Veteranët u shkruajnë veteranëve
Veteranët u shkruajnë veteranëve
Veteranët u shkruajnë veteranëve
Për herë të parë veteranët e UÇK-së i dërgojnë letër të hapur veteranëve të luftës së Serbisë. Atyre u tërhiqet vërejtja për organizimet që janë duke i bërë për destabilizim të Kosovës dhe u kërkohet paqe dhe fqinjësi e mirë.
Nga Jeton Musliu më 26.03.2009 në ora 14:58
Edhe optimistet më të mëdhenj nuk do të kishin menduar një kthesë të tillë prej 180 gradë, të cilën, veteranët e luftës së ish UÇK-së, e kanë bërë të enjten.
Organizata e Veteranëve të Luftës së ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, (OVL-UÇK), i ka dërguar një letër të hapur dhe direkt, atyre me të cilët dhjet vjet më parë kanë luftuar, Shoqatës së Veteranëve të Luftës në Serbi.
Me këtë letër, veteranëve serbë u kërkohet paqe dhe fqinjësi e mirë.
Në letrën e cila është e shtrirë në tri faqe dhe nis me “të nderuar kolegë”, OVL e UÇK-së, ua shpjegojnë në fillim kolegëve të tyre serbë, historinë e Kosovës nga viti 1912, deri me 1999.
“Në statutin tuaj parashihni edhe gatishmërinë e ruajtjes së kufijve të Serbisë ‘etnike’, që sipas jush duhet të përfshihen pjesët e Bosnje e Hercegovinës, Kosova dhe një pjesë e Kroacisë – edhe pse ju e dini mirë që, Kosova ka mbi 90 për qind shqiptarë”, nis letra e veteranëve të Kosovës.
Më tej në të thuhet se në kuadër të këtyre lëvizjeve, veteranët e Serbisë kanë formuar dhe aktivizuar me të madhe “Gardën e Car Llazarit”, “Lëvizjen e Bashkuar të Popullit Serb”, apo “Shërbimin Sekret në Kosovë e Metohi”.
“Ju pretendoni realizimin e vendimit të Qeverisë së Serbisë, të vitit 1997, për ndarjen e tokave kishtare në Kosovë, të gjithë luftëtarëve që kanë luftuar dhe eventualisht do të luftojnë për “Kosovë e Metohi””, vazhdohet më tej në këtë letër e përcjell edhe me detaje.
“Kështu nga kinse 24 hektarë të tokës si pronë e Kishës së Deçanit, atë e keni rritur në 700 hektarë, apo të kinse pasurisë së Nikolla Pashiqit, i cili në emër të shpërblimit nga ish Mbretëria Serbe, për hir të aneksimit të tokave shqiptare në “Serbinë e Vjetër”, ia ndatë 3 mijë hektarë tokë në Gazimestan, e në shumë vendeve të tjera ua shtuat pasurinë manastireve dhe kishave ku sipas projekteve të politikës serbe e nën mbikëqyrje të forcave ndërkombëtare po tentoni t’i populloni”, shkruajnë më tej veteranët e UÇK-së.
Në pjesën e dytë të letrës, ata kanë përmendur gjenocidin Serbisë mbi Kosovën dhe nenet e konventave ndërkombëtare të cilat ndalojnë shkatërrimin ne masë të pasurisë, ashtu sic kanë bërë serbët në vitet e mëhershme.
Ndërkohë, në pjesën e parafundit të letrës, veteranët e Kosovës kanë shkruar pikat kryesore, sipas të cilëve “historia e Kosovës nuk fillon me mesjetën”.
“Kosova me trojet tjera etnike shqiptare ka qenë gjithmonë e okupuar që nga Bizanti, Romakët, Bullgarët, Sllavët e jugut dhe Otomanët kurse Shqiptarët në tokat e tyre, gjithnjë kanë qenë popull etnik”, shkruajnë veteranët e UÇK-së në letrën dërguar kolegëve të tyre në Serbi.
Madje në këtë rast ata u kanë përmendur edhe autorët se ku mund të gjejnë këto të dhëna e që sipas tyre janë Joklin, Hann, Millojeviq, Gopçeviq, Tucoviq e Kërstiq.
Pasi shkruajnë edhe dallimet e shqiptarëve që kanë me serbët në kulturë, prejardhjen ilire, apo imponimin e toponimeve sllave në vendbanime të ndryshme, jepet edhe porosia kryesore.
“Të nderuar kolegë. Ne deklarojmë botërisht se duam paqe, stabilitet dhe siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim etnie, feje apo ideologjie, në pajtim me vlerat për bashkëjetesë, mirëkuptim dhe harmoni ndëretnike, ndërfetare dhe ndër njerëzore”, thuhet në këtë letër.
Sipas veteranëve të Kosovës, ata janë kundër një shpërthimi të ri të luftës në Kosovë e trojet tjera etnike shqiptare.
“Luftëra këto që ju po i përgatitni sipas interesave tuaja false, arkaike dhe anakronike; jemi kundër një lufte të re sepse i kemi parë pasojat, shkatërrimet dhe dëmtimet në njerëz, në pronë, në industri dhe e kemi përjetuar cenimin e lirisë dhe jetës së njeriut, dhe pikërisht për këtë ne nuk duam përsëritjen e një historie makabre”, shkruajnë më tej veteranët, të cilët megjithatë në fund shprehen të gatshëm për mbrojtje.
“Në rast të ndonjë agresioni në atdheun tonë, ne ua bëjmë të ditur, se nuk do të kursejmë asgjë për të mbrojtur familjet tona, pronat tona dhe atdheun tonë. Do të jemi të gatshëm të mbrojmë popullin dhe trojet tona etnike”, shkruajnë veteranët e ish UÇK-së.
Kjo është hera e parë që OVL e UÇK-së shkruan një letër të tillë e për më tepër u dërgohet veteranëve të luftës së Serbisë.
Zgjedhjet e fundit në këtë organizatë janë mbajtur vetëm disa javë më parë dhe në vend të Faik Fazliut në krye të saj është zgjedhur Muharrem Xhemajli.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi