Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ramadan Emini sjell poezinë:Ndryshim ka të Avni Klinakut

Shko poshtë

Ramadan Emini sjell poezinë:Ndryshim ka të Avni Klinakut Empty Ramadan Emini sjell poezinë:Ndryshim ka të Avni Klinakut

Mesazh nga Agim Gashi Wed May 25, 2011 2:39 pm

Ramadan Emini sjell poezinë:Ndryshim ka të Avni Klinakut 211640_100001799075412_7921529_n
Ramadan Emini sjell poezinë:Ndryshim ka të Avni Klinakut
Ramadan Emini sjell poezinë:Ndryshim ka të Avni Klinakut 247779_149702801766355_100001799075412_275065_7149735_n
IRENA PAPAS, Aktorja me fame boterore, arvanitase e Greqise, qe luajti ne filmin e ODISEUT (rolin e Penelopes) bashke me Bekim Fehmiun.
Ramadan Emini sjell poezinë:Ndryshim ka të Avni Klinakut Images?q=tbn:ANd9GcR1Q6riBSxKkI5WCHst5eMnS2yHP6wzVPm56_pAPg7Ft25LLRCT
Avni Klinaku:NDRYSHIM KA
(kushtuar Hanife Males, bashkeshortes se Rexhep Males)

Ka një ndryshim
ne mes te Penelopës greke
dhe Penelopës shqiptare
një ndryshim megjithatë ka:
Penelopa greke priste njerinë -
Penelopa shqiptare pret lirinë.

Ka një ndryshim
Në mes të Penelopës greke
dhe Penelopës shqiptare,
një ndryshim megjithatë ka:
grekja priste burrin, që në rrugë të gjatë ish tretur -
shqiptarja s’e pret më, se ai rrugën e kish gjetur.

Ka një ndryshim
Në mes te Penelopës greke
dhe Penelopës shqiptare
një ndryshim megjithatë ka:
ajo rriste një djalë qe ta gëzonte burrin e vet -
kjo rrit nje vajzë qe t’i ngjaje t’et.

Ka një ndryshim
ne mes të Penelopës greke
dhe Penelopës shqiptare,
një ndryshim megjithatë ka:
e para priti njezet vjet -
e dyta pret perjetë.

Ka një ndryshim
ne mes të Penelopës greke
dhe Penelopës shqiptare,
një ndryshim megjithatë ka:
shokët e burrit të Penelopës greke ranë të gjithë në pritë -
shokët e burrit të Penelopës shqiptare lindin ditë per ditë.

Penelopa greke priste njerinë
Penelopa shqiptare pret lirinë.
Ketu, megjithatë, ndryshim ka.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi