Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhesika Vula:Sërish satanizohen maqedonët, shtrembërojnë origjinën e Nënë Terezës

Shko poshtë

Xhesika Vula:Sërish satanizohen maqedonët, shtrembërojnë origjinën e Nënë Terezës  Empty Xhesika Vula:Sërish satanizohen maqedonët, shtrembërojnë origjinën e Nënë Terezës

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jun 01, 2011 10:52 pm

Xhesika Vula:Sërish satanizohen maqedonët, shtrembërojnë origjinën e Nënë Terezës  246909_1922464394841_1639025407_1889786_3337895_nXhesika Vula:Sërish satanizohen maqedonët, shtrembërojnë origjinën e Nënë Terezës  41501_1639025407_3357_n
Xhesika Vula:Sërish satanizohen maqedonët, shtrembërojnë origjinën e Nënë Terezës

Në promovimin e monografisë “Shtëpia e Përkujtimit të Nënë Terezës”, të martën, në Shkup, sërish është keqpërdorur dhe keqinterpretuar origjina shqiptare humanistes shqiptare, Gonxhe Bojaxhiu – Nënë Tereza.

Akademikja Katica Qullakova, në fjalimin e saj si bashkautore e monografisë, ka thënë se shkupjania Nënë Tereza është maqedonase, me origjinë shqiptare dhe vllehe e cila, sipas saj, si qytetare i takon Indisë dhe tërë botës.

Ajo këtë e ka theksuar gjatë promovimit të kësaj monografie, ku ishte e pranishme edhe ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançevska-Milevska.

“Ne sot flasim sërish për Nënë Terezën dhe përtërijmë rrëfimin për një shkupjane, një maqedonase, një gruaje me prejardhje shqiptare dhe vllehe, e cila gjatë jetës ishte misionare, e cila si qytetare i takonte Indisë dhe tërë botës, e cila fitoi çmimin Nobel, ndaj ne përballemi me një fakt se bëjmë një rrëfim për një madhështi, e cila nuk është vetëm personalitet historik, por edhe simbol për globin dhe të gjitha kohërat”, ka thënë Qullakova.

Drejtoresha e Shtëpisë Përkujtimore “Nëna Terezë”, Renata Kutera-Zdravkovska, ka thënë se kjo monografi është botimi i dytë që nxjerrë në dritë ky institucion nacional.

Monografia është e pasuruar me disa foto, tekste nga shumë autorë, ndërsa ajo është përpiluar nga redaksia e përbërë prej Katica Qukallova, Valentina Bozhinovska, Agim Poloska, Aleksandar Gjorgjiev dhe Marjan Ristov.

Shtëpia Përkujtimore e Nënë Terezës u ndërtua në një lokacion tjetër nga vendi ku gjendej shtëpia e vjetër e familjes Bojaxhiu në sheshin e Shkupit. Ajo nxiti debate në mesin e shoqatave shqiptare dhe protesta, pas një vendimi që ishte ndërmarrë nga qeveria e kaluar.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi