Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bedri Çoku:PSE DO TË ISHA NJË MENDJE ME ISMAIL KADARENË?

Shko poshtë

Bedri Çoku:PSE DO TË ISHA NJË MENDJE ME ISMAIL KADARENË? Empty Bedri Çoku:PSE DO TË ISHA NJË MENDJE ME ISMAIL KADARENË?

Mesazh nga Agim Gashi Tue May 24, 2011 5:08 pm

Bedri Çoku:PSE DO TË ISHA NJË MENDJE ME ISMAIL KADARENË? Bedri-Çoku

Bedri Çoku:PSE DO TË ISHA NJË MENDJE ME ISMAIL KADARENË?

Kërkesa e gjeniut të letrave shqip bërë z. Lulzim Bashës për "tërheqje nga gara për Kryetar i Bashkisë së Tiranës, për të mos çuar vendin prapa, në errësirë", ishte një rrufe në qiell të pastër për të gjithë shqiptarët, por veçanërisht për votuesit e 8 Majit, në zgjedhjet administrative. Isha edhe unë një nga votuesit këtë herë, si shumë shqiptarë të kryeqytetit, për të votuar me gëzim, pasi kandidati i së djathtës na frymëzoi të gjithëve me fushatën e tij, model, duke na dhënë shpresë për një qeverisje të ëndërruar shumë këto njëzet vjet në tranzicion. “Shyqyr, thamë, doli, më në fund njeriu që kishim pritur kaq gjatë, me cilësitë dhe shpirtin e atdhetarit demokrat”. Këto fjalë i pëshpëritnin njerëzit të gëzuar sa herë shfaqej Lulzim Basha para njerëzve të thjeshtë dhe intelektualëve.
Nuk kishim parë kurrë kandidat kaq të sjellshëm e të ngarkuar me projekte dhe arsyetime që të bënin të besoje se para shqiptarëve, qoftë nga aftësia intelektuale dhe profesionale, qoftë nga pamja e jashtme, thoshe se gjendeshim para një “Mesie”, me origjinë shqiptare...
Po, do të isha me një mendje me Ismail Kadarenë, nëse përballë Ramës do të kishte qenë Mustafaj për PD, që gëzonte simpati të madhe më tepër tek të majtët se sa tek të djathtët, nga nostalgjia që ata kishin për zëvendësin e Nexhmije Hoxhës në Institututin e Studimeve Marksiste–Leniniste, madje edhe si një kandidat i adaptuar në Partinë Demokratike dhe jo anëtar i saj.
Po, nëse ky kandidat do të ishte vërtet shkak i trazirave politike deri në destabilizimin e vendit, unë, ish i burgosuri politik që diktatura më pushkatoi rininë për idealet e lirisë, do ta mbështesja Ismail Kadarenë. Sepse nuk kishte ndonjë ndryshim esencial midis dy kandidatëve me prejardhje komuniste. Në këtë rast ishte më i mirë Rama...
Të njëjtën logjikë do të ndiqja edhe me kandidaturën e Spartak Ngjelës, përballë Edi Ramën... Pavarësisht se Ngjela, realisht, bëri një fushat dinjitoze... edhe këtë herë unë do të isha me një mendje me Gjeniun tonë. Përballë dy djemve të Bllokut, natyrisht më e bujshme për nga performanca në atë kohë, e Edit ishte me e votueshmja...
Do të abstenoja në rastin me Olldashin, jo për arsyet e dy të parëve, por thjesht ngaqë ai nuk zhvilloi ndonjë fushat mbresëlënëse e, mbi të gjitha, fatkeqësisht, për arsye që ende nuk janë thënë, ai nuk gëzoi totalisht mbështetjen e të gjithë detashmentit të PD...

Ndërsa këtë herë, me Lulzim Bashën, Gjeniu e pësoi si puna e mjeshtrit me skulpturën e luanit gojëhapur, të cilin e korrigjoi fëmija kureshtar, që, pasi futi dorën në gojën e tij, u tha prindërve se luani nuk kishte gjuhën aty brenda...
Jam i ndërgjegjshëm, si të gjithë patriotët e mi, nga mendja, patriotizmi dhe dijetarja jemi si fëmijë para Gjeniut tonë, por ja që, ka raste edhe këta, mjeshtrit, “gabojnë”... Vetëm këtë herë nuk duhet të kishte gabuar. Do të isha me një mendje me Gjeniun e letrave shqip, nëse Lulzim Basha do të kishte pasur qoftë edhe një nga arsyet e kandidaturave të parashkruara më lartë kundra Edi Ramës, por jo, kurrë, arsyen e kthimit prapa të Shqipërisë pse Lulzim Basha theu mitin e “djalit më të fuqishëm të Blloku komunist” dhe kjo do të ishte me pasoja të pariparueshme.
Unë, personalisht, jam mirëkuptuar disa herë me shkrimtarin tonë të përbotshëm, ia kam shprehur adhurimin tim për artin e tij të madh, por mbi të gjitha për qëndrimin e qashtër postkumunist, si i vetmi nga “të përkëdhelurit" e diktaturës, që ka kërkuar me konsekuencë dënimin e krimeve të komunizmit dhe formimin e shtetit ligjor në Shqipëri. As e ve në dyshim që ai është i tillë deri në vdekje. Por ky debat që po bëhet për letër-kërkesën e tij, jo vetëm që nuk ia ulë vlerën e madhe si shkrimtar dhe njeri i parimeve madhore, por edhe e bënë më interesantë. Paçka se në politikë ka ligje dhe rregulla të tjera loje. Qëllimi i tij, pa më të voglin dyshim, është madhor. I palëkundur për të mirën e Shqipërisë, por vetëm se, në këtë rast, për mendimin tim, ka vetëm një shkarje të vogël, njerëzore, ndoshta edhe të pakonceptueshme për ne, njerëzit e zakonshëm...
Unë dhe më shumë se gjysma e shqiptarëve, besoj, e kemi pritur këtë ditë që të thyhej realisht miti i pushtetit të rrënjosur ligësisht e tinëzisht i komunistëve në Shqipëri. E, ndoshta, për këtë rast shkrimtari ynë i madh nuk do ta miratojë këtë ngjarje historike për vendin tonë, me mendimin e tij tejpamës se, mbase, është shpejt për të triumfuar realisht kundra modelit të deformuar të qeveritarit “patriot dhe demokrat” të këtyre njëzetë vjetëve. Dhe thotë: “ Tërhiqu!”... Po, do të isha me një mendje me Ismail Kadarenë që të tërhiqeshim, nëse vërtet Shqipëria dhe shqiptarët do të kishin qenë në një status të mëparshëm, të panjohur ndërkombëtarisht dhe të pambështetur nga shtetet e mëdha demokratike, Shqipëria nuk do të ishte anëtare e NATO-s, nuk do të ishte kandidate për në BE, madje do të ishim ende si njerëz të
dorës së dytë në Evropë e gjetkë, përkundrazi jemi të barabartë me të gjithë qytetarët e botës së civilizuar, si të tillë, ma do mendje se shqiptarët nuk do të tremben më nga “gogoli i moskovit”, si atëherë, kur ai kishte shtrirë kthetrat në të gjithë botën dhe hante koka njerëzish dhe rrëmbente troje dhe hapësira gjeografike...
I dashur Gjeni, do të kisha qenë në një mendje me Ty, nëse nuk do të ishin këto arsyet e mia që, fatkeqësisht këtë herë na ndajnë, me shpresë se tejpamja Jote prej gjeniu nuk do të realizohet për kthimin prapa të Shqipërisë, me njerëz në qeverisje si Lulzim Basha dhe miqtë e vërtetë të shqiptarëve, amerikanët dhe evropianët... Më tepër se gjysma e shqiptarëve tashmë e kanë miratuar këtë të ardhme dhe s’besoj të ekzistojë më arsyeja që ç’del nga “vezët e gjarprit” të kenë forcë për ta sunduar ende me anë të helmit komunist, Shqipërinë...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi