Lajme që nuk plaken:Rama në Beograd: Kosova e pavarur

Rama në Beograd: Kosova e pavarur
2007-05-16
Liderët e majtë marrin pjesë në konferencën e internacionales. Kreu i PS takon Tadiçin
Krerët e partive të majta shqiptare morën pjesë dje në konferencën e homologëve evropianë në Beograd. Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, mbajti fjalën në kuadër të nënshkrimit të "Paktit Ballkanik" për nxitjen e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Sakaq, lideri i opozitës shqiptare ka realizuar një takim të veçantë edhe me Presidentin e Serbisë, Boris Tadiç. "Kjo konferencë është mbledhur në një moment shumë të rëndësishëm për rajonin tonë, që përkon me përcaktimin e statusit të Kosovës", tha Rama. Ai siguroi se Partia Socialiste e Shqipërisë, mbështet paketën "Ahtisari" dhe është në pritje të një vendimi, i cili do të sjellë më shumë stabilitet dhe begati në rajon, si dhe do të rrisë bashkëpunimin rajonal. Në fjalën e tij, Rama, iu referua edhe integrimit rajonal dhe sfidave të përbashkëta për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. "Bashkëpunimi rajonal është sot një vektor shumë i rëndësishëm i diplomacive rajonale", konstatoi ai. Ndërsa, shtoi se Shqipëria ka ofruar prej kohësh vullnetin dhe kontributin e saj, për ndërtimin e një familjeje të madhe të të gjitha vendeve të rajonit. Rama vuri në dukje se pjesëmarrja në nismat rajonale, adoptimi i instrumenteve që rrjedhin nga marrëveshjet me Bashkimin Evropian për lëvizjen e lirë dhe heqjen e barrierave doganore, janë vetëm disa nga drejtimet, në të cilat është fokusuar energjia dhe kapacitetet tona, me synimin e përshpejtimit të procesit të afrimit mes vendeve tona. Rama shprehu bindjen se bashkëpunimi mes socialistëve evropianë është hapi i parë, që sjell natyrshëm bashkëpunimin dhe afrimin me BE-në. "Më lejoni të shpreh vullnetin e Partisë Socialiste të Shqipërisë, për të influencuar me të gjitha mjetet e mundshme për një rol aktiv të Shqipërisë në rajon dhe një angazhim serioz të saj për t\i dhënë përmasa konkrete këtij bashkëpunimi me vendet fqinje", garantoi Rama. Kreu i Socialistëve zhvilloi takime dje edhe me Hannes Swoboda dhe Paul Nyrup Rasmussen. Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, diskutoi gjatë zhvillimit të punimeve të Konferencës në seancë mbi rritjen ekonomike dhe zhvillimin social të rajonit. Rritja ekonomike nuk është qëllim në vetvete, u shpreh Meta, por është një instrument për zhvillimin e qëndrueshëm të vendeve tona. Sipas tij, ajo duhet vënë në funksion të zhvillimit të gjithanshëm ekonomiko-shoqëror të vendit, ashtu si ekonomia e tregut është në shërbim të njerëzve dhe jo zot i tyre. Duke vazhduar më tej diskutimin e tij, Meta tha se për rritjen ekonomike nuk janë të rëndësishme vetëm stabiliteti makro-ekonomik e financiar, krijimi i klimës së përshtatshme dhe i lehtësive për investimet e huaja, heqja e barrierave doganore dhe administrative, por edhe futja e teknologjive të reja. I pranishëm në këtë aktivitet, ishte edhe kreu i Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë, Skënder Gjinushi, si anëtar i Internacionales Evropiane. Në përfundim të takimit, përfaqësuesit e partive të majta evropiane, kanë nënshkruar "Paktin Ballkanik për Socialdemokracinë, Integrimin Evropian dhe Bashkëpunimin Rajonal" me qëllim bashkërendimin e përpjekjeve të përbashkëta për të nxitur integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, si dhe për të zhvilluar socialdemokracinë dhe bashkëpunimin rajonal në Ballkan. Partia Evropiane Socialiste (PES) dhe partitë e tjera të vendeve, gjithashtu ranë dakord në këtë pakt, për të krijuar rregulla të përbashkëta për financimin e partive dhe standarde të njëjta etike, si një kontribut unik politik në ndihmë të vendeve të Ballkanit për të përmbushur kërkesat që BE-ja ka ndaj anëtarësimit.
http://www.gazeta-shqip.com/rajon/d211c5bcadfcfda698b52b037a1c0471.html

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Rama çorton Kosovën që nuk shkuan me të në Beograd
» Bushati: Rama në Beograd për pajtimin Kosovë- Serbi
» Kosova e pavarur, realitet i pakthyeshëm
» Rama ne Beograd | A ishte kjo lufta ndryshe e Baton Haxhiut?
» Edi Rama fluturon në Beograd që ta takojë haverin e tij, Aleksandar Vuçiq

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi