Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhesika Vula:Shqipëria edhe zyrtarisht vend antik i spektaklit evropian

Shko poshtë

Xhesika Vula:Shqipëria edhe zyrtarisht vend antik i spektaklit evropian Empty Xhesika Vula:Shqipëria edhe zyrtarisht vend antik i spektaklit evropian

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jun 01, 2011 10:49 pm

Xhesika Vula:Shqipëria edhe zyrtarisht vend antik i spektaklit evropian 249619_1922479275213_1639025407_1889802_4152006_nXhesika Vula:Shqipëria edhe zyrtarisht vend antik i spektaklit evropian 41501_1639025407_3357_n

Xhesika Vula:Shqipëria edhe zyrtarisht vend antik i spektaklit evropian

Shqipëria përfshihet në 901 Vendet Antike të Spektaklit në Evropë dhe Mesdhe, pas nënshkrimit të marrëveshjes për këtë qëllim, sot në Muzeun Historik Kombëtar.

Kjo marrëveshje konsiston në përfshirjen e zonave antike të Shqipërisë në Itinerarin Kulturor të Vendeve Antike të Spektaklit dhe u firmos sot në kuadër të Konferencës së Tretë Vjetore Ndërkombëtare me temë: "Turizmi i qëndrueshëm dhe zhvillimi lokal - burimet, strategjitë dhe politikat për Shqipërinë, si pjesë e Bashkimit Evropian".

Rektori i Universitetit Evropian të Turizmit në Shqipëri, Salvatore Messina, promotori i kësaj marrëveshjeje, e cilëson si një mundësi e mirë për zhvillimin e zonave që do të përfshihen në këtë projekt.

"Akti i bashkëpunimit në pikat e tij thekson se aktivizimi i të gjithë burimeve shtetërore, apo private që operojnë në këto zona do të sjellë zhvillimin lokal të territorit", tha Messina.

Sipas tij, të gjitha vendet që janë pjesë e këtij projekti marrin përsipër zhvillimin e aktiviteteve në zonat antike, ku kryesisht synohet nevoja e informimit të brezit të ri dhe gjetja e metodave bashkëkohore për zhvillimet potenciale të turizmit.

Gjithashtu, pjesë e marrëveshjes është përfaqësimi i secilit vend në komitetet tekniko-shkencore. Rektori i EUFT, Messina, tha se çdo vend pjesëmarrës do të ketë përfaqësuesin e vet në komitetin shkencor të Itinerarit Kulturor të Vendeve Antike të Spektaklit, i cili do të ndjekë të gjitha projektet.

Drejtori i Turizmit dhe Kulturës në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Klodjan Pajuni vlerësoi projektin "Shqipëria është Kulturë" si një aktivitet që pati një performancë të suksesshme në Fier dhe Lezhë. "Bashkëpunimi real i të gjithë partnereve, që nga qeveria e deri tek operatorët e thjeshtë, bëjnë të mundur këtë iniciativë. MTKRS ka në prioritetet e saj zhvillimin e aktiviteteve kulturore në Tiranë dhe rrethe", tha Pajuni.

Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Franka Paloka, shprehu nevojën urgjente për vendin të domosdoshmërisë së planeve, që sjellin zhvillim të qëndrueshëm të turizmit. "Zhvillimi i ardhshëm duhet të përputhet me kapacitet që ka vendi", tha Paloka.

Marrëveshja u firmos nga Drejtori i Përgjithshëm i Turizmit dhe Kulturës në MTKRS, Klodian Pajuni, Drejtorja e ATA, Franka Paloka, Presidenti i Distriktit Trapani - Itali, Girolamo Turano, Kryetari i Bashkisë në Lezhë, Viktor Tushaj, drejtori i Parkut Kombëtar Arkeologjik të Apolonisë, Marin Haxhimihali dhe rektori i EUFT, Salvatore Messina
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi