Muharrem Sfarqa:Intervistë me Dr. Isa Mustafën, Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës
Faqja 1 e 1
Muharrem Sfarqa:Intervistë me Dr. Isa Mustafën, Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës
Intervistë me Dr. Isa Mustafën, Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës
LDK-ja nuk është opozitë e zhurmës, por e veprimit
Bisedoi, Muharrem Sfarqa
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Dr. Isa Mustafa, para pak ditësh vizitoi Degët e LDK-së në Zvicër, Gjermani e Belgjikë dhe me anëtarësinë e këtyre degëve zhvilloi takime të ndara pune, me qëllim njohjeje dhe aktiviteti, e nga të cilët iu dha përkrahje e fuqishme, në rrugën e tij të nisur drejtë reformimit dhe modernizimit të LDK-së, për ta kthyer atë në forcën e parë politike në vend.Ne shfrytëzuam praninë e tij në Gjermani dhe për lexuesit e gazetës kombëtare "Bota sot" me kryetarin e LDK-së Dr.Isa Mustafa, zhvilluam një intervistë të cilën Ai e dha me kënaqësi.
Bota sot:Z. Mustafa ishte kjo vizita e juaj e parë në cilësin e kryetarit të LDK-së, që vizitoni këto tri shtete; Zvicren, Gjermaninë dhe Belgjiken.Cilat jan përshtypjet tuaja?
Dr. Isa Mustafa:Unë po i kthehem bashkëvepriimit dhe koordinimit të veprimtarive me anëtarësinë e LDK-së të Degëve të këtyre tri shteteve, të Zvicrës, Gjermanisë dhe Belgjikës (dhe jo vetëm këtyre), për të vazhduar sërishë aty ku kemi bashkëvepruar dhe bashkëpunuar me mërgatën tonë, në periudhën shumë të vështirë për Kosovën.Kjo pjesë rrjedhëse e trungut të Kosovës, sidomos në këto njëzet vitet e fundit ka dhënë dhe ka bërë shumë për Kosovën.Mërgata e jonë është pjesë e proceseve të mëdha atdhetare, që shënuan epokën e re të Kosovës.Ajo ishte e rreshtuar në përkrahje të vizionit rugovian për liri pavarësi dhe demokraci dhe duke ndihmuar, funkcionalizimin e shtetit të Kosovës dhe strukturave tona, si fondin e Republikës së Kosovës e fonde tjera, ndihmoi që shteti të tejkalojë nocionin fiktiv dhe të merr kuptimin adekuat, universal me definimet konkrete që i takojnë. Pra LDK-ja, atëherë kishte përkrahjen e pakursyer të veprimtarëve të saj në përëndim. Kjo mbështetje vërehet edhe sot, sado që kanë ndryshuar rrethanat e përgjithshme me realizimin e Pavarësisë së Kosovës.
Bota sot:Ju, në Gjermani morët pjesë në Akademinë Përkujtimore për heroin e kombit, Sali Çekaj, ku mbajtët edhe një fjalë rasti.
Dr. Isa Mustafa:Isha i nderuar që njoha së afërmi heroin Sali Çekaj dhe që isha pjesë e nderimit që i bëhej figurës së tij, nga anëtarësia e LDK-së dhe simpatizantët e saj në Gjermani, ku ishin edhe shumë miq e bashkëveprimtarë e bashkëluftëtarë të tij, disa nga të cilët unë i njoha nga koha e veprimit tim në Gjermani, kur e njoha edhe Sali Çekajn, me të cilin patëm një bashkëpunim dhe miqësi intenzive. Ai ishte një atdhetar i devotshëm , i cili ngriti në piedestal përkushtimin patriotik për lirinë e Kosovës. Ai, së bashku me Agim Ramadanin dhe të tjerë, planifikoi, komandoi dhe mori pjesë në betejën më të madhe, ate të Koshares,ku u rrënua kufiri mes shqiptarëve. Ai mbetet shembull i patriotit, që tregon se cfarë bënë njerëzit e LDK-së, për vendin e tyre.Si shembull i ndritshëm i njeriut që luftoi për institucionet e Kosovës, që u ndërtuan nën udhëheqjen e presidentit Rugova por, edhe në Deçan, ku hartoi dokumentet komunale në harmoni me Kushtetutën e Kosovës, të aprovuar në Kaçanik. Si luftëtar e njeri atdhetar,ai do kujtohet me pietet dhe vepra e tij do të mbetet një shembull i lartë që do tu shërbejë brezave që vijnë.
Bota sot:Nga anëtarësia e LDK-së, së këtyre tri shteteve, juve ju dha mbështetje e fuqishme, drejtë reformimit të partisë, proces ky i nisur prej jush.Do t’ju nxitë dhe ma shumë kjo mbështetje në rrugën e nisur tashmë të reformimit?
Dr. Isa Mustafa:Natyrisht që kjo përkrahje do të thotë shumë, sepse tregon se anëtarësia e LDK-së, në përëndim, është në rrjedhë të të gjitha proceseve që po ndodhin në parti. Veprimtarët që punojnë e veprojnë jashtë, kanë edhe lidhjen e tyre emocionale me LDK-në, e cila ishte shtëpia e tyre e dytë për këto njëzet e sa vite. Mërgimtarët tanë kanë dhënë shumë për Kosovën. Është koha për një përkujdesje dhe kthim borxhi, që Kosova ka tash ndaj mërgimtarëve, duke u hapur rrugë investimit të kapitalit të tyre këtu, me kushte të favorëshme. Kjo do të ishte një mirënjohje modeste për kontributin e tyre të pakursyer ndaj Kosovës në vazhdimësi.Por, përgjithësisht anëtarësia e jonë, si edhe ajo në përëndim, është shumë e interesuar që, LDK-ja të reformohet dhe modernizohet, në tërë infrastrukturën e saj,që të ecë në hap me dinamikën që imponojnë kërkesat e zhvillimive të reja, në mënyrë që ajo të jetë atraktive edhe për anëtarësin e re, sidomos për të rinjë dhe për kuadro të reja. Ne në shtetet përëndimore kemi edhe fëmijtë e veprimtarëve tanë, që janë shkolluar jashtë dhe me këtë potencial kadrovik do të merremi seriozisht,që në rrethana të ardhshme këto kuadro të i evidentojmë që t’i kemi në regjistrat tonë për t’i futur në funkcion për Kosovën, e sidomos për integrimin e saj në BE, dhe strukturat Euro-Atlantike. Kosova ka nevojë për ta për dijen dhe përvojat e tyre.
Bota sot:Z. Kryetar, reforma e LDK-së , cilat sfera do t’i prekë më shumë?
Dr. Isa Mustafa:Reformat në LDK, po zhvillohen çdo ditë. Ato kanë marrë drejtimin e rrjedhës normale, sado që ato do te jenë të thella.Historia e reformave ka treguar se ato janë të vështira e të dhimbshme, por ne i kemi dhënë vetit detyrë që të jemi të vëmendshëm për çdo veprimtar, në mënyrë që secili ta ketë përkujdesjen e merituar. Dokumentet themelore të partisë sonë, jan hartuar në rrethana krejtësisht tjera, në raport me këto të sotmet, prandaj përshtatja duhet të bëhet domosdoshmërishtë.Fryma rugoviane, është ajo që do të mbetet si platformë dhe frymzim mobilizues drejtë zhvillimit të vlerave univerzale të lirisë, pavarësisë dhe demokracisë.
LDK-ja nuk është e interesuar për zhurmë
Bota sot:Z.kryetar, shpesh krijohet përshtypja, se LDK-ja si opozitë nuk është sa duhet e zëshme. Ç’ mund të na thoni ?
Dr. Isa Mustafa:Unë këtë përballjen e "zëshme" më tepër e shoh si luftë për zhurmë.Zhurma krijon vetëm zhurmë dhe ajo si argument krijon tendencen e anarkisë.Ne si LDK, nuk jemi të interesuar për zhurmë, por për të instaluar një sistem të vlerave ku problemet trajtohen me kulturë, duke pasur për bazë forcën e argumenteve.LDK-ja e ka krijuar mënyrën e saj të komunikimit, gjatë tër historisë së saj. Ne si opozitë sot, do t’i identifikojmë problemet dhe do t’i trajtojmë me seriozitetin më të madh, do të kërkojmë me vendosmëri zgjidhjen e tyre në të mirë të qytetarëve, ndërkaq ato që janë të dëmshme për Kosovën dhe për qytetarët e saj ,do t’i bejmë publike dhe do të angazhohemi që aty ku jemi ne, mos të merren vendime që bien ndesh me këto interesa. Pra LDK-ja nuk ka nevojë të imitojë kurfarë partish në Kosovë,për mënyrën e sjelljes si opozitë, nga se ajo tani më e ka identitetin e saj politik, të njohur e të pakontestueshëm dhe me histori më të gjatë veprimi se çdo parti tjetër te ne.
Bota sot:Z, kryetar, ju keni paralajmëruar formimin e një " Qeverie në hije". Cilat do të jenë detyrat e kësaj " Qeverie"?
Dr. Isa Mustafa:Ne kemi krijuar një përbërje ekspertësh, në përbërje prej 5o profesionistësh të lëmive të ndryshme.Ky grup tani më është në fazen e strukturimit dhe marrjes së detyrave dhe aktiviteti i tij do të duket praktikisht, menjëherë pas 100 ditëve të para të Qeverisë Thaqi-dy.Me këtë trupë ekspertësh, do të konsultohen edhe deputetët e grupit parlamentarë të LDK-së, lidhur me vendimet që do të propozohen të merren në Kuvendin e Kosovës. Në këtë mënyrë ne po punojmë që zëri i deputetëve tanë të përshkohet me propozime të fakteve dhe argumenteve,për të miren e qytetarëve. Mazhoranca e partive në pushtet nuk do ta ketë komoditetin e ëndërruar.
NE PO PUNOJMË PËR TË ARDHMEN DHE PERSPEKTIVËN E KOSOVËS
Bota sot:Do të thotë ju po hartoni strategjinë për fitoren e zgjedhjeve të ardhëshme !?
Dr.Isa Mustafa:Ne, siq e dinë qytetarët tanë, kemi konstatuar me të drejtë abuzimin e votës së lirë dhe si pjesë e marrëveshtjes për zgjedhjen e presidentes së Kosovës, ne kemi arritur që t’i shkurtojmë mandatin kësaj legjislature të votës së kontestuar. Mirpo se a do të arrijë ta përfundojë edhe këtë gjysëm mandati, kjo qeveri, këtë do ta shohim më vonë. Por ne jemi duke percjellur me kujdes punën e saj.
Në zgjedhjet e fundit, LDK-ja ka shënuar një rritje prej 50 mijë votash, që është një tregues i mirë se po kthehet besimi ndaj saj, si forcë serioze që do ta shpijë Kosovën drejt integrimeve në Europë.Ndryshimi i Kushtetutës dhe i ligjit zgjedhor, që kanë filluar të hartohen, do të krijojnë një infrastrukturë të re ligjore, që do të mundësojë krijimin e më shumë zonave zgjedhore dhe mundësi më të vogla abuzimi me votën e qytetarëve. Ne jemi të interesuar që qytetarëve tanë të arrijmë tua bëjmë të mundur, përmes transparencës, që të kenë qasje në të gjita aktivitete e LDK-së, në mënyrë që secili t’i gjejë arsyet e mjaftueshme për të na e besuar voten e vet. Para së gjithash , ne do të luftojmë për t’i eliminuar disproporzionet që po krijohen në raportet; ekonomi-buxhet dhe investime-punësim, sepse pa ekonomi stabile nuk ka buxhet stabil, pa investime nuk ka punësim të të rinjëve.
Paraprakisht, plotësimi i standardeve për integrim na obligim që të jemi përgjegjës e të punojmë për një ekonomi stabile dhe investime, që do të hapin dyert për një punësim të të papunëve, ku ekonomia e tregut nuk do t’i nënshtrohet ndikimit të shtetit për nevoja të pushtetarëve.
Në këto rrethana në të cilat gjendemi, as Evropa e as ne nuk jemi të gatshëm për një integrim që do ta zbrazte Kosovën nga të rinjët tanë, të cilët do të migronin në kërkim të punësimit, si kusht për një jetë më të mirë.
Gjithashtu do të bënim reformën e sistemit të arsimit, në drejtim të përmirësimit të cilësisë dhe shkallës mësimore, në mënyrë që dija e marrur në Kosovë, të jetë konkurente dhe e pranuar në botë. Është e njohur, se Irlanda, ka zënë hapin ekonomik duke i falënderuar kritereve të forta të Universiteteve të veta, të cilat kanë nxjerrë ekspertë të lartë, e të cilët pas futjes së kapitalit të huaj, nuk kanë pasur nevojë t’i shtrohen as trajnimeve e as mësimeve plotësuese, sic ndodhë mjerisht, te ne, por dijen e lartë të tyre e kanë futur tërsisht në funkcion të zhvillimit të shtetit të tyre.
Bota sot:Z. Mustafa, gjatë vizitës suaj në Belgjikë, ju patët edhe një takim me z. Nikolas Briec, sekretarë për mardhënje me jashtë i Partisë Evropiane Popullore!?
Dr. Mustafa:Unë pata një takim të përzemërt me z. Briec, ku u shpreh gadishmëria e përbashkët për anëtarsimin e LDK-së, në asociacionin e partive të djathta. LDK-ja si forcë e qendrës së djathtë dhe me orientim kah demokracia përëndimore, së shpejti do të jetë anëtare me te drejta të plota. Ne tani më jemi pjesë e organizmave të Partisë Evropjane Popullore, për biznese të vogla e të mesme.
Së shpejti do ta kemi në një vizitë pune në Prishtinë,sekretarin e kësaj partie, z. Briec, ku do konfirmohen rezultatet konkrete të këtij përafrimi, midis partive tona. Ne shpresojmë se partitë Evropjane me orjentime të Qendes dhe ato të djathta, duke përkrahur LDK-në, do të përkrahin orjentimin tonë për të qenë pjesë e Evropes,aty ku Presidenti Rugova e kishte synim dhe aty ku realisht është gjeneza e jonë e lashtë e civilizimit.
Bota sot 04. o6. 2011
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi