STOP DISKRIMINIMIT RACIAL TË FËMIJËVE SHQIPTARË NË MAQEDONI! (NË DITËN NDËRKOMBËTARE TË FËMIJËVE )
STOP DISKRIMINIMIT RACIAL TË FËMIJËVE SHQIPTARË NË MAQEDONI! (NË DITËN NDËRKOMBËTARE TË FËMIJËVE )
STOP DISKRIMINIMIT RACIAL TË FËMIJËVE SHQIPTARË NË MAQEDONI! (NË DITËN NDËRKOMBËTARE TË FËMIJËVE )
Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Drejtave të Fëmijëve, shtetet e demokracive perëndimore bëjnë bilancin e rezultateve pozitive në realizimin e kësaj të drejte themelore të njeriut dhe përpilojnë strategji për zhvillimin e gjithanshëm të fëmijëve të tyre.
Përkundër nënshkrimit të Konventës Ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve, pushteti i Shkupit vazhdon të aplikoj diskriminim racial ndaj fëmijëve shqiptarë.
Diskriminimi i fëmijëve shqiptar në Maqedoni fillon që me lindjen e tyre.
Edhepse Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë e hodhi poshtë plotësimin e ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, që Parlamenti i Maqedonisë e miratoi me 25 korrik 2008, përmes të cilit vetëm nënat maqedonase kishin të drejtën e beneficioneve prindore për fëmijën e dytë, të tretë dhe të katërt, në praktikë ky ligj vazhdon të aplikohet me të njëjtin intensitet.
Kjo praktikë që përjashton nënat shqiptare nxjer në shesh realitetin se fëmijët shqiptar janë të padëshiruar në këtë shtet .
Në Kundërshtim të plotë me Neni 16 të «Konventës për të drejtat e fëmijëve», ku përcaktohet qartë se “Asnjë fëmijë nuk u nënshtrohet ndërhyrjeve arbitrare ose të paligjshme në jetën e tij private, në familje, në shtëpi ...” shteti terrorist i Maqedonisë, nën pretekstin e luftës kundër terrorizmit dhe ekstremizmit, ushtroi dhunë dhe terror shtetëror në vendbanimet shqiptare.
Gjatë operacioneve ushtarako-policore maqedonase, fëmijët shqiptar përjetuan tmerret, duke qenë dëshmitarë të dhunës shtetërore ndaj prindërve të tyre.
Gjatë operacioneve ushtarako-policore u vranë dhe u burgosën me dhjetëra shqiptar.
Në vend të rezultateve dhe të perspektivës që meriton çdo fëmijë, numri i jetimëve shqiptar, si pasoj e dhunës së nxitur nga institucionet shtetërore të Maqedonisë, është shtuar dukshëm.
Siç është shtuar edhe numri i fëmijëve që duhet të rriten dhe të edukohen pa prezencën e baballarëve të tyre, të cilët padrejtësisht mbahen nëpër burgjet e Maqedonisë.
Në përputhje me logjikën e dominimit dhe të ekskluzivitetit etnik Qeveria e Maqedonisë solli vendim për t’u imponuar nxënësve shqiptarë mësimin e gjuhës maqedonase nga klasa e parë fillore.
Ky vendim që eksperimenton me fëmijët shqiptar dhe që nuk merr parasysh zhvillimin psikofizik të fëmijëve paraqet një terror dhe dhunë në kundërshtim me Konventën për të drejtat e fëmijëve.
UNICEF-i dhe disa organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut raportojnë për gjendjen alarmante të rritjes së varfërisë në mesin e familjeve me shumë fëmijë.
Mbi 50% familjeve me fëmijë jetojnë në varfëri të skajshme dhe nga ky numër i përgjithshëm 90% përbëjnë familjet shqiptare.
Si pasojë e papunësisë dhe varfërisë së skajshme dhjetra mijë shqiptar kanë mar rugën e ekzilit.
Ky fenomen shton numrin e përgjithshëm të atyre fëmijëve që duhet të rriten dhe edukohen pa prezencën e prindërve.
Janë të shpeshta, madje shqetësuese për dermokracitë perëndimore kërkesat për azil politik.
Përkundër kostos që mund t’u paraqitet si ngarkesë shteteve të Bashkimit Evropian, kostoja e ekzilit ka pasoja të paparashikueshme për rritjen dhe edukimin e harmonishëm të fëmijëve shqiptar.
Diskriminimi i fëmijëve shqiptar në Maqedoni përbën vetëm një segment të politikës së diskriminimit racial që shteti i Maqedonisë sistematikisht aplikon ndaj shqiptarëve.
Bashkimi Demokratik Shqiptar ofron një PADI ( Platforma Anti-DIskriminim e shqiptarëve në Maqedoni)
Bashkimi Demokratik Shqiptar kërkon nga institucionet shtetërore të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, nga partitë politike që veprojnë në Shqipëri dhe Kosovë, nga Akademitë e shkencave të dy shteteve, nga institucionet shkencore, nga organizatat joqeveritare, nga intelektualët e pavarur, nga emigracioni, i cili i mbajti mbi supet e veta tri luftërat e fundit çlirimtare në hapësirat shqiptare, që të ngrenë zërin e protestës dhe të mbështesin kërkesën për një Konferencë të Re Ndërkombëtare e cila duhet t’i japë fund vuajtjeve dhe diskriminimit racial të shqiptarëve në Maqedoni!
Tetovë, 01.06.2011
Bashkimi Demokratik Shqiptar
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi