Në kullën e Shaban Jasharit në Drenicë
Faqja 1 e 1
Në kullën e Shaban Jasharit në Drenicë
Në kullën e Shaban Jasharit në Drenicë
Skënder KARAÇICA
Fletëza jete
Frynte një erë dhe gjëmonin malet e Drenicës. Mbrëmje, dielli ishte fshehur mes malesh. Prekazi me kullat e gurit bëhej gati për dritëmadhen. Rrethim në të katër anët nga forcat serbe. Posa hymë në fshat, dëgjohej lehja e qenve që edhe ata e kishin nuhatur erëkeqen e atyre që bëheshin gati për të marrë gjak në ballin e drenicaseve të mi. Në Kullën e Shaban Jasharit shihej një dritë e zbehtë llambe, që nëpër kohë Nënë Zadja (e lindi djalin sugar Ademin) në Ditën e Flamurit, për t’u bërë burrë para kohe! Në derë të kullës na pritën dy nipërit e Shabanit: Mirë se na vini,dera e kullës është e hapur për miqtë tanë,na thanë dhe na prinë shkallëve për të hyrë brenda në kullë. Kur hymë në kullë, në ballë të oxhakut qëndronte Plaku me plis të bardhë, xha Shabani që posa hapet dera si e do zakoni u ngrit në këmbë dhe na uroj mirëseardhjen: Hajdeni, urdhëroni, djema mirë se na vini, thotë Xha Shabani dhe duke i shtrënguar duart me në përqafim sipas traditës së Drenicës. Na bënë një vend aty afër oxhakut të kullës. Në kullë kishin ardhur shumë burra. Atë ditë janari 1998 forcat serbe e patën sulmuar Kullën Jasharaj dhe tentuan që të zënë të gjallë Adem Jasharin, që u ishte qepë maleve të Drenicës për lirinë e Kosovës. Heshtja e shkurtër u ndërpre kur xha Shabani mori faculetën dhe fshiu ballin e djersitur. Plisi ishte përbaltur nga kacafytjet me forcat e shkaut. Ishte një natë, nis rrëfimin Shaban Jashari, kur ende pa dal dielli, erdhën forca të shumta dhe të armatosura që ia mësyn Kullës sonë. Gjuanin me armatim të rëndë e unë me nipat e mi dhe me mbesat i morëm armët dhe me hasmin ballë për ballë! Prekazi ishte në terr. Pushteti ua kishte ndalur rrymën. Në Kullë llamba e vajgurit bënte dritë sa mund të shihnim njëri-tjetrin sy me sy. Shaban Jashari aty pranë oxhakut rrëfente historinë e lavdishme të kombit. O burra të dheut, Drenica disa herë u dogj për lirinë e Kosovës, fliste me një zë të qetë Plaku i maleve. Oxhaku i Kullës me dritën e druve që digjeshin, sikur lajmëronte ardhjen e zogjve të trembur nga korbat e zinj. Kulla priste njerëz, ata vinin të shihnin Shaban Jasharin që me nipa dhe mbesa i tha shkaut:
Këtu, o të zezë, është Toka ime, Drenica e Pushkës...!Nuk e lëshoj Kullën e babës, këtu kam lindur dhe të pragu im dua të vdes, lëshoj kushtrimin burrëror Shaban Jashari.
Në një qosh të Kullës nipi i xha Shabanit (Liridoni) i shikonte me radhë burrat. Herë-herë ngrihej në këmbë për t’u shërbyer me ndonjë gotë ujë. Këtu, sërish nis rrëfimin xha Shabani. Ishte mbrëmë një natë e vështirë. Na rrethuan, siç thashë, herët ende pa aguar dielli që ne e prisnim me padurim se kur është dita e kemi pak më lehtë. E shihni, atje në qosh të Kullës, është nipi im (Liridoni) kur na rrethuan shkiet e thirra nga gjumi. Qohu bir, se na rrethuan shkiet... dhe me ndihmo që t’i marrim armët, fliste xha Shabani dhe përsëri plisin e vari mirë mbi ballin e tij me shumë rrudha jete. Nipi im dinte mirë me e mbajt pushkën. Kur lodhesha, e thirrsha: Hajde nip, ma mbush pushkën time me fishekë. Dhe bashkërisht e gjaujshim hasmin nga frëngjitë e Kullës. Ata erdhën dhe u kthyen me turp, sepse unë isha në Kullën dhe në Tokën time. Nuk kemi se ku të shkojmë përtej pragut, thoshte Shaban Jashari, që bashkë me familjen e tij dhe me Prekazin u flijuan për të sotmen tonë. Kulla e Shaban Jasharit në Drenicë u bë historia e Kombit. Këtu nis jeta e Kosovës me pushkën e lirisë! Pa Drenicën time, thotë poeti, unë nuk do të isha unë! Kur u dogj dhe u masakruan lagja Delijaj (Abri e Epërme) e Drenicës (1998), edhe KS i OKB-së dhe tërë bota demokratike u ngritë në këmbë. Me të dëgjuar për këtë vepër makabër të forcave serbo-çetnike të Beogradit dhe të Milloshevqit, Kryeprokurorja Karla Del Ponte ia kishte mërsyer për të vizituar masakrën e paparë ndonjëherë dhe para syve të Evropës. Posa vjen kolona e delegacionit nga Haga në katundin Tërstenik, forcat serbe, ata që i kishin bërë krimin ndaj lagjes Delilaj në Abri të Epërme të Drenicës, i kishin thënë Kryeprokurës se “Edhe ne duhet të jemi bashkë me ju në vizitën në këtë lagje!!!” Duke e parë skenarin e përgatitur serb, Karla del Ponte, pat refuzuar një vizitë bashkë me forcat serbo-çetnike-ushtarake serbe!!! Dhe, kështu, kjo vizitë mbet pa e parë me sytë e saj Kryeprokurorja nga Gjykata për Krime nga Haga, krimin makabër në Abri të Drenicës. Atë ditë, e respektuara Kryeprokurore, isha unë në cilësinë e gazetarit. E pashë lagjen e djegur deri në themele dhe trupat e njerëzve të karbonizuar që kisha parë ndonjë film me motive të krimeve. Po atë ditë, takova Ymer Delijajn, me uniformën e UÇK-së dhe me pushkë në dorë që kishte ardhur që të varros edhe vajzën e tij tremuajshe Diturinë, nënën e së cilës ia kishin masakruar forcat serbe. Në një luginë të livadheve në brigjet e thata që tashti u vinte erë vdekjeje, ishin varret masive të lagjes së masakruar.
Në një këndë të odës së djegur, kishin ardhur edhe burrat e katundit Abri e Epërme që me dhimbje kujtonin lagjen dhe burrat dhe gratë e vrara dhe të masakruara të lagjes Delijaj. Bashkë me mua ishte edhe avokati Bajram Krasniqi nga Prishtina dhe veprimtari i dalluar Halil Kuliqi, i cili me vite ishte krah për krah me profesor Ukshin Hotin.
Ata pak burra që erdhën bashkë me luftëtarin e UÇK-së Ymer Delijaj, e varrosem edhe viktimën e krimit serb Diturinë tremuajshe. Mbi varret e krimit shihja plot gjësende që kishin mbetur. Ndërsa, mbi varrin e nënës së Diturisë shihja shaminë e përgjakur dhe sikur bënte me dorën jashtë dheut “...mos qaj bija e nënës, mos qaj unë tash po vi”. Edhe ne të pranishmit bashkë me vesën e mbrëmjes i shtuan me lotët dhe ofshamën e burrave. Qante edhe Ymer Delijaj bashkë me vëllanë e tij Agimin. Dhe, u nisën bashkë asaj udhës me leqe shumë duke i dhënë forcë njëri-tjetrit, meqë kishin mbetur pa familje. Në këto çaste jete, luftëtari i maleve për liri Ymer Delijaj, duke i fshirë lotët gjen forcën të thotë: Po qe se sot vjen një grup i grave serbe me fëmijët e tyre kësaj udhe unë nuk do t’i vrisja. Por, nëse do të kisha ndonjë sheqerkë do t’ua epja dhe do t’ua tregoja udhën! Ç’është e drejta, kjo tregon qartë Kryeprokurore e nderuar Karla del Ponte sesa e pastër dhe me artin luftarak djemtë e Kosovës kishin dalë maleve për lirinë e Kosovës. Kjo, zaten, le të shërbejë si një zë i ndërgjegjshëm se edhe ata që po gjykohen në Gjykatën për krime në Hagë (Ramush Haradinaj) e meritojnë të jenë të lirë, ngaqë brezit të tyre lufta iu imponua nga regjimi serb.
Prokurore, na lironi djemtë tanë!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi