Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adem Zaplluzha:GURËT E MURANAVE

Shko poshtë

Adem Zaplluzha:GURËT E MURANAVE Empty Adem Zaplluzha:GURËT E MURANAVE

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jun 01, 2011 12:29 pm

Adem Zaplluzha:GURËT E MURANAVE Images?q=tbn:ANd9GcSKdyGt7auMIPPGojeLeJj1DafPYMihEGhYvitNUG4gCm7x9J0u

Adem Zaplluzha:GURËT E MURANAVE



S’mundem sot
T’i korrigjoj gabimet e djeshme
Dita më shkoi ters
Pasi që nuk u ndalën të lehurat

Ajo e kishte mallkimin në sy
Shikonte vëngër
Çdo lis që rritej në shkëmb

Kur më thanë se nata
Do të vonohet
Nuk u besova fjalëve
Bisedova me degët e thyera
Kur dëneste shitësja e luleve

Pak më vonë erdhën evgjitët
Daullja uturinte
Si era në zgavrat
E një kafke të thyer

Kudo zhurmë
Në shkumën e sapunit
Kudo fjalë
Në mesin e fjalëve

Dita fundoset mes varreve
Gurët e muranave
Nuk çojnë më peshë
Adem Zaplluzha
Nga libri TEJDUKSHMËRIA E SHIUT

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi