Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ramadan Emini:150 VJETORI I ÇLIRIMIT DHE BASHKIMIT TË ITALISË-XHYZEPE GARIBALDI

Shko poshtë

Ramadan Emini:150 VJETORI I ÇLIRIMIT DHE BASHKIMIT TË ITALISË-XHYZEPE GARIBALDI Empty Ramadan Emini:150 VJETORI I ÇLIRIMIT DHE BASHKIMIT TË ITALISË-XHYZEPE GARIBALDI

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 04, 2011 12:32 pm

Ramadan Emini:150 VJETORI I ÇLIRIMIT DHE BASHKIMIT TË ITALISË-XHYZEPE GARIBALDI 211892_100001799075412_2766866_n
Ramadan Emini:150 VJETORI I ÇLIRIMIT DHE BASHKIMIT TË ITALISË
(Pse ne shqiptarët urrehemi aq shumë pikërisht nga ata që do të duhej të adhuroheshim!?)

XHYZEPE GARIBALDI
Ramadan Emini:150 VJETORI I ÇLIRIMIT DHE BASHKIMIT TË ITALISË-XHYZEPE GARIBALDI 247514_151703188232983_100001799075412_284632_3114518_n
Mbas katastrofës së së 1848, Garibaldi, gjatë mërgimit të tij të ri kishte bërë një jetë aventureske në Afrikën e Veriut si kapiten anijeje, në Amerikë dhe në Kinë. Në 1854, i erdhi rasti që të kthehej në Itali. Ai u vendos në qytetin e lindjes, Nice. Idealet liberale të Maxinit i kishte për zemër si dikur. Kur çështja italiane u bë sërish një aktualitet, Garibaldi kërkoi të merrte kontakt me drejtuesit. Ai takoi Kavurin, ra dakord për një pritje me Viktor Emanuelin. Takimi i tij me mbretin e beri te hiqte dore nga një pikë e programit republikan të Maxinit. Garibaldi pranoi mbretërinë e Piemont-Sardenies si bazen e Italisë së ardhshme të bashkuar. Ai do t’i qëndronte besnik këtij aktbesimi: thirrja e luftës së Garibaldit do të ishte tashmë: “Italia dhe Viktor Emanueli”.
Viktor Emanueli nuk ishte as mendjemprehte dhe as llogaritës. Mbreti kishte fare pak talent për diplomaci. Ishte thjeshtë një ushtar, një njeri i zakonshëm. Ai thoshte atë qe mendonte dhe e linte veten të udhëhiqej nga ndjenjat. Një sjellje e tillë e bëri Garibaldin të përqafonte tërësisht kauzën e tij. Komandanti ushqente një admirim të thellë për princin, i cili, nga ana e tij, e çmonte pa masë shoqërinë e tij. Pas majit të 1860-ës, jeta do t’i rezervonte Garibaldit shumë muaj aventurash të marrosura dhe arritjesh të shkëlqyera; në mes të provave më të këqia, Garibaldi nuk dyshoi kurrë për asnjë çast se mbreti do t’i jepte gjithë mbështëtjen e tij nëse do të kishte nevojë. Përkundrazi, ai nuk dëshironte aspak të njolloste emrin e tij të mirë me Kavurin. Për të, Kavuri ishte tradhtrai që kishte shitur Nicen dhe kulmi i neverisë, ia kishte shitur perandorit të francezeve, “njeriut të 2 dhjetorit” i cili, në vitin 1849, kishte shkaktuar rrëzimin e Republikës Romane. Garibaldi nuk i fshihte aspak ndjenjat e tij ndaj Kavurit dhe me sa dime ne ai kishte të gjitha arsyet të mos e donte ministrin. Kontrasti mes këtyre dy njerëzve të mëdhenj të 1860-ës do të ndikonte dukshëm në dramën që do të fillonte atëherë.
Për Kavurin, Garibaldi nuk ishte veçse një aventurier, një proletar, një diletant, një komandant çetash guerrile, i fiksuar pas idesë së revolucionit, një barbar i ardhur nga masa, i paaftë të kuptonte se çfarë donte të thoshte me të vërtetë politika dhe për këtë arsye i paaftë për ta drejtuar atë.
Kavuri kishte dashur gjithnjë t’ia “përshtaste nacionalizmin salloneveduke zëvendësuar terrenin revolucionar me terrenin diplomatik”. Nga kjo rrjedh edhe aleanca e tij me Napoleonin III. Kavuri nuk besonte se bashkimi i Italisë do të realizohej me shkathtësi. Ai donte të zgjeronte hap pas hapi ndikimin e Piemont-Sardenies, t’i siguronte gjithnjë e më shumë autoritet mes shteteve të tjera italiane. Garibaldi, nga ana e tij, në krye të të famshmëve “Njëmijë këmishëkuqtë” filloi ekspeditën e cila do të çonte në bashkimin pas gjashtë muajsh. Një kryengritje kishte shpërthyer në Sicili; mbreti “Bombë” kishte vdekur, por biri i Franc II vazhdoi despotizmin burbonian. Liderët e lëvizjes rebele i bënë thirrje Garibaldit dhe “komandantit”, vetëkuptohet, as që i shkonte ndërmend të refuzonte një kërkesë të tillë. Ai mblodhi besnikët, gjeti ca anije, pajisi njerëzit sa më mirë të ishte e mundur me uniforma të mbledhura andej-këndej, me pushkë të vjetra të ndryshkura dhe një grusht topash. Me 5 maj, anijet e vogla lanë portin e Gjenovës. Garibaldi u hodh drejt aventurës së madhe.
Ai rrëmbeu Palermon, mori Mesinën dhe për disa muaj, gjithë Sicilia ra në duartë e tij. Garibaldi shpalli Viktor Emanuelin mbret te Sicilisë dhe u bë vetë diktator. Përveç të tjerash, ai deklaroi – përpara një Evrope qe po mbante frymën – se ai nuk kishte aspak ndërmend të flinte mbi dafina. Nga ngushtica e Mesinës, ai do të kalonte në kontinent, do te pushtonte Napolin dhe do të marshonte mbi Romë. Atje, në Kapitol, ai do ta shpallte Viktor Emanuelin mbret të të gjithë Italisë.
Në fakt, Garibaldi hyri në Napoli, i brohoritur nga gjithë popullsia si i pakrahasueshmi, si heroi, çlirimtari. Regjimi i Burbonëve ishte përmbysur. Në ato ditë shtatori, Garibaldi, pirat dhe revolucionar, mbretëronte në Jug në një territor kaq të madh sa edhe mbretëria e Viktor Emanuelit në Veri.
Fuqitë e Mëdha padyshim i kushtonin shumë vëmendje këtij zhvillimi të habitshëm të ngjarjeve në Itali. Dhe, para së gjithash Napoleoni III: perandorit iu desh të pranonte që e kishte të pamundur t’u diktonte përsëri politikën e tij italianëve. Napoleoni nuk donte një Itali të bashkuar dhe nuk mund t’ia lejonte vetes as masën më të vogël që mund të çonte në zhveshjen e papës nga pushteti i tij shekullor. Megjithatë, ai dëshironte edhe më pak të shihte austriakët të rimerrnin pozicionin e tyre të fortë në Italinë Veriore, ose që anglezët të ushtronin në Jug një ndikim vendimtar. Që prej disa kohësh tashmë, politika perandorake ishte veçse një vals – hezitim i gajtë, madje mund të flitej për pafuqi. Napoleoni III e kuptoi se ndodhej në qorrsokak, donte të dilte që andej me një veprim kundër Garibaldit, u propozoi ndërhyrje Fuqive të Mëdha që të pengonin Këmishëkuqtë të kalonin ngushticën e Mesinës. Atëherë, Xhon Rasëlli reagoi në një mënyrë që do të kishte pasoja të mëdha për vazhdimin e ngjarjeve: ai deklaroi se Britania e Madhe ishte kundër çdo veprimi të këtij lloji. Gjatë disa muajve që pasuan aventurën e madhe garibaldiane, Kavuri u tregua po aq ngurrues sa Napoleoni III dhe njohu pothuajse të njëjtën pafuqi. Ekspedita e Këmishëkuqëve nuk i pëlqente aspak Kavurit, aq më pak që “çlirimtari” po fitonte gjithnjë e më shumë popullaritet. Kavuri kishte filluar punën për të penguar Garibaldin të shkonte në Sicili. Është pretenduar se Kavuri e mbështeste fshehurazi Garibaldin, por kjo hipotezë duket se nuk përputhet me faktet. Në mars 1860, Kavuri ishte i kënaqur me situatën. Ai donte të konsolidonte pozicionin e Piemont-Sardenjës dhe të tijin, pikërisht që më pas të vazhdonte përpara, por me shumë kujdes. Ekspedita e Garibaldit ishte një ndermarrje thjeshtë revolucionare, shumë e aftë të çonte në një ndërhyrje të Fuqive të Mëdha. Garibaldi rrezikonte ta izolonte Piemont-Sardenjen. Politika e Kavurit bazohej në aleancën franceze dhe aq sa të ishte e mundur në marrëdhëniet e mira me fuqitë e tjera. Nëse Garibaldi do të marshonte mbi Romë, si do të reagonte Napoleoni, ç’do të bënte Evropa?
Kjo pyetje ishte për Kavurin një makth i vërtetë. Përçmimi i tij për revolucionarin e madh u kthye në një ankth. Duke parë veprën e tij të kërcënuar, Kavuri u mundua të rivendoste situatën me rrugë diplomatike.
Kryeministri vendosi që duhej ndaluar marshimi mbi Romë sado që të kushtonte. Kavuri duhet të identifikohej me revolucionin për ta patur nën kontrollin e tij, të dërgonte trupat piemonteze drejt jugut për të sulmuar shtetet e papës dhe për të hapur një rrugë drejt Napolit. Ishte një kuturisje dhe një sfidë. Por në çastin që duhet të jepte urdhërat e duhur Kavuri nxori në pah gjithë gjeninë e tij politike. Piemontezi priti, përpara se të kalonte në akte, që Napoleoni edhe njëherë të nxirrte në pah planet e tij. Dhe perandori e dha pëlqimin me kusht që Kavuri të vepronte shpejt dhe të arrinte t’ia dilte mbanë. Napoleoni III braktisi kështu çdo pretendim për ndonjë ndikim vendimtar në Itali. Ai i kishte dhënë shtysë lëvizjes liberale italiane. Piemonti mund të korrte frytet. Në këto rrethana, kjo ishte zgjidhja më e mirë.
Zotimet e Napoleonit III u plotësuan: Kavuri veproi shpejt, me energji dhe pa menduar asnjë çast për mundësinë e një disfate. Ai nënshtroi jo vetëm Sicilinë dhe Napolin, por edhe disa pjesë të shteteve të papës, ndonëse ato gjendeshin afërsisht në mes të gadishullit. Tjetër sukses: Kavuri arriti të hiqte nga skena Garibaldin. Kur Kavuri mbaroi operacionet e tij ushtarake, nuk kishte më vend për “diktatorin” jugor. Garibaldi u detyrua të tërhiqej. Gjatë një takimi në fundin e tetorit, Viktor-Emanueli i dha një paralajmërim shumë të çartë dhe “Çlirimtari” e ktheu menjëherë komandën. Mbreti i dha ndere e shpërblime, por Garibaldi refuzoi dhe u kthye në ishullin e tij në Kaprera.
Vazhdimi përmblidhet me pak fjalë.
Me 17 mars 1861, Viktor-Emanueli u shpall mbret i Italisë.
Më 1866, Venecia hyri në mbretërinë e Italisë pas një lufte të re kundër Austrisë në të cilën Prusia kishte luajtur rolin kryesor.
Në 1870 u zhdukën edhe mbeturinat e fundit të pushtetit të përkohshëm të papës, Roma u bë kryeqyteti i mbretërisë.
Vepra ishte përmbushur, mbretëria e Italisë ishte një realitet.
Nëse hedhim një sy mbrapa te lëvizjet për pavarësi dhe bshkim të Italisë, duhet të pranojme se politika e rafinuar e Kavurit dhe frymëzimi revolucionar i Garibaldit harmonizohen për mrekulli. Pavarësisht nga antipatia e tyre e nsërsjelltë, dy burrat nuk do të kishin mundur të bënin pa njëri tjetrin dhe padyshim secili e kuptonte këtë fare mire! Ja, tek e fundit se çfarë i shkruan Kavuri një miku, në çastin kue konflikti ishte ende tejet i acaruar:
“Po të gjendesha nesër në luftë të hapur kundër Garibaldit, pjesa më e madhe e diplomatëve të shkollës së vjetër do të ishin me siguri përkrah meje. Por opinioni publik evropian do të ngrihej kundër meje dhe publiku do të kishte të drejtë, sepse Xhyzepe Garibaldi i ka bërë Italisë shërbimet më të mëdha që një burrë mund t’i bëjë vendit të tij; ai iu dha italianëve besim, ai tregoi se italianët mund të luftojnë dhe të vdesin në fushën e betejës për të fituar një atdhe.”
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi