Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qazim Namani: Janjeva

Shko poshtë

Qazim Namani: Janjeva Empty Qazim Namani: Janjeva

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jun 01, 2011 3:01 am

Qazim Namani: Janjeva U1_QazimNamani

Janjeva
Nga Qazim Namani
Qazim.Namani@ks-gov.net

Janjeva shtrihet në anën perëndimore të malësisë së Gallapit. Malësia e Gallapit zinte një sipërfaqe mjaft të madhe në mbretërinë e Dardanisë. Studiues të shumtë e mbështesin mendimin se pikërisht në këtë trevë jetonte fisi dardan Galabroi. Mbi Janjevë janë fshatrat Bukovica, Shesharka, Hanroci dhe Brusi, kurse në anën juglindore kufizohet me fshatin Akllap, në anën jugore me Gushtericën e Epërme dhe në anën perëndimore me Shushicën dhe në anën veriperëndimore me fshatin Shashkoc.
Mr. Qazim Namani, historian
Në veri të Janjevës ngrihet mali (Maja e mprehtë) me naltësi mbidetare rreth 1000m. Kodra në anë të majtë nga Maja e mprehtë quhet Borolin (740m). Në anën veriore afër Janjevës, ngritet mbi kodrën vullkanike Kalaja e Veletinit (850m), kodra në perëndim të Veletinit quhet Gllama (740m). Kodra në lindje prej Boroline quhet Pazhiq, në këtë kodër janë të ndërtuara shtëpitë dhe kisha e Shën Nikollës. Mbi kodrën e Pazhiqit gjendet Janjeva e vjetër dhe gërmadhat e një kishe të vjetër. Prej Pazhiqit majtas kah lindja është kodra “Dheu i Bardhë”, që njihet si lokalitet i rëndësishëm arkeologjik. Nën këtë kodër lëshohen në anën jugore kodrinat koloqevc dhe grab. Nëpër janjevë kalon përroi Pranja. Në hyrje të Janjevës mbi kodrinën në anën e majtë është gradina dhe në veri të gradinës shtrihet fshati Shashkoc.
Gjurmë të qytetërimit në këto anë datojnë që nga periudhat e hershme parahistorike, por vlen të përmendet se eksploatimi i xeheve kishte filluar në parahistori, për të vazhduar në antikë e sidomos në mesjetë. Gjurmë të hershme të civilizimit janë dëshmuar me gjetje të shumta të monedhave dhe arte-fakteve.
Në vitet e më të hershme tregtarët e Janjevës kanë mbledhur shumë monedha antike, të cilat janë shitur apo dërguar në muze tjerë. Gojko Kraljeviq përmend, në Buletinin e Muzeut të Kosovës të vitit 1984, bënë fjalë për eksponate nga janjeve që gjenden në Muzeun e Sarajevës. Po ashtu edhe në buletinin e Muzeut të Kosovës të vitit 1959/60, R. Galoviq shkruan se në vitin 1934 në Janjevë u zbulua një depo e periudhës së halshtatit, ku rëndësi të madhe kanë bylyzykët e zbuluar, që lidhen me zbulimet në territorin e Maqedonisë dhe përfaqësojnë kulturën ilire mjaftë të zhvilluar. Shumë gjetje të rëndësishme nga Janjeva më parë ishin dërguar edhe në Muzeun e Beogradit, fakt që dëshmohet edhe me dokumentin nr. 53/1, të datës 28.01.1999, ku drejtori i Muzeut të Prishtinës, Branko Jokiq, i lutet drejtorit të Muzeut popullor në Beograd, Mr. Bojana Boriq- Breshkoviqit, që thesari i Janjevës t’i bashkëngjitet materialit tjetër nga Kosova, për t’u ekspozuar në ekspozitën “Arheološko Blago Kosova i Metohije”. Vlen të përmendet se në vitin 2005 një qytetar nga Janjeva i kishte shitur katër kilogram monedha të argjendit në qytetin e Prizrenit për vetëm 400 euro. Të gjitha këto fakte të përmendura më lart, janë fakte të pamohueshme për zhvillimin ekonomik që e kishte Janjeva dhe trevat tjera të pasura me minerale në rrethinë.
Minierat dhe qytetet më të rëndësishme në malësinë e Gallapit ishin: Artana, Prishtina, Bërveniku, Prizrenci, Përlepci, Janjeva, Kassova, por mendoj se në këtë rajon ishte edhe Bërskova si qendër e njohur xehetare në mesjetë. etj. Në rajonin e Janjevës dhe Brusit, në lumin e Androcit në vendin uji i kuq , te prroni i Deqit(Dreqit) në Badoc, në kodren Gvozdenik të fshatit Shashkoc, në Vogoçincë, në Zhegoc, në fshatin Mirash, në Gadime të poshtme, në Akllap, Sllovi, Kishnopole, Vërbicë etj. Po ashtu zgjyrë të metaleve ka shumë edhe në fshatrat që shtrihen në anën veri-lindore të janjevës si në: Kishnicë, Mramur, Llabijan, Grashticë, Keqekoll, Ballaban, Prapashticë e tj., ka shumë zgjyrë metalesh të mbetura nga eksploatimi i xeheve në periudha të ndryshme të historisë si dhe objekte tjera të trashëgimisë kulturore.
Duke qenë lokalitet me rëndësi nëpër Janjevë kanë kaluar shumë rrugë të rëndësishme tregtare të cilat i mundësonin lidhjet me shumë qendra dhe qytete të rëndësishme të kohës.
Janjeva në burimet historike për herë të parë përmendet në letrën e papës Benedikti IX që e mban datën 18.Xi.1303, që i kishte shkruar argjipeshkvit të Tivarit Marinit shkruan Jahja Drançolli. Në vitin 1308 Janjeva përmendet ndër shtatë xeheroret më të njohura të argjendit. Në vitin 1328 e kishte famullinë e vet. Kambana më e vjetër e kishës së Janjevës daton që nga viti 1368 dhe ka mbishkrim gotik mendohet se është sjell nga Këlni i Gjermanisë, kurse në një pllakë të gurit është ruajtur emri i famullitarit nga viti 1425. Në kishën e sotme është murosur një pllakë guri me shkronja latine dhe gotike, që është sjellë këtu nga kisha e moçme e Shën kollit. Pllaka të mermerit me shkronja latine janë gjetur edhe te oborri i xhamisë së fshatit por fati i tyre nuk dihet.
Të dhënat e para për kishën e Shën Kollit janë me rastin e zgjedhjes së kryepeshkopit të Kotorit Kontareni në vitin 1435, por kjo nuk do të thotë se kjo kishë nuk ka pasur aktivitet fetarë edhe më parë. Me 1433 në Janjevë përmenden tregtarët Dubrovnikas të cilët merreshin me tregti. Janjeva ishte ndër qendrat më të rëndësishme tregtare dhe e pasur me xehe e cila e kishte edhe ligjin e vet me 1488 që i rregullonte marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike të qytetit.
Në Janjevë të pranishëm ishin edhe saksonët të ardhur si minator në mesjetë. Emërtimet e disa lokaliteteve në rrethinën e Janjevës janë ruajtur edhe sot në onomastikën e Kosovës. Këtu mundë të përmendim fshatin Shashkoc, Ceove, Grab (kodrinë në afërsi të Janjevës etj.). Emërtime të tilla toponimike dëshmojnë për praninë e saksonëve edhe në trevat tjera të Kosovës dhe më gjerë. Te popullata shqiptare e Kosovës fjalë sase përdorën edhe sot në jetën e përditshme si p.sh. curik, sustë, shallter, ganc, Shtonë etj, që dëshmojnë bashkëjetesën e minatorëve gjerman në mesin e popullatës arbërore me shumicë në këto treva gjatë kësaj periudhe. Në të folmen e shqiptarëve të Gallapit edhe sot dëgjohet fjala shtonë e cila ka kuptimin e vrimës horizontale në dhe, mur e gjetkë, kjo fjalë e huazuar nga saksonët rrjedhë nga fjala shtonën. Me prejardhje sase në të folmen e kësaj ane është edhe fjala vantallak e cila vjen nga fjala gjermane wand që e ka kuptimin e një copë e madhe xeheje apo mur-ballinë me shkëmbinj të mëdhenj.
Në vitin 1569 Janjeva ishte qytet mjaftë i zhvilluar, ishte has i sulltanit që i sillte të ardhura nga shumë fusha të ekonomisë. Sipas regjistrimit të bërë në këtë vit Janjeva kishte 310 familje. Në vitin 1597 për xehetarin aktive të Janjevës, dhe begatinë e xeheroreve me ari, papën e njoftojnë murgjit Damjani dhe Pali. Marin Bici arqipeshkvë i Tivarit më 1610 shkruan se në Janjevë jetonin 500 familje. Arqipeshkvi i Tivarit më 1638 thotë se i kishte dhe pronën e saj. Në shekullin XVII në Shashkoc bëhej përshkrimi i librave kishtar. Në vitin 1631 për tu shkolluar në Itali dërgohet Matej Matiqi. Në vitin 1651 Pjetër Bogdani për nxënësit e shkollës së Janjevës kërkon libra në gjuhën shqipe.
Në shek. e XVII në Janjevë punonte shkolla e hapur me urdhër të Kongregatës së Propagandës Fide. Argjipeshkvi Andrea Bogdani në vitin 1664 e kishte rezidencën e tij në Janjevë. Andrea Bogdani i propozoi kongregatës për mësues të shkollës në Janjevë Pjetër Mazrrekun i cili punoi deri në vitin 1670. Në vitin 1670 mësues i shkollës së Janjevës emërohet dom Vinçenc Mato. Në këtë kohë shkolla e Janjevës i kishte gjithësejt 25 nxënës.
Sipas hulumtimeve etnografike në Janjevë njihen dy familje më të vjetra e ato janë: Gllasniqët dhe Paliqët. Rënja ekonomike e Janjevës filloi në gjysmën e shek.XVII e sidomos pas luftërave Austro-Turke të vitit 1689-90.
Nga Janjeva ishte edhe Toma Raspasari me origjinë shqiptare i cili luajti rol të rëndësishëm në fund të shek XVII, dhe Atë Shtjefën Gjeçovi-Kryeziu i lindur në Janjevë me 1873 e i cili la gjurmë në shumë veprimtari si: në letërsi, folklor, muzeologji, arkeologji, teologji, etnografi, të drejtën zakonore dhe në veprimtari tjera patriotike.
Nikolajeviqi në gjysmën e dytë të shekullit XIX shkruan se në Janjevë që nga kohët e hershme ruhet varoshi i minatorëve, tash fshat i varfër shqiptar që ka 2000 banorë me shumicë katolik. Në shekullin XX struktura e popullatës në Janjev mori krejt formë tjetër. Nga ndikimi i pushtetit një numër i shqiptarëve katolik filluan ta quajnë veten kroat, ata që ishin ortodoks u serbizuan, disa familje të vjetra dhe fisnike u regjistruan si turq dhe një shtesë e popullatës mbeti shqiptare. Këtu që moti jetonte edhe komuniteti rom. Edhe pse pjesa dërmues e shqiptarëve të Janjevës me kohë është asimiluar emërtimet për të afërm kryesisht i ishin në gjuhën shqipe si: Baba, nana, baca, teza, dajka, baldyza, baxhanak etj. E që tregojnë se kishin origjinë dhe traditë shqiptare. Fati i Janjevës i ndoqi edhe shqiptarët e fshatit Letnicë të cilët ishin shqiptar por nga presioni i pushtetit janë detyruar që të regjistrohen si kroat.
Janjeva në fund të shekullit XX i kishte 9 lagje: Jezerce, Virovce, Gllama, Lagjja e poshtme, Saraj, sopot, Lagjja e turqve, Pazhiq (ose Oluce, Aluce), lagjja e mesme dhe lagjja e sipërme. Lagjja më e vjetër është quajtur Plakaniqka (nga fjala shqipe plakë, lagje e vjetër) e që më vonë u quajt Jezerce.
Në Janjevë në lagjen e sotme të virovcit është kisha ortodokse.
Sot në janjev famullitar është dom Matej Paliqi i cili ka mjaftë të dhëna për janjevën. Sipas tij në vitin 1981 në Janjevë jetonin 4800 Kroat, në vitin 1991 ishin 4580, por u shpërngulen gati të gjithë në Kroaci dhe aktualisht kanë mbetur vetëm 290.
Si monumente të kulturës në janjevë mundë të veçojmë kishën e Shën Nikollës. Gjurmët e kishës së Shën Kollit që përmendet në dokumentin e vitit 1328 mundë ti ndiqen deri në shekullin XVIII e XIX. Në vitin 1856 u ndërtua Kisha e vjetër e Shën Nikollës. Në vitin 1985 mbi themelet e kishës së vjetër u ndërtua kisha e re. Përveç kishës katolike në Janjeve është edhe Xhamia, Teqja dhe kulla e vetme e ndërtuar prej gurit, që njihet si kulla e bejlerëve dhe spahijëve. Në lagjen Gllama ekzistojnë gërmadhat e një fortese.
Shtëpitë e ndërtimit në Janjevë kanë arkitekturë mjaftë të zhvilluar për kohën e ndërtimit të tyre. Shtëpitë e banorëve të pasur kryesisht ishin të ndërtuara në kate dhe kishin edhe çardak. Këto shtëpi zakonisht katet përdhese i kishin të ndërtuara prej guri, ndërsa katet lart ndërtoheshin prej druri të mbushura e suvatuara me llaç balte dhe të mbuluara me tjegulla. Shumica e këtyre shtëpive zakonisht kishin korridore që vendorët i quanin Gjezentija. Shtëpitë më në periferi janë më të tërhequra në oborre , në përjashtim të çarshisë dhe rrugës kryesore. Oborret janë të rrethuara me mure. Në oborre përveç shtëpisë së banimit ka edhe objekte tjera ndihmëse dhe puse për ujë. Janjeva i ka edhe disa burime publike uji.
Janjeva ruan lokalitete, galeri të vjetra dhe zgjyrë metalesh.
Në Janjevë në lagjen e Vogoqincve një galeri e vjetër u zbulua më 02.06,2003 në kodrinën e quajtur “Grab”pronë e Lutfi Bikliqit. Ramadan Berisha po ashtu banor i kësaj lagjeje në vitin 2008 bëri gërmime për ta rrafshuar oborrin e tij dhe hasi në një hyrje tjetër të galerisë e cila ndahej në 2 korridore. Në podrumin e shtëpisë së Haki Berishës është shahta vertikale e minierës në thellësi rreth 20m. Një hyrje tjetër del në pusin e Elmaz Berishës, pastaj në oborrin e Ruzhdi Berishës është një sondë vertikale. Galeri të vjetra ka në Gradinën e Janjevës dhe disa galeri nën kalanë e Janjevës. Gjurmë të galerive të vjetra ka edhe në janjevën e vjetër dhe në fshatra për rreth e sidomos në fshatin Shashkoc. Në fshatin Akllap është një kishë eremite e që mendohet se më parë hyrje e minierës por që u adaptua më vonë si kishë. Hyrje të galerive ka edhe në fshatin Vogoqincë.
Në Gradinë vëreheshin muret rrethuese, zgjyrë metalesh dhe disa fragmente qeramike të periudhës së antikës.
Prej Gradine në drejtim të fshatit Shushicë një burim i vjetër uji nga banorët lokal quhet Alban Qeshmë, kurse burimi tjetër më poshtë quhet Nallban Qeshmë. Si toponime tjera veçohen: Pojatishta, Harmanllak, ndërsa nën Akllap dhe nën Janjevë në vendin e quajtur Trohall, ka qeramikë dhe gjurmë të një vendbanimi të lasht
ë

Pamjet paraqesin hyrjet nga pozicione të ndryshme në xeheroret e Janjevës:
Qazim Namani: Janjeva U111
Qazim Namani: Janjeva U121
Qazim Namani: Janjeva U131
Qazim Namani: Janjeva U141
Qazim Namani: Janjeva U151


Dërgoi: Kadri Mani
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi