Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rrëmbimi Griselda Roshit, policia shoqëron 25 persona

Shko poshtë

Rrëmbimi Griselda Roshit, policia shoqëron 25 persona Empty Rrëmbimi Griselda Roshit, policia shoqëron 25 persona

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jun 02, 2011 10:35 am


Rrëmbimi Griselda Roshit, policia shoqëron 25 persona

Bashkëshortja shtatëzënë e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Griselda Roshi është rrëmbyer dje pasdite, rreth orës 19.15, në zonen e Komunës së Parisit në Tiranë. (I plotësuar)


Rrëmbimi Griselda Roshit, policia shoqëron 25 persona Q2spitali-ush



Burime jozyrtare nga prokuroria pohojnë për Top Channel se është zbuluar ambienti ku dyshohet se i është hequr foshnja Griselda Roshit, bashkëshortes së kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi.

Sipas këtij burimi, bëhet fjalë për një klinikë private mjekësore pranë Maternitetit të Ri në Tiranë, e cila për momentin nuk mund të konfirmohet nëse është e licensuar apo jo.

Ndërkohë, mësohet se policia ka shoqëruar në ambientet e saj në cilësinë e dëshmitarëve rreth 25 persona. Mes të cilëve mendohet se është edhe një mjek i klinikës private, por edhe shoferi i taksisë që prokuroria dyshon se ka shoqëruar Griseldën në klinikën private.

Ky zbulim i fundit rrëzon dëshminë e mëparshme të vetë Griseldës, e cila tha se ishte rrëmbyer nga një fuoristradë me xhama të zinj. Gjithsesi gjithcka mbetet ende për t’u vërtetuar nga grupi hetimor.

Për të mbështetur familjen Roshi në këto caste të vështira, vec familjarëve, të afërmve dhe bashkëqytetarëve, në Kavajë ka mbërritur edhe kryesocialisti, Edi Rama dhe deputetë të Partisë Socialiste të cilët qendruan në familjen Roshi për më shumë se 60 minuta.

* * * * * * *

Horror në Kavajë

Sipas burimeve familjare, ajo pasi ka pirë një kafe me një mikeshë të sajë në një lokal, i është drejtuar një taksie për të lëvizur drejt shtëpisë së prindërve të saj.

Griselda kishte ardhur në Tiranë pasi ditën e premte priste të lindte. Sipas familjarëve, teksa ajo ishte duke ecur drejt taksisë, një fuoristradë me xhama të zinj ka ndaluar përpara saj dhe nga makina kanë dalë 3 burra të armatosur që e kanë futur me forcë në makinë.

Aty ata e kanë rrahur, kërcënuar dhe e kanë cuar në një tjetër vend, të parapërgatitur, ku vec tre burrave kanë qenë të pranishëm edhe disa të tjerë, madje edhe gra.

Sipas burimeve familjare, në ato momente Griselda është rrahur dhe goditur me tytë kallashnikovi dhe ka humbur ndjenjat. Kur ka riardhur në vete, ajo mban mend t'i jetë injektuar një serum dhe disa momente më pas ka lindur.

Për shkak të hemoragjisë shumë të madhe, Griseldës i kanë ndërruar edhe rrobat dhe në orën 3.45 të mëngjesit e kanë marrë sërish me fuoristradë duke e hedhur nga makina rreth 50 metra larg shtëpisë në Kavajë.

E gjakosur dhe e rrahur, Griselda është zvarritur deri në shtëpinë e saj, pa fëmijën e sapolindur që ka mbetur në ambjentin ku Griselda është mbajtur peng dhe dhunuar për më shumë se 6 orë.

Ajo është tashmë në gjendje të rëndë psikologjike dhe nuk di të thotë se kush ishin autorët e rrëmbimit, vendin ku lindi e detyruar fëmijën, apo vendndodhjen e foshnjës.

“Unë nuk di c’të them, këtë nuk ka kriminel që ta bëjë. Ajo është e sfilitur. Nuk kemi fjalë ta shprehim”, tregon një komshi i familjes. “Nuk duhet ta bënin, ata janë njerëz të mirë dhe këtë nuk e meritonin”, shprehet një tjetër.

Forca speciale të policisë ndodhen aktualisht në shtëpinë e ciftit dhe po kryejnë hetimet e nevojshme, ndërsa bashkëshorti i saj, kryebashkiaku i Kavajës Elvis Roshi, është detyruar të kthehet nga Italia pasi ka marrë vesh lajmin tragjik.

Ndërkohë, Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë ngritur një grup të posacëm për hetimin e ngjarjes. Grupi kryesohet nga prokurori Henrik Ligori dhe përbëhet nga agjentë të policisë kriminale.

Para shtëpisë së familjes Roshi ndodhen shumë të afërm dhe shumë banorë të Kavajës, të tronditur jashtëzakonisht nga ngjarja e rëndë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi