Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zbardhet vendimi i Kolegjit Zgjedhor

Shko poshtë

Zbardhet vendimi i Kolegjit Zgjedhor Empty Zbardhet vendimi i Kolegjit Zgjedhor

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jun 08, 2011 10:53 pm


Zbardhet vendimi i Kolegjit Zgjedhor

Kolegji Zgjedhor i Apelit la në fuqi vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili shpall Lulzim Bashën fitues të garës elektorale për Tiranën me 81 vota diferencë
Zbardhet vendimi i Kolegjit Zgjedhor Q9Tom-Ndreca


Zbardhet vendimi i Kolegjit Zgjedhor për rezultatin për Tiranën, i shprehur në datën 3 qershor, lidhur me ankimimin e Partisë Socialiste (PS) për shqyrtimin nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), për fletët e hedhura në kutitë e gabuara.

Ndërkaq, tashmë Kolegji ia ka përcjellë sekretarisë vendimin për t`iu dorëzuar më tej palëve të interesuara për të, ku shprehet për rrëzimin e kërkesës së socialistëve. Nga ana tjetër, ndërsa ky vendim u është dhënë përfaqësuesve të partive politike, ende nuk është zbardhur për mediet argumentimi që ka përdorur Kolegji për rrëzimin e ankimimeve të PS-së për rezultatin e Tiranës. Kolegji ka në fuqi vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ku sipas tij, kandidati i djathtë Lulzim Basha ka dalë fitues me 81 vota më shumë.



Që prej rrëzimit të ankimimit të PS-së për kryeqytetin të premten e shkuar të datës 3 qershor, Partia Socialiste ka kërkuar zbardhjen dhe argumentimin e këtij vendimi nga ana e Kolegjit Zgjedhor. Sipas PS-së, vendimi nuk ka qenë transparentë dhe i argumentuar.

>> Vendimi i Kolegjit Zgjedhor
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi