Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jahjaga takohet me Obamën

Shko poshtë

Jahjaga takohet me Obamën Empty Jahjaga takohet me Obamën

Mesazh nga Agim Gashi Thu May 26, 2011 1:22 pm


Jahjaga takohet me Obamën



Jahjaga takohet me Obamën AtifetiobamaPresidentja Atifete Jahjaga merr pjesë në Samitin e Presidentëve të shteteve të Evropës Qendrore në Varshavë


Liderët e vendeve do të diskutojnë për sfidat e demokracisë në vendet e tyre, për bashkëpunimin bilateral dhe multilateral dhe për procesin e integrimeve. Në një seancë pune, që udhëhiqet nga Presidenti i SHBA-së, liderët do të bisedojnë për lëvizjet popullore në vendet e Lindjes së Mesme dhe të Afrikës Veriore, për sfidat dhe për kahet e tyre, si dhe për ndikimin që kanë në vendet e tjera.

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga do të marrë pjesë aktive në diskutim në të gjitha sesionet e këtij Samiti, në të cilin Presidentët do të jenë të ulur rreth tavolinës sipas radhës, sipas kohës së zgjedhjes së tyre në këto poste. Presidentja Jahjaga do të flasë për pavarësinë e Kosovës, për ndërtimin e institucioneve, për proceset e integrimeve evropiane të Kosovës, për barazinë nacionale, harmoninë fetare dhe për liritë dhe të drejtat e njeriut, për bashkëpunimin rajonal për ndihmën ndërkombëtare dhënë Kosovës, si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon e më gjerë.

Presidentja Jahjaga, në adresimin e saj, vëmendje të veçantë do t’i kushtojë ngjarjeve në vendet e Lindjes së Mesme, duke e përmendur shembullin e Kosovës si model të funksionimit të shtetit dhe të besimit fetar, që bashkëjetojnë në harmoni dhe duke mbështetur vlerat humane.

Gjatë samitit në Varshavë të gjithë liderët, përveç në takimet plenare dhe takimet në drekën e punës, do të kenë edhe takime bilaterale. Delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga Presidentja Jahjaga, e shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, i kanë përcaktuar takimet bilaterale me delegacionet e vendeve pjesëmarrëse, ndërsa i një rëndësie të veçantë do të jetë takimi me Presidentin e SHBA-së, zotëri Barack Obama, duke e pasur parasysh rolin lider të SHBA-së në botë dhe ndihmën e vazhdueshme që ka dhënë dhe po jep SHBA-ja për Kosovën dhe për proceset demokratike në vend.



Pjesëmarrja e Delegacionit të Republikës së Kosovës në Samitin e liderëve në Varshavë është domethënëse, sepse Kosova është ftuar nga mikpritësi, presidenti i Polonisë Bronisllav Komorovski, ku do ta japë kontributin e saj në punimet e këtij samiti, pasi rasti i Kosovës është një rrëfim i suksesshëm i lirisë, demokracisë dhe ndihmës ndërkombëtare.

Delegacioni shtetëror i Kosovës shpreh qëndrimin se pavarësia e Kosovës është proces i pakthyeshëm, si vullnet i shprehur lirshëm i popullit të Kosovës dhe i shumicës së shteteve të Evropës dhe të botës, një pjesë e mirë e të cilave tashmë e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe kanë marrëdhënie bilaterale. Pranimi i këtij fakti edhe nga vendet e tjera që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimi sa më i shpejtë i Republikës së Kosovës në OKB dhe në BE është e vetmja alternativë e cila suksesshëm e përmbyll procesin e pavarësisë, të barabarësisë dhe të dinjitetit të vendeve dhe të kombeve. Në procesin e pajtimit Republika e Kosovës ia ka shtrirë dorën të gjitha vendeve dhe të gjitha kombeve.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi