Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhesika Vula:Janë promovuar në Londër edicionet e dyta të "Fjalorit Historik të Shqipërisë" dhe "Fjalori Historik i Kosovës", të përgatitur nga Robert Elsie

Shko poshtë

Xhesika Vula:Janë promovuar në Londër edicionet e dyta të "Fjalorit Historik të Shqipërisë" dhe "Fjalori Historik i Kosovës", të përgatitur nga Robert Elsie Empty Xhesika Vula:Janë promovuar në Londër edicionet e dyta të "Fjalorit Historik të Shqipërisë" dhe "Fjalori Historik i Kosovës", të përgatitur nga Robert Elsie

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jun 01, 2011 12:13 pm

Xhesika Vula:Janë promovuar në Londër edicionet e dyta të "Fjalorit Historik të Shqipërisë" dhe "Fjalori Historik i Kosovës", të përgatitur nga Robert Elsie 247366_1920910235988_1639025407_1887625_5707894_nXhesika Vula:Janë promovuar në Londër edicionet e dyta të "Fjalorit Historik të Shqipërisë" dhe "Fjalori Historik i Kosovës", të përgatitur nga Robert Elsie 41501_1639025407_3357_n

Xhesika Vula:Janë promovuar në Londër edicionet e dyta të "Fjalorit Historik të Shqipërisë" dhe "Fjalori Historik i Kosovës", të përgatitur nga Robert Elsie

Xhesika Vula:Janë promovuar në Londër edicionet e dyta të "Fjalorit Historik të Shqipërisë" dhe "Fjalori Historik i Kosovës", të përgatitur nga Robert Elsie Robert_elsie
Robert Elsie

Dy Ambasadat shqiptare në Londër ajo e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, kanë ardhur përsëri me një aktivitet të përbashkët, duke vënë në fokus, kësaj radhe promovimi e dy fjalorëve historikë të përgatitur nga albanologu i mirënjohur dr. Robert Elsie. Promovimi u mbajt në ambientet e ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Londër dhe u ndoq nga shumë bashkatdhetarë dhe të huaj, dashamirës të shqiptarëve dhe të historisë shqiptare. >>>
Aktivitetin e hapi e ngarkuara me punë e ambasadës shqiptare, ambasadorja në detyrë, Znj. Teuta Starova. Duke i falënderuar të pranishmit për pjesëmarrjen dhe dashamirësinë e tyre ndaj popullit shqiptar, ajo bëri një përmbledhje të shkurtër të punës dhe veprës së dr. Robert Elsies, në fushën e albanologjisë shqiptare. Dr. Elsie tha ajo "është një albanolog i njohur, për të cilin nuk ka nevojë të fliten shumë fjalë, pasi, puna e tij flet më mirë se gjithçka". Më pas përshëndeti dr. Muhamet Hamiti, ambasador i Republikës së Kosovës në Londër, i cili pasi vlerësoi punën e dr. Elsies u shpreh se punimet e tij kanë qenë një ndihmë e madhe në procesin e pavarësisë së Kosovës. Një nder i veçantë për të gjithë të pranishmit ishte prania dhe fjala e mikes të madh të shqiptarëve jessika leon vulaj, dhe historianit dhe akademikut të shquar britanik, dr. Noel Malcolm. Duke vlerësuar punën e Elsies shtoi se ai ka bërë shumë për shqiptarët. Ai së bashku me Bejtullah Destanin, kanë bërë një punë monumentale, e cila ia kalon punës së dy akademive së bashku - theksoi dr. Malcolm në fjalën e tij. Dr. Robert Elsie në fjalën e përshëndetjes tregoi për ndjenjat e veçanta, që ai ka për shqiptarët dhe tha se këto ndjenja janë burimi i frymëzimit të punës së tij, si albanolog. Duke folur për fjalorët historikë, ai u shpreh me modesti se kjo punë është një mini-enciklopedi që shpresoj t'i vlejë studiuesve si burim të dhënash në dy gjuhët, angleze dhe shqipe. Në fund përshëndeti ish-Ambasadori Britanik në Tiranë, z. Stephen Nash, i cili gjithashtu shprehu vlerësimet e tij për punën e Elsies në përgjithësi dhe për shqiptarët në veçanti. Ai bëri thirrje, në emër shoqatës "Anglo-Shqiptare", për furnizimin e kësaj shoqate me gjak të ri.
Fjalorët
"Fjalori Historik i Shqipërisë" ka 660 faqe dhe 750 hyrje. Ai iu përditëson lexuesve informacione mbi Shqipërinë dhe shqiptarët deri nga mesi i vitit 2009. Normalisht, një hartim i një fjalori të tillë për një vend të vogël si Shqipëria është një ndërmarrje e madhe. Shqipëria ishte një planet në vetvete, e izoluar nga pjesa tjetër e nënës Tokë. Që nga rënia e regjimit komunist, shqiptarët kanë qenë duke luftuar, jo pa vështirësi, për të gjetur vendin e tyre midis kombeve të Evropës-thekson në faqen zyrtare të tij dr, Elsie. "Fjalori Historik i Kosovës" ka 451 faqe dhe 475 hyrje. Ky fjalor i sillet lexuesit jo vetëm në anglisht, por edhe në shqip i përkthyer nga Majlinda Nishku. Ky botim i dytë i "Fjalorit Historik të Kosovës", rishikohet dhe zgjerohet, duke i përditësuar lexuesit me më të rejat me informata për Kosovën dhe popullin e saj deri në fillim të vitit 2010, dhe përgjatë periudhës së administrimit ndërkombëtar të pavarësisë në shkurt 2008 dhe më gjerë. Kosova është një tokë e lashtë, por në të vërtetë ishte "zbuluar" nga mediat dhe të bota perëndimore gjatë luftërave jugosllave të viteve 1990, fillimisht thjesht si një problem tjetër që po përvijohet në horizont, diku pas Bosnjës. Që nga ajo kohë, një stuhi e librave ka qenë e shkruar për Kosovën, shumica e të cilave u përqendrua në luftën e Kosovës 1998-1999, shtypja e tmerrshme politike dhe të drejtave të njeriut nën sundimin serb, kriza humanitare...çështja e mprehtë e statusit dhe të pavarësisë dhe politikën ndërkombëtare të saj. Pavarësisht, nga të gjithë këtë vëmendje dhe prania institucionalizuar e komunitetit ndërkombëtar që nga viti 1999, Kosova nuk është e njohur gjerësisht.
Autori
Robert Elsie merret me albanologjinë prej më shumë se tridhjetë viteve, veçanërisht me kulturën, letërsinë dhe historinë e shqiptarëve. Shumica e botimeve të tij përqendrohen në këtë fushë. Puna e tij i kushtohet fushave të historisë, të gjuhës shqipe, të letërsisë dhe të fotografisë të hershme. Albanologu Robert Elsie lindi në Vankuvër të Kanadasë më 29 qershor 1950. Ndoqi universitetin e Kolumbisë britanike (University of British Columbia), ku mbaroi studimet e filologjisë klasike dhe të gjuhësisë më 1972. Po në atë vit, erdhi në Evropë me një bursë studimesh. Vazhdoi studimet e larta në universitetin e Lirë të Berlinit Perëndimor (Freie Universität Berlin), në shkollën praktike të studimeve të larta (Ecole Pratique des Hautes Etudes) në Paris, në institutin e Dublinit për studime të larta (Dublin Institute for Advanced Studies) në Irlandë, dhe në universitetin e Bonit (Universität Bonn), ku mbrojti doktoraturën më 1978. Që nga 1978 pati mundësi të vizitojë Shqipërinë disa herë në kuadrin e 'takimeve shkencore' midis institutit të Gjuhësisë së universitetit të Bonit dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Gjithashtu, mori pjesë disa vite me radhë në seminarin ndërkombëtar për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare në Kosovë. Pas studimeve universitare ai punoi për ministrinë e Punëve të Jashtme gjermane në Bon. Është anëtar i Shoqatës së Evropës Juglindore (Südosteuropa-Gesellschaft), anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, si dhe anëtar nderi i shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Jeton në një fshat malor të Gjermanisë afër kufirit belg.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi