Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sabit Rrustemi:VARG E SHPEND JAM UNË

Shko poshtë

Sabit Rrustemi:VARG E SHPEND JAM UNË Empty Sabit Rrustemi:VARG E SHPEND JAM UNË

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jun 01, 2011 7:39 pm

Sabit Rrustemi:VARG E SHPEND JAM UNË 203459_1563102666_4252343_n

Sabit Rrustemi:VARG E SHPEND JAM UNË

Vargu harron të t' pyes
në u bë vonë
në ke fjetu
je rizgjuarr
a je nxënë

tak - tak - tak
troket në atë portë zemre
troket e pret

përmallshëm si unë
i djegur zemre
për t'u shkrirë gjirit tënd
si unë

pret e nuk bëzanë

hape zemrën moj e ururar
qofsh e fushës
a e malit zanë

hape e merre këtë varg
merre e k'naqe me shpirtin tënd

ka bërë udhë
e nuk është lodhur
sall për t'u ndalur pak
sadopak
tek ai vend
tek ajo andërr që amshon

ai varg që rend parreshtur
që troket e s'pushon
jam unë, moj
jam

a dëgjon

...

dita e mërrolur
në syrin tënd
paska kotur

sall një shpend Çepuri
tek ajo bebëz
qenka palosur
pakëz i ndrojtur

varg a shpeng
kah ti ngarend
e s' lodhet e pret
nga mesnata në mëngjes
nga mëngjesi në mesnatë

përditë e përnatë
derisa të hapet
e zemrës kanatë

1 qershor 2011
Sabit Rrustemi:VARG E SHPEND JAM UNË 248563_1685098658315_1563102666_31309315_2550527_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi