Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ekpertiza: Griselda Roshi nuk ka qënë shtatëzënë

Shko poshtë

Ekpertiza: Griselda Roshi nuk ka qënë shtatëzënë Empty Ekpertiza: Griselda Roshi nuk ka qënë shtatëzënë

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jun 02, 2011 2:42 pm

Ekpertiza: Griselda Roshi nuk ka qënë shtatëzënë






Ekpertiza: Griselda Roshi nuk ka qënë shtatëzënë 189instituti-i-mjksis-ligjor-jasht-300x210
Griselda Roshi nuk ka qënë shtatëzënë. Ky është konkluzioni paraprak i ekspertizës mjeko-ligjore pas ekzaminimit mjekësor të 28-vjeçares Griselda Roshi.
Ekspertët mjeko-ligjorë dhe mjekët gjinekologë kanë ekzaminuar paraditen e sotme Griselda Roshin pas kërkesës së prokurorisë që 28-vjeçares t`i bëhej ekspertiza për të vërtetuar mënyrën se si ajo kishte lindur fonjën e saj.
Ekspertiza paraprake mjeko-ligjore përkon në të njëjtën linjë me prokurorët e çështjes të cilët më herët hodhën dyshime pë shtatëzaninë e 28-vjeçares.

Ndërkohë gruaja e kreut të bashkisë së Kavajes, Griselda Roshi është marrë në pyetje nga grupi hetimor, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Ajo do i nënshtrohet një seance pyetjesh për të hedhur drite mbi vërtetësinë e ngjarjes, që dushohet se mund të jetë një inskenim i vetë gruas.
Më herët prokuroria hodhi poshtë pistën e pretenduar nga 28-vjeçarja Roshi për një rrëmbim, pengmarrje dhe lindje të dhunshme të fëmijës së saj për të cilin ende nuk dihet asgjë.
Griselda Roshi, bashkëshortja e kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi denoncoi dje në polici se është rrëmbyer dhe më pas është detyruar të lindë forcërisht fëmijën e saj./oranews/
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi