Hajdin Islami: Një festival që i duhet rinisë së Kosovës
Faqja 1 e 1
Hajdin Islami: Një festival që i duhet rinisë së Kosovës
Një festival që i duhet rinisë së Kosovës
Nga Hajdin Islami*
Për mbajtjen e Festivalit të Teatrit për të rinj, disa javë më parë më kishte njoftuar Drejtori i këtij festivali z.Avdullah Bunjaku dhe sinqerisht ashtu si edhe çdo artdashës edhe unë e mirëprita me shumë kënaqësi organizimin e këtij festivali, pasi të rinjtë në Kosovë shumë pak janë të inkuadruar në aktivitete të këtilla dhe ky festival ishte një rast i mirë për ta pasi me sa jam në dijeni unë ky festival është i vetmi i këtij lloji në gjithë Republikën e Kosovës që ekskluzivisht ju kushtohet moshave të reja. Ditë pas dite e javë pas jave po afrohej mbajtja e festivalit ashtu siç ishte paralajmëruar edhe më parë filloi për pesë ditë radhazi me plotë sukses në qytetin e lashtë të Vushtrrisë “Festivali i Teatrit për të rinj”.
Interesimi i teatrove dhe grupeve të të rinjve që merren me teatër për të qenë pjesëmarrës në këtë festival ishte i madh por që në pamundësi të plotësimit të kritereve të festivalit juria dhe nikoqiri kishin vendosur që ndër teatrot pjesëmarrëse të ishin:Teatri i qytetit të Prizrenit,Teatri “Osman Gashi” nga Klina, Teatri “Qëndresa” nga Fushë-Kosova,Teatri “Ulpiana” nga Lipjani si dhe Teatri i qytetit “Hasan Prishtina”nga Vushtrria. Se vërtetë ky festival dhe organizatori meritojnë çdo lëvdatë është edhe prania shumë e madhe e artdashësve në shfaqje, me qëllim që të gjithë të rinj e të reja, studentë, burra e gra, intelektualë e pensionistë ta përcillnin këtë javë kulturore organizatori kishte vendosur që hyrja për publikun të ishte falas.
Edhe pjesëmarrësit pas mbarimit të festivalit më gëzon fakti që flasin fjalë nga më të mirat për këtë ngjarje të rëndësishme kulturore dhe janë shumë të interesuar që dhe këtë vit të jenë pjesëmarrës.
Shfaqjet në këtë festival ishin të një cilësie të mirë të gjitha kishin veçantitë e veta dhe secila nga këto shfaqje kishte nga një mesazh të qartë dhe shumë domethënës për rininë kosovare. Festivali kishte karakter garues dhe organizatori kishte menduar që si shenjë respekti të ndante shtatë çmime në shtatë kategori. Për vetë faktin se të gjithë pjesëmarrësit ishin prezantuar denjësisht dhe me risi në artin skenik rinor ata me vendimin e jurisë së festivalit ishin shpërblyer, ndër shfaqjet e shpërblyera kanë qenë drama: “Një gram vdekje” komedia “Lejti dielli e praroi hana” komedia “Drejtor apo kryetar”drama “Kashta e Kumtrit” si dhe shfaqja teatrore e teatrit “Qëndresa”.
Mbesë me shpresë që donatorët e ndryshëm por edhe institucionet e vendit të jenë përkrahës të këtij festivali pasi rinia e Kosovës e meriton të ketë një eveniment të tillë kulturor,ndërsa organizatorit i urojë suksese me dëshirë që ky festival të jetë tradicional.
*Anëtar i jurisë së Festivalit
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi