Rama, letër publikut për Kolegjin Zgjedhor

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama i është drejtuar me një letër të hapur Kolegjit Zgjedhor pas rrëzimit të ankimimit të PS-së për të shpallur të pavlefshëm vendimin e KQZ-së për numërimin e fletëve të hedhura në kutitë e gabuara.
Letra e plotë
“Pas vendimit të së premtes të pesë prej anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor, vendim ende i paarsyetuar brenda afatit ligjor, të cilin e keni shkelur për arsye sot e gjithë ditën të paditura lindin natyrshëm plot pyetje.
Por unë dëshiroj të ngre publikisht njërën prej pyetjeve: A janë këta gjykatës të vetëdijshëm për pasojat që padrejtësia në dhënien e vendimeve të atij kolegji ka mbi vendin e mbi njerëzit e këtij vendi?
Në vitin 2009 Kolegji Zgjedhor bëri një padrejtësi të hapur, flagrante, në gjykimin e ankesës së opozitës mbi refuzimin nga ana e të njëjtës KQZ për hapjen e kutive të votimit me kërkesën e dy anëtarëve. Këtë të drejtë, të sanksionuar në Kodin Zgjedhor, shkruar e miratuar me konsensus në Kuvendin e Shqipërisë si një çelës në duart e çdo pakice për të garantuar transparencën e plotë të procesit zgjedhor, gjykatësit e Kolegjit e shkelën hapur. E hodhën atë çelës në detin e padrejtësive të shkaktuara rëndom prej sistemit të drejtësisë shqiptare dhe i hapën rrugën një krize dyvjeçare politike e institucionale.
Dihet historia e dy viteve që e pasuan atë vendim të padrejtë, me të gjitha mundimet e vazhdueshme të opozitës për të garantuar transparencën e zgjedhjeve. Dihen edhe pasojat e betejës dyvjeçare politike, ku Saliu u kap me thonj pas padrejtësisë së tyre, duke shpërdoruar në çdo formë e me kosto tejet të lartë për vendin një pushtet të vjedhur dhe duke arritur deri në vrasjen e njerëzve të pafajshëm me pushkët e atij pushteti.
Ajo që nuk dihet është çfarë mund të kenë menduar ata, gjykatësit, duke ndjekur zhvillimet e rënda të jetës së mbarë vendit, që për dy vjet rresht mbeti peng i një vjedhjeje zgjedhjesh të ligjëruar me vulë gjykate(?). Ndoshta s`kanë menduar asgjë ose, së paku, s`e kanë menduar ndonjëherë rolin që pati në tërë tollovinë e atyre zhvillimeve ajo vulë e vendosur në shkelje të ligjit. Por e vërteta është se, pavarësisht asaj që mund të kenë menduar ose jo, me atë vendim gjykatësit e Kolegjit i hapën rrugën të gjitha të këqijave që i vijnë një vendi, mu ashtu siç i erdhën Shqipërisë, nga ligjërimi i vjedhjes së votës.
Sot jemi dy vjet më pas. Vjedhja e votës është bërë këtë herë hapur, në televizor. Shkelja e ligjit prej KQZ-së për përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve në kryeqytetin e Shqipërisë, është parë nga miliona sy. Është denoncuar jo më vetëm nga opozita e vjedhur këtë herë ditën për diell, por edhe nga të gjithë miqtë e partnerët ndërkombëtarë të shqiptarëve. Të cilët, sigurisht me gjuhën e kultivuar të qytetërimit perëndimor, kanë shkruar apo folur më hapur se çdo herë tjetër. Për atë qytetërim dhe për krejt jurisprudencën që mban në ekuilibër shtetin e së drejtës dhe garanton sigurinë juridike në botën e sotme demokratike, cënimi i procesit zgjedhor përmes ndryshimit të rregullave të lojës në fund të lojës është i papranueshëm. E ka shkruar arbitri ndërkombëtar i zgjedhjeve, misioni i ODHIR-it, e kanë thënë në mënyrën e tyre edhe Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara dhe OSBE-ja. Precedenti i famshëm i zgjedhjeve të vitit 2000 në Shtetet e Bashkuara, ku Gjykata Supreme amerikane rrëzoi kërkesën për të kaluar në numërimin me dorë pasi votat qenë numëruar, sipas ligjit zgjedhor të shtetit të Floridas, me një makineri numërimi, përbën një ndër shembujt më kuptimplotë për të interpretuar edhe rastin shumë më flagrant të ndryshimit të rregullave që ka imponuar në shkelje të ligjit KQZ-ja.
Po a i dinë gjykatësit në fjalë këto të vërteta kaq të thjeshta për profesionin e tyre dhe për çështjen që kanë detyrimin kushtetues, ligjor e moral të gjykojnë me drejtësi?
Unë nuk e dyshoj për asnjë çast që i dinë dhe dinë edhe shumë më shumë se kaq. Dinë me siguri jo vetëm çfarë ka bërë KQZ-ja dhe pse e ka bërë, jo vetëm çfarë ka shkruar arbitri ndërkombëtar dhe çfarë kanë thënë miqtë e partnerët e shqetësuar ndërkombëtarë për veprimet e KQZ-së, por edhe çfarë mëson qoftë praktika e derikëtushme shqiptare, e cila të paktën lidhur me elementët e çështjes në fjalë është boll e qartë, qoftë edhe praktika ndërkombëtare, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ashtu si Gjykata Supreme amerikane.
Atëherë çfarë nuk dinë zonjat e zotërinjtë gjykatës që përpara kanibalizmit zgjedhor të KQZ-së dhe qartësisë së rrugës së përcaktuar nga ligji, pavarësisht të gjithë shqetësimeve serioze të bëra publike nga tërë faktorët e lartpërmendur dhe të gjitha mësimeve të thjeshta të eksperiencës shqiptare e botërore, jo vetëm japin një vendim të padrejtë, po pastaj i shmangen edhe detyrimit minimal ligjor për ta arsyetuar atë vendim brenda afatit të kërkuar nga ligji?
Apo mos vallë dinë diçka më shumë, diçka që nuk e dinë qytetarët shqiptarë, as ata të zakonshmit as ekspertët e fushës, nuk e di arbitri ndërkombëtar i zgjedhjeve, nuk e di as Bashkimi Europian, as Shtetet e Bashkuara, as OSBE-ja, nuk e dimë as ne, opozitarët e këtij vendi që për të dytën herë ndeshemi në murin e arsyes së mosarsyes së Kolegjit Zgjedhor?
Çfarë dinë vallë zonjat e zotërinjtë që i`u jep forcën të marrin përsipër të bëjnë një padrejtësi kaq të madhe kur prej tyre kërkohet drejtësi për një çështje aspak të vogël?
Unë nuk e di me siguri përgjigjen e kësaj pyetjeje, sepse kjo është një pyetje për ta. Por në kushtet e krijuara prej tyre kam detyrimin të them publikisht se frika, jo injoranca, mungesa e kurajos intelektuale, jo padituria profesionale, pajtimi me padrejtësinë si një e keqe e pushtetshme, jo mospajtimi me argumentat ligjorë të palës së dëmtuar, kanë diktuar deri këtu shpirtin e mendjen e tyre në gjykimin së prapthi të kësaj çështjeje kaq të qartë.
Megjithatë llogaritë me frikën i kanë bërë gabim. Kanë zgjedhur t`i friken pushtetit, ndërkohë që duhet t`i friken vetëm padrejtësisë. E nëse duke jetuar përditë në batakun e sistemit të drejtësisë shqiptare, kanë parë shumë viktima të padrejtësisë të largohen të shkelur nga sallat e gjyqeve dhe asgjë s`ka ndodhur, kjo kurrsesi s`duhet t`i inkurajojë të bëjnë edhe ata padrejtësinë e radhës me ngushëllimin se tekefundit asgjë s`do ndodhë. Sepse koha shqiptare, sado ngadalë e çalë-çalë, nuk ecën drejt ditës kur ky vend do zhytet e do mbytet i tëri në llumin e padrejtësisë, po drejt ditës kur Shqipëria do të dalë nga ky llum dhe drejtësia do të vendoset si kudo në botën demokratike. Kjo kohë, me siguri, s`është aq e largët sa c`mund të ngjajë kur sheh sot Saliun të bëjë pa shumë gajle sulltanin dhe Ristanin të therë opozitën në tavolinë me hanxharin e sulltanit të tij, madje pa u munduar asfare të fshehë gjurmët e barbarisë. Ato gjurmë janë aty, ulëritëse, jo vetëm në kujtesën e miliona njerëzve që e panë barbarinë në televizor, as thjesht në raporte a deklarata opozitarësh, ekspertësh, arbitrash e partnerësh, por edhe në letrat, procesverbalet, tabelat e rezultateve që prodhoi futja e duarve në proces dhe në kuti të përzgjedhura enkas për të përmbysur në tavolinë fitoren e opozitës në Tiranë.
Mbetet për t`u parë deri në fund çfarë do të bëjnë gjykatësit tani që radha i erdhi ballafaqimit të Kolegjit Zgjedhor drejtpërdrejtë me rezultatin e rremë të prodhuar nga KQZ-ja. E cila për të nxjerrë humbësin fitues, jo vetëm preu fijet e ligjit por humbi edhe fillin e shifrave, të aritmetikës së thjeshtë. Aritmetika vetë thotë hapur përmes tabelave të nxjerra prej rinumërimit të Ristanit se kushtrimi i Saliut, për të “dëgjuar zërin e çdo qytetari” tre ditë pasi qytetarët numëruan çdo votë në televizor, ka nxjerrë një përcudni numrash që djalli vetë nuk i përputh dot më mes numrit të “zërave” të qytetarëve pjesëmarrës në votim dhe numrit të votave të dala tepër. Këto të tepërtat në fakt janë vetëm një zë, zëri i Saliut.
Po në ndërkohë dua të shtoj se nga dhënia ose jo e drejtësisë për këtë çështje varet fati i punëve të Shqipërisë e të shqiptarëve për kohë të tëra në vijim. Nga frika ose kurajoja e gjykatësve, nga pajtimi me të keqen a zgjedhja e duhur profesionale, nga një vendim i padrejtë apo nga një vendimmarrje e drejtë për këtë çështje, do të përcaktohet se si do të ndjehet e do jetojë çdo shqiptar paskëtaj, se si do të jetë qeverisja dhe opozita e vendit, se si do të funksionojë parlamenti e drejtësia në këtë vend, se si do të sillet ky shtet me qytetarët dhe se si komuniteti ndërkombëtar do ta shohë e trajtojë shtetin shqiptar.
S`ka dyshim se një tjetër vulë e gabuar e Kolegjit Zgjedhor, do ta fuste Shqipërinë në një rreth kritik dhe integrimin e saj europian nën një pikëpyetje shumë të madhe. Shqipëria do të humbiste padyshim trenin e radhës për statusin e vendit kandidat për Bashkimin Europian. Rreptësia e komunitetit ndërkombëtar ndaj nxënësit përsëri mbetës në klasë në provimin kryesor të demokracisë funksionale, do të krijonte pasoja shumë të papëlqyeshme për këtë vend që është edhe i anëtarëve të Kolegjit. Ndërkohë që, nga ana tjetër, jeta shqiptare do të bëhej më e vështirë, në të gjitha aspektet. Politika s`do të mund të dilte nga konfliktualiteti dramatik i dy viteve të fundit, përkundrazi. Drejtësia do të humbiste në sytë e njerëzve edhe fytyrën bashkë me besimin e humbur prej kohësh dhe do të mbetej thjesht një degë e shtrembër e pemës së kalbur të pushtetit” -shkruhet ne leter.
Vetë ekonomia shqiptare, e cila si çdo ekonomi në botën e lirë s’mund të mos ngrihet veçse mbi besimin tek institucionet dhe siguria e marrëdhënieve juridike mes individit e shtetit, do të zhytej edhe më thellë në krizën e saj shpërthyese. Liritë e të drejtat e njerëzve të zakonshëm do të ktheheshin haptazi në mundësi që i krijon apo zhbën pushteti për interesat e tekat e tij. Ndërsa zgjedhjet e standardeve ndërkombëtare në Shqipëri do të treteshin nga horizonti i shoqërisë sonë akoma më larg se c’ishin para 8 majit.
Sigurisht që krejt e kundërta e të gjitha këtyre mund të ishte e vërtetë nëse Kolegji Zgjedhor do të bëjë drejtësi dhe kjo nuk më duket se do koment. Në këtë udhëkryq mes drejtësisë e padrejtësisë, zonjat e zotërinjtë e Kolegjit Zgjedhor duhet ta kuptojnë mirë se përmes këtij procesi të zgjatur po vendosin jo thjesht se cili do të jetë paskëtaj kryetari i Bashkisë së Tiranës, por se në cilën prej dy rrugëve që përshkrova do të hyjë vetë Shqipëria dhe thjesht fare në çfarë Shqipërie do të jetojnë shqiptarët qysh të nesërmen e vendimit tuaj.
Këtu mbaron edhe kjo letër për publikun që lindi prej numrit të jashtëzakonshëm të kontakteve e mesazhe të shkëmbyera me qytetarë anembanë vendit e jashtë tij. Të gjithë shprehin mosbesim të madh tek Kolegji Zgjedhor, shumë ndër ta madje më kanë kërkuar të tërhiqemi nga rruga e kërkimit të drejtësisë në dyert e kolegjit. Të gjithëve u kam thënë dhe u them se e drejta që kemi me vete na detyron të trokasim në ato dyer, deri në fund të rrugës së hapur prej ligjit, sepse edhe kështu kontribuojmë për drejtësinë e për shpëtimin e demokracisë.”

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi