Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sofia Ziri:...

Shko poshtë

Sofia Ziri:... Empty Sofia Ziri:...

Mesazh nga Agim Gashi Mon May 23, 2011 10:03 pm

Sofia Ziri:... 227571_185145378200961_100001165007247_447205_7451508_n
Sofia Ziri:... 174516_100001165007247_6636208_n
Sofia Ziri:...

I mjelmët
loti,
dielli i fëmijërisë
time
kështu lindi.

I rëndë guri.

Aq rëndë
peshon,
si një dhimbje.

E pashë
në ëndërr
kur pulëbardhat
po lanin
pendët e tyre.

E njoha
menjëherë.

Aty,
kremtova gëzimin
e jetës,
buzëqeshjen e parë
lundrova n’ato ujëra.

Kam lindur
nga hiri i mendjes,
po ashtu,
dua të kthehem.

Prandaj,
mbledh copat e dritës
së thyer,
ku,
më shfaqin
portreti tënd
hijerëndë.

Sa bukur qesh...

Në limanin e lotëve
të rrjedhur,
ankoroj trupin,
n’atë anë
ku,
me shaminë e gëzimin,
fshij
hidhërimin tënd,
ndërsa ti,
kthen heshtjen e akullt’
në sallë koncertesh.

Dua ta thyej
këtë heshtje.

Brenda botës time
zbulova universin,
gjysmëhënëza
më mbështolli
të tërën
me magjinë
e mbrëmjes.

Humba
deri në t’aguar,
mbasi,
kisha lindur
me ardhjen
e pranverës,
por,
vjeshta ankoroi
dhimbjet e drithmave
të kohës.

Eshtrat e mendjes
nisën
të zvogëlohen.

Shihnin,
si digjej horizonti.

Heshtja,
u ul në radhën e parë,
u frikësuan
të gjitha indet.

Mendimin tënd,
vendosa
në prehërin tim
të butë,
për t’a mbrojtur
ndërsa,
në agimin e ditës së shtunë,
mbolla kopshtit
karajfila,
fijet e barit përdora
të lidhja tufat,
era mos i shkundëte.

Sfera e tokës
përreth
u ndriçua.

U hapa portën,
buzëqeshjeve...


Sofia Ziri
Foto,tablo në vaj nga Françesk Ziri...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi