Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ramadan Emini sjell:POEZI PER BEKIM FEHMIUN NGA POETI MENTOR THAQI

Shko poshtë

Ramadan Emini sjell:POEZI PER BEKIM FEHMIUN NGA POETI MENTOR THAQI Empty Ramadan Emini sjell:POEZI PER BEKIM FEHMIUN NGA POETI MENTOR THAQI

Mesazh nga Agim Gashi Fri May 27, 2011 1:00 pm

Ramadan Emini sjell:POEZI PER BEKIM FEHMIUN NGA POETI MENTOR THAQI 187669_100000582437455_3196303_n

POEZI PER BEKIM FEHMIUN NGA POETI MENTOR THAQI

***Mjeshtri i Metaforës!
(Bekimit të bekuar!)

Ramadan Emini sjell:POEZI PER BEKIM FEHMIUN NGA POETI MENTOR THAQI 255088_150093108393991_100001799075412_276930_3020269_n
Për së gjalli, Odhise,
mbledhë e shpërndajë pupla!
...Me barkë, në Maje Olimpi,
kur detet shterruan,
e kah dhe si,
Metaforë në vete!
Ku a´ Troja, e ku Lisi?!
Askush u kujtua, të ia tërheqë vërejtjen,
se po humbej në Famën Botërore!
Vallë, e shihnim dhe s´e kuptonim!
Fliste çuditshëm,
një gjuhë Metaforike!

Si fëmi, u rrita me Emrin e tij,
mirë pa e ditur,
se kush jam e kush ishte!
Si kalama, thoja broçkulla e droçkulla,
se Televizori i Televizionit tonë
nuk ia zinte të bëmen!
Ai, luante dhe fliste
në një gjuhë të dytë,
rrallë në gjuhën time i dhamë rastin,
ndonjë fjalë aty këtu,
se ne, "shumë të zënë" me vetveten,
idhnak nga lindja,
të parën gjuhë as ia mundësuam,
e as na e përkrahën,
në kooperativën e vlerave të mish-mashuara!
Por, jeta ikë një ditë,
e më i mirë përkthimi sado i zbehtë,
se heshtja e të diturit!

Kumbimi i zërit, flet vetë,
fundja, çdo gjuhë ka mimikën!
Kush hyn në Metaforë,
labirinthet i njeh
dhe daljen, vetë gjenë.
Të tjerët, komentet majegjuhe!
Tradita, parazite rron,
në mendjet e Kotësisë së pariparueshme!
Bukur luajti me rolin e jetës,
tipik Shqiptar në dhe me fatin ballkanas!
Ali Pahë-Tepelenë:
"Koka në Stamboll, trupi në Janinë, ...",
Nami në Beligrad,
Fama në Artin e shtatë,
e Krenaria në Arbëri!

Prishtinë, lëkundu pak,
nga gjumi letargjik!
Tiranë e Shkup, shfletoni pakë ëndërrat,
e Pjellës suaj!
...
U dogj trupi, hiri botën mori,
nga Lumi i Shenjtë - Lumbardhi,
Detrave dhe Oqeaneve.
Po kush mund ta ndalë Bekimin?!!!
Në miliarda Qeliza-Hiri të bekuar,
ka kohë që s´ishte vetëm Yni,
na e mori Pavdeksia!
Na e la Metaforën!
Mirë është të kthjellemi,
nga utopia në gjëmë të vetes,
nuk bën të hyhet,
se nuk dilet,
e tevona, vajetoret,
nuk e di si do na i thurin
të bëmat dhe të pabëmat!

Tragjikomedia jonë,
rron për hatër inatesh,
e jo pse (s´)na duhet,
të tjerët as na presin e as na pritën!
Bekimi, derën hapur na e la.
Le të hyjmë fitimtarë,
me mësimin nga AI!
Metafora e tij,
zbërthim don, nga kush din, don e mundet.
Aty jemi!
Punë Sizifi!!!

Mentor Thaqi VS-Villingen - Gjermani
20.06.2010


Pregatiti:Ramadan Emini
Ramadan Emini sjell:POEZI PER BEKIM FEHMIUN NGA POETI MENTOR THAQI 195371_100001799075412_6772149_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi