prej moshës 17-35 vjeçare, i takonin gjeneratës diellore, që kishin marrë përsipër, pas fitores së forcave nacionaliste ta zhvillonin dhe përparonin Shqipërinë Etnike, por, që mordja e kuqe jau ndërpreu projektet dhe planet për ta bërë Shqipërinë Shqipëri. Vargu i shembujve heroikë të luftëtarëve Mirditorë nuk ka të ndalurë - e i çelikt u diftue Bardhok Jak Bajraktari i Dibrrit në rrethimin qi u ba në Kaster të kashnjetit. Atëherë kur iu sosë municioni dhe brofi në kambë, e duel prej istikamit, e, me allti në dorë u drejtue kah komunistat tue ju piskatë:
Qe, ku ashtë Bardhok Jak Bajraktari, por ta dini se klyshët e Rusisë nuk e qesin gjallë në dorë, dhe e shkrepi në tamth të kresë. Anmikut të kombit e të njerzimit i ngeli pushka për faqe.
Vijon
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi