Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

IDRIZ ZEQIRAJ:ABUZIMI ME NDJENJAT E NJERËZVE PAS AMËSHIMIT

Shko poshtë

IDRIZ ZEQIRAJ:ABUZIMI ME NDJENJAT E NJERËZVE PAS AMËSHIMIT Empty IDRIZ ZEQIRAJ:ABUZIMI ME NDJENJAT E NJERËZVE PAS AMËSHIMIT

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jun 06, 2011 10:25 pm

ABUZIMI ME NDJENJAT E NJERËZVE PAS AMËSHIMIT

(ME SHKAS NGA SHKRIMI I LAURAT MULLIQIT: "VDIQ DHE U VARROS NË PEJË ISUF DASHAJ")


IDRIZ ZEQIRAJ:ABUZIMI ME NDJENJAT E NJERËZVE PAS AMËSHIMIT Files.php?file=idrizaj_132751126
SHKRUAN: IDRIZ ZEQIRAJ

"Nga shkrimi i botuar më 27 maj 2011 veçojmë: "Në moshën 17 vjeçare Isuf Dashaj e gjejmë tok me Cufë Sokolin (Nikçi) në luftën e Moknës, me pushkë në dorë, plis të bardhë në kokë".
"Në vitin 1981, kur lëvizja studentore u shua me gjak, Isufin e gjen në përkrahje të tyre dhe në vijën e Enver Hoxhës, i cili atëbotë që më i zëshmi në mbrojtje të tyre, vi të cilën e ndoqi gjatë gjithë jetës, edhepse ishte i rrjeshtuar në forcat e djathta politike, madje edhepse në vitet `90-a qe kryetar i NDSH për Rugovë."
Bacën Cufë Sokoli e njoh qysh në vitin 1963, madje familjarisht. Ai nuk kishte asnjë konsideratë për komunistët shqiptarë dhe Enver Hoxhën. Isuf Dashaj, shok armësh i bacës Cufë, mësues në Rugovë e Karadak të Gjilanit; përkrahës i demonstratave 1968, 1981; kryetar i NDSH më 1990, i rrjeshtuar në UÇK-e në Rugovë më 1998, si mund të ishte në "vijën e Enver Hoxhës", filosllav komunist dhe kriminel e vrasës i pa tejkalueshëm i popullit të vet, madje i prirë në krime në konkurencë me sivëllezërit e tij jugosllavë?!
Është larg çdo logjike që një mësues, nacionalist qysh në Luftën e Dytë Botërore, madje me armë në dorë kundër komunizmit, kryetar i NDSH-së, parti ekstremisht e djathtë, të vazhdojë të jetë "në vijën e Enver Hoxhës" edhe në maj të vitit 2011!!!
Në kushtet e sotme, të mbijetesës të gazetave, është vështirë të financohet një staf i nevojshëm, për të redaktuar dhe kontrolluar të gjitha shkrimet e bashkëpunëtorëve të gazetës. Por, ata që shkruajnë, duhet të jenë konseguent në vërtetësinë logjike të shkrimeve, duke mos demantuar vetën brenda vet radhëve të shkrimit. Madje, kur shkruajmë për ata, që, tashmë, janë në amëshim, duhet pasur kujdes që mendimet dhe ndjenjat tona personale, të mos ua veshim atyre që nuk frymojnë më, siç është rasti për të shumë respektuarin atdhetar Isuf Dashaj.
Enver Hoxha ishte një matrapaz komunist alla jugosllav, rus, kinez e aziatik. Ishte një vrasës unikat i shqiptarëve të Shqipërisë dhe po kaq armik i shqiptarëve të kudondodhur.
Reagimin për demonstratat e vitit 1981 Enver Hoxha e ka bërë pas 27 ditësh, dmth. pas të gjithë botës, bile edhe pas Bangladeshit! Ai ishte i interesuar t`i heshte ato, siç i heshti demonstratat e vitit 1968! Por, jugosllavët, për demagogji reaguan të parët, edhepse e dinin mirëfilli se Shqipëria nuk kishte asnjë lidhje me ato. Demagogjia e tij ishte e lexueshme. Në atë kohë torturonte dhe masakronte rininë shqiptare në 11 burgjet politike, krimet e dy prej tyre: Spaçit të Mirditës dhe të Qafë Barit të Pukës, i shpalosi shkrimtari i dënuar Visar Zhiti, këto ditë në "Bota sot". Në konkurrencë të ethshme me represionin jugosllav mbi rininë e Kosovës, Enver Hoxha u sul egërsisht mbi brezin e tretë dhe të katërtë, përkatësisht, nipër e stërnipër të ballistëve shqiptarë. Dhe, kontigjenti masiv i të burgosurëve u pagëzua "Kontigjenti Kosova", mëqe kjo rini e burimit nacionalist ia kujtoi Enver Hoxhës me shokë idealet atdhetare, për Kosovën - Shqipërinë Etnike, të gjyshërve dhe të stërgjyshërve të tyre si dhe tradhtinë e madhe të Hoxhës me shokë ndaj Kosovës.
Enver Hoxha mezi ka pritur goditjen e Kosovës, ngecjen e saj arsimore, politike dhe ekonomike. Ngritja e gjithanëshme e Kosovës në vitet `70-a e vuri në siklet të madh udhëheqjen rrugaçe e diktatoriale të Tiranës. Shkëmbimet kulturore Shqipëri - Kosovë, agjitacioni figurativ faktik, me vetura, veshje të mirë dhe shëndet të bollshëm të kuadrove të Kosovës, flisnin për mjerimin ekonomik të "Shqipërisë të lulëzuar në brigjet e Adriatikut"! Në organizatat e partisë flitej për këta njerëz që i dërgon UDB-a, i financon enkas për të treguar se sa mirë jetohet atje, në Kosovë dhe Jugosllavi. Por, edhe kjo sikur nuk mjaftonte. Deputetja Vito Kapo, bashkëshortja e Hysni Kapos, zëvendës i Enver Hoxhës, u thoshte zgjedhësve të saj, në qytetin e Lezhës, se "kosovarët hanë bukë e qepë, ndërsa këta që vijnë këtu e kapardisën, financohen nga UDB-a, me qëllime të caktuara, për të bërë agjitacion figurativ"!
Kësaj pranvere, për dy muaj radhazi, u përkujtua 30 vjetori i demonstratave të mars - prillit 1981. Nga ai lumë fjalësh e shkrimesh, askush nuk e vuri pikën mbi "i", për të thënë të vërtetën absolute të këtyre demonstratave: Si nisën dhe si mbaruan; dobia dhe dëmi i tyre.
Nisja ishte shprehje e pakënaqësisë për cilësinë e ushqimit në menzën studentore. Pas një jave u infiltrua UDB-a dhe i eskaloi qëllimshëm nga kërkesa ekonomike, në ato politike. Titua ishte shua një vit më parë dhe revanshin zhvillimor të Kosovës në përgjithësi, në arsim në veçanti, duhej ndërprerë. Ishte në vlug spastrimi i qetë dhe i natyrshëm i Kosovës nga kolonët e rinj, madje edhe të vjetër serbë e malazezë. Dhe, kjo sa ishte e shëndetshme për Kosovën, ishte po kaq shqetësuese për nacionalizmin serbo-sllav.
Për ndryshim nga demonstratat e vitit 1968, të cilat realizuan flamurin, universitetin e deri ke amandamentet kushtetuese të autonomisë të zgjeruar të vitit 1974, demonstratat e vitit 1981 shënuan regres, duke mos sjellur asnjë përfitim shtesë, përkundrazi, ngecje dhe kthim prapa. Sepse sllavët në përgjithësi, serbët në veçanti, mezi kishin pritur shuarjen e Titos, për t`u revanshuar kundër shqiptarëve.
Është një gënjeshtër e kulluar, një pacipëri e skajshme, të falsifikosh deri në atë shkallë, sa ta shtrish ndikimin dhe lidhshmërinë e demonstratave të vitit 1981 me nismat demokratike të viteve `90-a dhe luftën, më sakt, masakrën e vitit 1998 - 1999.
Nisma e proceseve demokratike në Ballkan dhe Evropën Lindore fillon me Solidarnostin e Polonisë, për të kulmuar me rënien e Murit të Berlinit. Ndërsa lufta e Kosovës është rrjedhojë e shpërbërjes të Jugosllavisë, presionit të shtuar të Serbisë për boshatisjen e Kosovës nga shqiptarët, rrjedhimisht të rezistencës të popullit, thirrja e Presidentit Rugova për "mbrojtjen e pragut të shtëpisë", aktivizimi i grupeve guerile e deri ke rrjeshtimi në forcat e armatosura, por, pa arritur asnjëherë konsolidimin e një ushtrie çlirimtare, siç u pëlqen të vetëquhen , sidomos, ata që nuk ishin pjesë e luftës, por, që duan të hynë dhunshëm në histori!
Vlen të theksohet se megallomania e ndoca pjesëmarrësve në demonstratat e vitit 1981, të zhytur në llumin e ideologjisë sllavo-komuniste, duan ta privatizojnë historinë, duke i mohuar të gjitha ngjarjet tjera historike, me qëllim të lansimit të një ngjarjeje të vetme, ku ata kanë qenë pjesëmarrës të rëndomtë, madje duke e ndërlidhur qëllimshëm me ngjarjet tjera historike, edhepse logjika e fakteve i demanton. Këta batakçinj, të instruktuar nga Sigurimi komunist shqiptar dhe të organizuar në SHIK-un ilegal, me dajak e gjak, u katapultuan në pushtet dhe po ia bëjnë gjëmën Kosovës.

Qershor, 2011
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi