Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato:IKONA E RUAJTUR NË KUJTESË

Shko poshtë

Vullnet Mato:IKONA E RUAJTUR NË KUJTESË Empty Vullnet Mato:IKONA E RUAJTUR NË KUJTESË

Mesazh nga Agim Gashi Wed May 25, 2011 7:43 pm

Vullnet Mato:IKONA E RUAJTUR NË KUJTESË 248430_1671369315264_1568334934_31183879_206452_n
Vullnet Mato:IKONA E RUAJTUR NË KUJTESË 186192_1568334934_3615443_n




Vullnet Mato

IKONA E RUAJTUR NË KUJTESË

Ka ardhur një kohë me njohje të pareshtur,
kur në regjistrin e kujtesës së turbulluar,
fytyrat dhe emrat bëhen aq të ngjeshur,
sa gurët e zallit në lumin e vërshuar.

Rrokullisur nga vërshimet e ditëve ujore,
në shtratin e lëngshëm përzihen me njëri-tjetrin,
sa njeriu bie në hall mos ndoshta turpërohet,
fytyrës së mjegulluar t’i thërrasë emrin.

Por sado të ushtojë lumi i jetës me rrëmbim,
një fytyrë e një emër mbi të tjerët mbetet fiksuar.
Ajo është ikona e parë e adhurimit me përgjërim,
me buzët e shenjta, me rënkimin e paharruar.

Mjafton një cërre telefoni: Alo, si je, miku im!
dhe gjithë asaj dite të ndjej dridhma në mish.
Se ajo lumin ndal në vend e ma kthen në burim,
për të përfytyruar atë ikonë, si falesha në atë kishë!...

Besoj se ajo pamje me emrin që koha s’e fundosi,
qysh kur fytyrë - emrat tanë u ngjitën në hershmëri,
do notojë në lumin e mendimeve me vërshime kaosi,
edhe gjatë udhëtimit të shpirtit për në pafundësi...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi