Kristaq Shabani:NJE RAST INTERESANT NE “PRURJET E REJA” TE LETËRSISE MODERNE SHQIPTARE
Faqja 1 e 1
Kristaq Shabani:NJE RAST INTERESANT NE “PRURJET E REJA” TE LETËRSISE MODERNE SHQIPTARE
Një kumt konciz për lirikën nga Poetja, studiuesja , romancierja YLLKA FILIPI,
i cili do te botohet ne “PEGASIADA”2 qe po pergatitet per botim
Kristaq Shabani:NJE RAST INTERESANT NE “PRURJET E REJA” TE LETËRSISE MODERNE SHQIPTARE
SIMPOZIUMI I KATERT NDERKOMBETAR”MUZA POETIKE PGASI 2011 ME OBJEKT “LIRIZI NE LETERSI DHE RRUGETIM POFIL PEGASI INTERNACIONAL” EVIDENTON TALENTEN PREMTUSE NE DISA GJINI... E SHQUAR NE METODEN KRAHASIMTARE TE MENDIMIT , STUDIMIT KRITIK, NE LEVRIMN E ROMANIT POSTMDERN DHE NE GJETJET REJA NE FUSHEN POETIKE..
POETJA DHE STUDIUESJA YLLKA FILIPI U ZGJODH ZEV/KRYETARE E DEGËS
SË LNPSHA “PEGASI” PËR TIRANËN SI DHE NË KATEDRËN E STUDIMEVE, HULUMTIMEVE TË MENDIMIT KRITIK MODERN TË PRESIDENCËS SË LNPSHA “PEGASI’ ALBANIA SI DHE ANËTARE E PRESIDENCËS NGA KONFERENCA E JASHTEZAKONSHME E 18 PRILLIT E LNPHSHA “PEGAS” ALBANIA
KUMTI I MBAJTUR NE SIMPOZIUMIN DERKOMBETAR
Safo - Poetesha e lirizmit gjithkohor. E para grua…
Ishte e para gruaja…., nuk ishte e para fjala!
Msc. Yllka FILIPI
Misteri i komunikimit nëpërmjet gjuhës së shpirtit-poezisë, vjen si jehonë antike që nga lashtësia deri në kohërat moderne duke kumtuar idenë e pakontestueshme sipas të cilës që zanafillën e tij njerëzimi ka ditur të deshifrojë drithërimat shpirtërore të ndjenjave nëpërmjet konotimeve të fjalës. Subjektivizmi poetik i shoqëruar shpesh edhe me harmonizime melodike muzikore nxiti shpërthime të jashtëzakonshme lirike në këngët kushtuar dashurisë, jetës, misterit të vdekjes, ikjes së kohës pakthim, natyrës, Perëndive, etj duke hedhur shkëndija drite drejt qasjeve antike.
Lirika, si harmonizim melodik solemn i botës së brendshme njerëzore, nëpërmjet forcës së fjalës arriti të deshifrojë turbullimet shpirtërore të individit duke shpalosur universin e ndjenjave të mallit, dhimbjes, brengës dhe lotëve, jo për të treguar se njeriu nuk është i fuqishëm përballë mistikës së destinit ekzistencial, por për të shprehur magjinë e tyre me anë të forcës së jashtëzakonshme të poezisë.
Që në Greqinë e lashtë spikat dëshira e komunikimit të universit të trazuar të ndjenjave me forcën dhe sharmin e fjalës së zgjedhur. Jehonat antike sjellin mite ende të gjalla të cilat i thurën himne botës së pasur shpirtërore të njeriut në universalizmin e ndjenjave të tij duke u bërë kështu burim frymëzimi edhe për poetët modernë të kohërave tona. Poetesha Safo nga Mitilena/Lesbos (shek.VII-VI para K.; në vitet 630 para e.s-), si asnjë femër tjetër që në zanafillat poetike të njërëzimit, u kthye në mit duke hedhur bazat e lirikës në kontinentin Europian dhe më gjerë. Është autorja e nëntë librave me poezi lirike dhe një libri me epitalame ose këngë dasme. I ka kënduar dashurisë si askush përpara saj, me një pasion rrënqethës duke u pagëzuar që në gjallje “poetesha e dashurisë”
“Muza e dhjetë” e quajtur nga Platoni është vendosur përkrah nëntë Muzave antike duke u çmuar jo vetëm nga nga bashkëkohësit e saj, por nga një armatë e tërë brezash deri në ditët e sotme. Pavarësisht se zotërojmë vetëm disa copëza krijimtarie prej saj, ato dëshmojnë talentin e madh, forcën e ngrohtësinë e fjalës së zgjedhur, eleganncën, humanizmin dhe mbi të gjitha trazimet shpirtërore në hove katarsike gjithkohore. Regëtimat shpirtërore brenda qënies humane janë substancë e shtresëzuar në shqetësimet universale të individit duke thyer kufijtë kohorë. Ngrirjet sintagmatike, mbeten dëshmi e gjallë sipas të cilës lënda antike zotëron artin magjik të mos-zhbërjes, pasi vjen e purifikuar dhe erozionet apo stuhitë letrare të të gjithë epokave përfshi këtu edhe lirikën moderne e postmoderne, nuk e zhbëjnë dot. Shpesh edhe brezat e pas mw shumw se dymijwvjeçarwve shërojnë plagët e shpirtit me Ujët e Bekuar të vargjeve safike.. Poezia e saj është një ngrehë e ndërtuar nëpërmjet eliksirëve figurativë me kuptime të rrokshme dhe imagjinatë të shfrenuar. Ka në të melankoli, mall, e brengë ndoshta edhe pikëllim, pasi të gjtha këto ndjenja ngërthehen së bashku duke qarkuar shpirtin njerëzor në përgjithësi e atë femëror në veçanti.
Të lutem Zonjë m’i largo hidhërimet, kllapitë/ Në gji të trishtimit, mos më ler, mos më hidh…
(Të lutem Zonjë mi’i largo hidhërimet, kllapitë)
Jo vetëm talenti poetik, por edhe kultura e gjithanshme (kur tiranët përmbysën aristikracinë, ajo u detyrua të emigrojë në Sicili, për t’u rikthyer më vonë në ishullin e vendlindjes). e bëjnë vargun meditativ të lirikës filozofike të Safos të pakrahasueshëm me asnjë tjetër. Delikatesa femërore ndjehet mes leksemave-kyç: Të lutem Zonjë… mos më ler… mos më hidh…Kjo lutje vjen sa e gjallë, aq edhe tragjike deri në bashkëkohorësi. A ka qënie njerëzore, në ndonjë qoshk të botës mbarë që të mos kenë në çastet e tyre vetmitare dëshirën për një forcë magjike e cila do të mundë t’ia shërojë plagët e shpirtit?
….Krahëplasur mjelmat, vinin rreth dheut të errët, të zi ... (Të lutem Zonjë mi’i largo hidhërimet, kllapitë)
Përplasje të forta imazhesh, kontrast i thellë; Bardhësia e mjelmave dhe sfondi i dheut i errët, i zi… Kompozita krahëplasur, konoton pamundësinë e fluturimit drejt qiejve dhe ndëshkimin për t’u sjellë rrotull tokës së mbytyr në pikëllim. Epitetet metaforike i errët dhe i zi shenjojnë në konfigurimet reale dramat e jetës njerëzore, si pjesë e pandashme e saj.
Vargu safik thyen epokat, sjell modele të gjalla të estetikës, mistiken e bën transparente, ngre sisteme komunikative të fuqishme. Dekodifikimi i leksemave është i njëjtë me dekodifikim e shumëllojshmërisë së ndjenjave që gjallojnë qënien.
Un-i poetik, finesa e ndjenjws intime, fokusohen jo vetëm rreth boshteve erotike: psh poezia me tre vargje: Mbrëmjes:
O mbrëmje gjithçka merr agimi i ndritshëm/ ti prapë e kthen…
ose poezia: Kroi, ku kulti i natyrës gërshetohet me trazimet shpirtërore lirike:
Rrotull një ujë krejt akull/ seç murmurit së larti/ … nga shushuritja e fletëve rrjedh një t’pwrgjumur i ëmbël
Shpalosen kwshtu harmonizime tingullore me imazhe filozofike, detaje e jehona universale rreth të cilave vërtitet bota e trazuar njerëzore deri në bashkëkohorësi, mes harmonisë apo jehonave tw meditimit lirik.
Kjo duket në organizimin strukturor të vargjeve, dhe sidomos në thellësinë konotative të verbit poetik antik, si për të treguar se krijesa humane është po ajo; e destinuar të vwrtitet në rrethin vicioz magjik të dashurisë për të cilën këndoi me aq pasion Safo. E para grua që guxoi të lartësojë dhe himnizojë ndjenjën në të bukur nëpër boshtin e së cilës dridhen shekujt dhe njërëzimi, dashurinë, parë në prizmin individual jo si Eros, por si Zot.
Organizimi fonetik dhe estetik i tekstit, liria e shprehjes, aliteracionet, metaforat rrënqethëse dhe shpesh rrafshet simbolikë, organizimet e brendshme sintaksore, sidomos në përdorimin e inversioneve, e bëjnë mendimin poetik të zgjojë përfytyrime kozmike. Ndjehesh si në Olimp mes të Hyjshmëve.
Besohet që dashuria është rezultat i një cilësie misterioze me të cilën dy njerëz twrheqin njëri-tjetrin, ngjarje që ndodh pa ndonjë orvajtje. Përnjëmend, vetmia e njeriut dhe dëshirat e tij seksuale e bëjnë të lehtë rënien në dashuri dhe këtu nuk ka asgjë misterioze,(…) vetë fuqia e njeriut për të dashuruar prodhon dashurinë.1 - shprehet Erich Fromm.
Heroi i dashuruar safik, është në të tjera hapësira, tashmë jo tokësore dhe gjithçka rreth e rrotull hyjnizohet: buzëqeshja e ëmbël, artikulimet magjike të fjalëve, zemra që çohet peshë, mekja e zërit, humbja e fjalëve, gjuha që të pritet, zjarri që të gjarpëron në deje, verbimi i shikimit, shurdhërima e zërave përqark, rrënqethja e shtatit dhe më pas ideja se je në një tjetër jetë, aty ku vdes realja dhe fillon imagjinata, një vdekje-jetë që të ngjall, të bën të prekësh parajsën dhe të magjeps duke të bërë të ndjehesh Njeri.
Peshë ma çon zemrën buzëqeshja jote/… mua asnjë fije zëri s’më vjen te buza;/ gjuha më pritet dhe n’ato çaste/ se ç’m’gjapron një zjarr i hollë ndër deje/…sytë nuk më shohin…/m’rrënqethet shtati edhe vij e bëhem/ si fije bari dhe për pak më duket se m’mori mortja… (Pasion dashurie)
Çasti i lindjes së dashurisë është dhënë me detaje fine dhe nota të holla lirike të cilat në drithërimën shpirtërore që përcjellin tek receptuesi modern i bëjnë vargjet e Safos gjthkohore. Ato kapërcejnë shekujt dhe trondisin botën. Gjejnw strehw tw sigurt vetwm tek hyjnia e pwrjetshme e dashurisw, perwndesha Afwrditw*:
Ti Hyjni e përjetshme, ti fronpurpurt Afërditë/ Ti bija rrjetgrackë e Perëndisë, më çliro, më zgjidh…
(Të lutem Zonjë m’i largo hidhërimet, kllapitë)
Shpesh, qasja në vargun de-enigmw të Safos, krijon atmosferën e një kozmosi iluzor, gati-gati të ëndërrt, si nga një tjetër botë, më e bukur dhe magjepsëse. Vihet re parapëlqimi i kompozitave fronpurpurt dhe rrjetgrackë që konotojnë leksemat joshje dhe kurth. Stili i ngjeshur poetik arkitekturon jo vetëm filozofinë e përjetësisë së dashurisë, e cila është e aftë të ndryshojë e metamorfozojë qenien, por edhe kuptimin ekzistencial jetësor duke e mbushur botën me ngjyra dhe dritë hyjnore. Një shprehje e vjetër latine thotë: Non dubĭto, ouin me ames, amavěris, amatūrus sis. (Nuk dyshoj që ti më do, më deshe, do të më duash.) Ka një jehonë përjetësie këtu, ashtu sikundër Safo e quan: Hyjni e përjetshme.
Përftesat stilistikore të vargjeve safike janë kthyer në klishe Pasion dashurie, diçka e ngjashme me zjarrin, apo me apokalipset biblike të cilat nuk shkretojnë universin, por shkrijnë dy qenie në një të vetme, në përjetësi. Shpirti i trazuar poetik kwrkon shpwtim vetwm tek dashuria, e kjo faktohet me pwrdorimin e metaforave foljore: mw çliro, mw zgjidh.
_______________________________________________________________________________________________________
1 Erich Fromm, NJERIU PËR VETE, Gjurmim në psikologjinë e etikës, Phoenix, Tiranë, 2003, fq.101
* Sipas mitologjisë Afërdita ishte hyjneshë e dashurisë, e pllenimit dhe e bukurisë. Sipas Homerit ishte e bija e Zeusit dhe e Dionës. Sipas njw legjende tw përhapur, që e gjejmë te Hesiodi, ajo doli nga shkuma e detit, ndaj mban edhe epitetin Afërdita anadiomena,(e dalë nga deti).Te grekët ajo u bë hyjneshë qiellore e dashurisë
Vagëllimet shpirtërore konturojnë vargje të thjeshta në dukje, por shpesh të ngarkuara me ngjyrimet artistike që denotojnë hapur një mikrobotë (vetëm dy qënie: Ai dhe Ajo) të cilët
ndjehen makro-Hyjni (Zot-a),të dashuruar që nuk i tremben vdekjes: Kur poetja thotë pak më lart: ”m’duket se m’mori mortja”, këtë gjë e bën pa shenja frike ose tmerri, ajo nuk është e e trembur, por e lumtur nga ngazëllimi shpirtëror që ndien së brendshmi. Thjesht konstaton që, lumturia e shpirtit është njëlloj vdekjeje, nga ato të tjetërllojshmet: “vdekje nga dashuria”.
.
Bibliografi:
BARTES, ROLAND, Elements of Semiology, London, 1967
ELLMANN, MARY, Thinking About Women, New York,1968
ISER, WOLFGANG, The act of reading, London, 1978
KOFMAN, SARAH, l’Enigme de la femme: la femme dans les texts de Freud, Paris, 1980
KRISTEVA, JULIA,”Womens Time” signs 7:1, 13-35
LEVIS, S, R., 1977. Linguistic Structures in poetry. The Hague, 1977
LUKACS, GEORG, Soul and form, London ,1974
MORRIS, C.W., 1938. Foundations of the theory of Signs, Chicago, 1938; “Esthetics and the theory of sign”, 1939
RICHARDS, I.A, Science and Poetry, London, 1926
SHOUALTER, ELAINE, Towards a feminist poetics’ in Jacobus, Mary (ed.) ,Women Writing and Writing About Women, London , 1979
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Kristaq Shabani:NE KUADRIN E SIMPOZIUMIT NDERKOMBETAR"LIRIZMI NE LETERSI"-BOTIME TE REJA
» Kristaq Shabani:IDE TE REJA NE JETEN HISTORIKO -LETRARE E KULTURORE
» Kristaq Shabani:INTERVISTË NR. 3 E PRESIDENTIT TË LIDHJES NDËRKOMBËTARE TË POETËVE, SHKRIMTARËVE DHE ARTSITËVE “PEGASI” ALBANIA POETIT , SHKRIMTARIT KRISTAQ F. SHABANI I.W.A, W.PS
» Kristaq Shabani:NE KUADRIN E SIMPOZIUMIT NDERKOMBETAR BOTIME TE REJA-ALBINA IDRIZI
» Kristaq Shabani:NE KUADRIN E SIMPOZIUMIT NDERKOMBETAR BOTIME TE REJA-Qerim Raqi
» Kristaq Shabani:IDE TE REJA NE JETEN HISTORIKO -LETRARE E KULTURORE
» Kristaq Shabani:INTERVISTË NR. 3 E PRESIDENTIT TË LIDHJES NDËRKOMBËTARE TË POETËVE, SHKRIMTARËVE DHE ARTSITËVE “PEGASI” ALBANIA POETIT , SHKRIMTARIT KRISTAQ F. SHABANI I.W.A, W.PS
» Kristaq Shabani:NE KUADRIN E SIMPOZIUMIT NDERKOMBETAR BOTIME TE REJA-ALBINA IDRIZI
» Kristaq Shabani:NE KUADRIN E SIMPOZIUMIT NDERKOMBETAR BOTIME TE REJA-Qerim Raqi
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi