Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kristaq Shabani:Akrepat e orës së mbetur

Shko poshtë

Kristaq Shabani:Akrepat e orës së mbetur Empty Kristaq Shabani:Akrepat e orës së mbetur

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jun 05, 2011 12:32 am

Kristaq Shabani:Akrepat e orës së mbetur 254517_10150200905513186_678723185_6982816_4331164_nKristaq Shabani:Akrepat e orës së mbetur 202959_678723185_164074_n

Kristaq Shabani:Akrepat e orës së mbetur

Aludimi

E keni parë si ndjehet ora me akrep të mbetur? I vjen turp nga KOHA, VETJA, QIELLI, DETI, NJERËZIT, VENDI, LIBRI!…Tenton me një forcë të brendshme të lëvizi akrepat, por s’mundet… S’ka forcë “motorike” apo inteligjente. Naiviteti e lë orën kohore (trung) me akrepa të mbetur. (Edhe qyteti çudi kishte para do kohësh një “orë”, të cilës i lëviznin akrepat dhe banori i tij hidhte sytë në ORËN E KALASË madhështore që me melodinë e saj korsonte në pistën kohore me “DING, DANG, DING, DANG” në pozicione të ndryshme, në kullën L, P, J, V…
8 akrepë në pozicion “të mbetur’!… Edhe vetë njeriu shpesh herë i stresuar i ngjan një ore akrepmbetur! Ne e dallojmë orën akrepmbetur, por e qetojmë vetën në “stinë” dimërore që na dhuron “pranverën” e pasythuar…. Nuk ndihemi. Këtë bëjnë dhe ata që s’janë “divorcuar”…
C’përfitime do të kishte vendi në se mbeten të gjitha “orët”? Do të kishte më shumë “akrepmbetur”, të cilët nga mospunimi marrin ngjyrë të verdhë! Sa e vështirë është të mbetet një “ORË” e tillë!
Kur s’punojnë akrepat detyrimisht duhet të ndërrohen me të rinj. Vetëm kështu “ora” do të punojë dhe do të humbasë stacionimet e gjata apo luhatjet… Pse thoshin dikur: “Vetëm orët zviceriane punojnë “sahat”!”
Një skulptor na tregoi një maket skulpturor ku ishte modeluar një “trok” kali që jepte përshtypjen e një ecjeje galopante. Troku, paçka se ishte “statik” impulsonte natyrshmëri lëvizjeje, pra nuk u ngjante “akrepave të mbetur”… Po sikur të konturohet ky trok në mendjen e secilit? Do të buçiste lajtmotivi i ecurisë në të gjitha fushat. Ju lutemi mos këndoni refrenin “ORA ME AKREPË TË MBETUR”
Duhet rendur… (Ne rendim…) Ja dëgjoheni trokun kalëror drejt progresit! Në rast se s’do t’ua vendosin “akrepat” të tjerët që interesohen, vendosini vetë të shpëtoni nga akrepat verdhacukë, meitë, laramanë, merimangë, majmunë, “lule” kulpërverdhë…
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi