Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Valon Beqiri:Më fal Nënë

Shko poshtë

Valon Beqiri:Më fal Nënë Empty Valon Beqiri:Më fal Nënë

Mesazh nga Agim Gashi Sat May 28, 2011 3:59 pm

Valon Beqiri:Më fal Nënë 249652_213732338650302_100000406115855_697809_2361756_n
Valon Beqiri:Më fal Nënë 186246_100000406115855_6901719_n
Valon Beqiri:Më fal Nënë

Ndonjëherë kur nuk flas,
ndonjëherë kur bërtas,
të lutem mos ma vë re,
m'gjaso me çastin kur kam le.

Sinqerisht të përgjërohem!

Kur gaboj e për ty s'ngritem,
m'kujto fëmijë, ende po rritem,
kur i vonohem urdhërit tënd,
m'kujto me gjirin sa isha i nxënt.

Sinqerisht të përgjërohem!

Nganjëherë bëj gabime e s'te lajmrohem,
rrugës i falem përsëri, ty s'të vonohem,
kujto litarët e turpit që isha i ndrydhur,
a s'isha gjynah nëntë muaj i mbyllur?

Sinqerisht të përgjërohem!

Ndonjëherë kur diçka përplasi e thej,
kujtoma vegjëlinë që s'dija të flisja e të rrëfej,
kur tregoja egërsi e ty s'tu pendohesha,
kujtoma vegjëlinë në stomak kur shkelmoja.

ME FAL "NENE"

Jam i rritur, e po rritem,
gjithmon për ty "FEMIJE"!

V.B
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi