Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ramadan Emini:RACA SHQIPTARE

Shko poshtë

Ramadan Emini:RACA SHQIPTARE Empty Ramadan Emini:RACA SHQIPTARE

Mesazh nga Agim Gashi Wed May 25, 2011 1:41 pm

Ramadan Emini:RACA SHQIPTARE 250969_149693135100655_100001799075412_275008_7188685_n
Ramadan Emini:RACA SHQIPTARE 211640_100001799075412_7921529_n
Ramadan Emini:RACA SHQIPTARE

SYTË DHE FLOKËT

NGJYRA E SYVE: Varet nga dy ngjyra të agut (iridit) nga të cilat njëra ndodhet në sipërfaqen e brendshme, tjetra në të jashtmen. Ndër albinët (sybardhët) këto ngjyra mungojnë që të dyja dhe agu merr nga gjaku ngjyrën e trëndafilit. Në sytë bojëqielli mungon vetëm ngjyra e jashtme, kurse e brendshmja është e kuqe e çelët. Edhe në sytë ngjyrë ulliri të hapët thuajse mungon ngjyra e përparme e agut, por kjo shtohet gjithnjë e më tepër në sytë me ag ngjyrë gështenje të errët e të zezë. Në trashëgimi ngjyra e syve ndjek ligjet mendeliane.

NGJYRA E FLOKEVE: Edhe ngjyra e flokëve jepet prej dy ngjyrash: njëra e verdhë në të skuqur përhapet barabar në të gjithë qimen dhe tjetra e gështenjtë përhaper si pluhur në kokrra të vogla. Kur kjo e fundit mungon flokët janë të kuq. Edhe për flokët është vërtetuar mendelizmi: flokët e gështenjtë, për shembull, nuk janë prodhimi mesatar që rrjedh nga kryqëzimi i një flokëverdhi me një flokëzi, por përbëjnë një karakter të pavarur. Ka rëndësi të dihet edhe se ngjyra më e errët është zotëruese mbi ngjyrën më të hapët, por kjo vlenë vetëm për të rriturit; fëmijët shumë herë kanë flokë me bojë të çelët që vijnë duke u nxirë me kalimin e moshës.

Tek Shqiptarët (pasardhësit e pellazgo-ilirëve) dominon ngjyra e errët e flokëve dhe syve deri në kafe të mbylltë; më e vogël është përqindja me ngjyrë të përzier dhe akoma më e vogël përqindja e atyre me ngjyrë të hapët. Mirëpo, duhet cekur se përderisa përqindja me flokë të hapët është shumë e vogël, ajo e ageve (iridave të syrit) të qelët është shumë më e madhe...Antropologët që janë marrë me këtë i përshkruajne shqiptarët si popull me sy të qartë. Edhe ata shqiptarë që i kanë ngjyrën e hapët të syve dhe flokëve i kanë sytë e qartë.
Duke u bazuar në studimet qe ka bërë Wenigeri dhe të tjerë, tek shqiptarët kanë dalë këto rezultate:


Sy të errët.......................................................58,6 %
Sy me ngjyrë të përzier..................................32,6 %
Sy të kaltër (të qelët)....................................... 8,5 %
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi