Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adem Zaplluzha:AROMA E PLAGËVE TË ATDHEUT

Shko poshtë

Adem Zaplluzha:AROMA E PLAGËVE TË ATDHEUT Empty Adem Zaplluzha:AROMA E PLAGËVE TË ATDHEUT

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jun 08, 2011 11:12 pm

Adem Zaplluzha:AROMA E PLAGËVE TË ATDHEUT Fotojaeademzaplluzha
Adem Zaplluzha:AROMA E PLAGËVE TË ATDHEUT
Nëse nuk di të ecësh
Kur të lodh jeta
Ti mate kohën me peshojë
Në syrin e peshkut të artë
Fle mallkimi i detit

Mos pi ujë miku im
Prej etjes së ditës
Se në fund të udhës
Të zë belaja e pikëllimit

Kur më pyetën për formën
E grimcave të pluhurit
Nuk kisha përgjigje
Në arsyen e qeshjes
E gjeta gjerdanin e humbur

Erdhën atë çast
Skeletet e fantazmave
Pranë gurit të zi
Shtrydhën ditën

Kurrë nuk u besova fjalëve
Që flenë në lymërishte
Lulet ishin rritur
Nëpër disa vazo
Të sjella enkas për mua
Me një grusht dhe
Tok me aromën
E plagëve të atdheut

Adem Zaplluzha
Nga libri Tejdukshmëria e shiut
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi